Prostata është pjesë e organeve seksuale mashkullore. Ajo është një gjëndër me madhësinë e arrës dhe rrethon gypin e quajtur uretra, dhe është e vendosur menjëherë nën fshikën e urinës. Uretra bën dy punë: Ajo përcjell urinën nga fshikëza kur ju urinoni dhe ajo përcjell farën gjatë zbrazjes seksuale ose ejakulimit. Fara është kombinim i spermës dhe një lëngu të cilin e lëshon prostata. Cilat janë problemet e prostatës? Për meshkujt nën moshën 50 vjeçe, problemi më i shpeshtë i prostatës është prostatiti. Për meshkujt mbi moshën 50 vjeçare, problemi më i madh i prostatës është zmadhimi i prostatës. Kjo sëmundje po ashtu quhet hiperplazia beninje e prostatës. Meshkujt e moshuar janë në rrezik më të madh për t’u prekur edhe nga kanceri i prostatës, por kjo sëmundje është më pak e shpeshtë se hiperplazia beninje e prostatës. Për më shumë informata rreth kancerit të prostatës, gjeni në rubrikën e kancerit. Çfarë paraqet prostatiti? Prostatit do të thotë se postata është e inflamuar ose e irrituar. Nëse ju keni prostatit, ju mund të keni ndjenjë djeg...
Lexo më shumëDështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës tuaj nuk pompon aq gjak sa organizmi juaj ka nevojë. Kjo nuk do të thotë se zemra juaj ka ndaluar, por se zemra juaj nuk punon aq sa duhet. Për shkak se zemra nuk pompon mirë, trupi juaj përpiqet ta rikuperojë këtë. Ai e bën këtë gjë në këtë mënyrë: Trupi juaj e mban në organizëm kripën dhe ujin. Kjo shton sasinë e gjakut në qarkullimin tuaj. Zemra juaj rreh më shpejt Zemra juaj bëhet më e madhe Trupi juaj ka një aftësi të mahnitshme për ta rikuperuar dështimin e zemrës. Ai mund të bëjë një punë aq të mirë sa ju të mos e dini se e keni sëmundjen. Por kur të arrijë një shkallë më të rëndë, zemra dhe organizmi juaj nuk do të jenë në gjendje më të vazhdojnë. Atëherë lëngjet do të fillojnë të mblidhen në organizmin tuaj, dhe ju do të keni shenja si ndjenjë pafuqie dhe nxënie të frymëmarrjes. Kjo mbledhje e lëngjeve quhet kongjestion. Kjo është arsyeja se pse mjekët e quajnë këtë sëmundje pamjaftueshmëria KONGJESTIVE e zemrës. Pamjaftueshmëria e zemrës zak...
Lexo më shumëNiveli i ulët i hormonit tiroid ndikon në të gjithë organizmin. Ju bën të ndjeheni të lodhur dhe të dobët. Nëse hipotiroidizmi nuk trajtohet, mund të rriten nivelet e kolesterolit duke rrezikuar që pacienti të pësojë sulm në zemër ose goditje në tru. Gjatë shtatzënisë, hipotiroidizmi i patrajtuar mund t’i bëjë dëm foshnjës së palindur. Fatmirësisht, hipotiroidizmi trajtohet me lehtësi. Njerëzit nga të gjitha moshat mund të kenë hipotiroidizëm, por të moshuarit janë më të prirë. Femrat mbi 60 vjeçe kanë rrezikun më të madh. Po ashtu, jeni më të prirë që ta fitoni sëmundjen, në rast se e ka dikush në familjen tuaj. Shkaktarët Mungesa e jodit është njëri nga shkaktarët më të shpeshtë të hipotiroidizmit anembanë botës. Në SHBA, shkaktari më i shpeshtë është tiroiditi i Hashimotos, i cili bën që sistemi imun të sulmojë indin tiroid. Si rezultat, gjëndra nuk mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormonit tiroid. Shkaktarët tjerë që mund të çojnë deri te niveli i ulët i hormonit tiroid janë edhe ndërhyrja kirurgjike për largimin e gjëndrë...
Lexo më shumëNëse qelizat e trurit vdesin ose dëmtohen nga goditja në tru, simptomat shfaqen në pjesët e trupit të cilat i kontrollojnë këto qeliza. Shembuj të simptomave të pikës në tru përfshijnë molisje; paralizë ose mpirje të fytyrës, krahëve ose këmbëve (paraliza nënkupton paaftësi për të lëvizur); probleme në të folur; dhe probleme me shikim. Goditja në tru është një gjendje serioze mjekësore, e cila kërkon kujdes emergjent. Mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të trurit, paaftësi afatgjate, por edhe vdekje. Nëse mendoni se ju ose dikush tjetër përjeton goditje në tru, atëherë thirreni menjëherë ndihmën e shpejtë, në mënyrë që stafi mjekësor të fillojë trajtimin për shpëtimin e jetës! Gjatë pikës në tru, secila minutë ka rëndësi. Dy format kryesore të goditjes në tru janë: iskemike dhe hemorragjike. Forma më e shpeshtë është ajo iskemike. Goditja iskemike në tru ndodh atëherë kur bllokohet arteria e cila sjell gjak të pasur me oksigjen në tru. Trombët e gjakut më së shpeshti i shkaktojnë bllokadat, të cilat çojnë deri te goditja iskemike në tr...
Lexo më shumëSëmundjet e mishit të dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë. Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin. Në rastet më të rënda ju mund të humbi dhëmbin. Se a ndalon, ngadalësohet ose përkeqësohet sëmundja juaj e mishit të dhëmbit, kjo varet shumë nga ajo se sa mirë ju kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve çdo ditë. Çfarë e shkakton problemin me mishin e dhëmbëve? Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në dhëmbët tuaj. Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti m...
Lexo më shumë