Broshura Regjistrohu/Kyçu
Pozita: Shitës 195 vende
Menaxher 4 vende
 

Me qëllim të plasimit të platformës - Sistemit Informativ të Shëndetësisë TolloMed publikon konkurs për:

  • 76 shitësa dhe 1 menaxher të shitjes në Kosovë
  • 78 shitësa dhe 1 menaxher të shitjes në Shqipëri
  • 33 shitësa dhe 1 menaxher të shitjes në Maqedoni, dhe
  • 13 shitësa dhe 1 menaxher të shitjes në Mal të Zi
Përshkrimi

TolloMed është platformë softuerike me funksione të Sistemit Informativ të Shëndetësisë, e shtrirë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Për konsumin e saj TolloMed është duke kërkuar të angazhoj personel të shkathët, përgatitur profesionalisht, me përvojë pune, me entuziazëm dhe etikë të lartë.


Kualifikimet
I/E edukuar në shkencat mjekësore. Të diplomuarit kanë përparësi, ose
I/E edukuar në shkencat kompjuterike (inxhinieri softuerike). Të diplomuarit kanë përparësi,
Përvojë pune në shitje ose menaxhim të shitjes,
Aftësi të shkelqyera komunikimi dhe prezantimi,
Aftësi të shkelqyera për elaborim të benefiteve të konsumatorit,
Kapacitete të mjaftueshme për të konkluduar shitjen.

Detyrat dhe përgjegjësitë
Identifikimin e konsumatorëve potencial,
Caktimin dhe realizimin e suksesshëm të prezantimeve,
Realizimin e targeteve mujore,
Krijimin e llogarive në platformë,
Mbajtjen e trajnimeve për përdorues të platformës,
Mirëmbajtjen dhe avancimin e relacioneve me konsumatorë,
Të tjera që janë të nevojshme për realizimin e misionit të TolloMed.

Kompenzimi
Pagë mujore deri në 1,600 EUR, varësisht prej realizimit të planit.

Aplikimi dhe Afati
Aplikimi mund të bëhet prej datës 31.12.2014 deri më 10 Janar 2015 në ora 16:00, duke shkarkuar aplikacionin, plotësoni dhe ta dërgoni në info@tollomed.com apo përmes regjistrimit në këtë link.

Shënim:   Aplikantët duhet të posedojnë PC portabël, aparat celular dhe SIM kartelë. Shpenzimet e udhëtimit urban dhe komunikimit mbulohen nga TolloMed.