Regjistrohu/Kyçu

Gingiviti

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë. Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin. Në rastet më të rënda ju mund të humbi dhëmbin.

Se a ndalon, ngadalësohet ose përkeqësohet sëmundja juaj e mishit të dhëmbit, kjo varet shumë nga ajo se sa mirë ju kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve çdo ditë.

Çfarë e shkakton problemin me mishin e dhëmbëve?

Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në dhëmbët tuaj. Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti mund ta largojë këtë shtresë të fortë.

Sa më gjatë që pllakëza dhe shtresa e fortë qëndrojnë në dhëmbin tuaj, aq më të dëmshme bëhen ato. Bakteret shkaktojnë inflamacion të mishit të dhëmbëve të quajtur “gingivitis”. Te gingivitis mishi i dhëmbëve bëhet i kuq, i ënjtur dhe mund të nxjerrë gjak me lehtësi. Gingivitisi është një sëmundje e lehtë e mishit të dhëmbëve që zakonisht mund të largohet përmes pastrimit ditor me brushë dhe penj, dhe pastrimit të rregullt nga dentisti. Kjo formë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve nuk shkakton humbje të mishit ose indit që mban dhëmbin në vend të vet – rrjedhimisht nuk çon as në humbje tëdhëmbit.

Kur gingivitisi nuk mjekohet, ai mund të çojë deri te një formë më e avancuar e sëmundjes së mishit të dhëmbit që quhet periodontitis (që do të thotë “inflamacion rreth dhëmbit”). Te periodontitis, mishi i dhëmbëve largohet nga dhëmbi dhe krijon hapësira (të quajtura gropëza) të cilat bëhen të infektuara. Sistemi imun i organizmit i lufton bakteret, derisa pllakëza e butë shpërndahet dhe zhvillohet nën kufirin e mishit të dhëmbit. Por lëndët helmuese që lëshojnë bakteret dhe përgjigja natyra e organizmit ndaj infeksionit fillojnë ta zbërthejnë ashtin dhe indin lidhor që mban dhëmbin të shtrënguar në vend (nofull). Nëse nuk mjekohet, ashti, mishi i dhëmbëve dhe indi mbajtës përreth dhëmbit shkatërrohen. Dhëmbi mund të lëvizë, të prishet dhe duhet të largohet.

Duhani – Keni nevojë edhe për një arsye për të lënë duhanin? Pirja e duhanit është një prej faktorëve më të dukshëm të lidhur me paraqitjen e sëmundjes së rishittë dhëmbëve. Për më tepër, pirja e duhanit mund të ulë shanset për mjekim të suksesshëm.

Ndryshimet hormonale te femrat – Këto ndryshime të hormoneve të cilat ndodhin te femrat mund t’i bëjnë mishrat e dhëmbëve më të ndjeshëm dhe më të lehtë për t’u zhvilluar gingivitisi.

Diabeti – Njerëzit të cilët janë të prekur nga diabeti kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga infeksionet, përfshirë edhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

Sëmundjet tjera – Sëmundjet si kanceri ose AIDS-i dhe trajtimet për këto sëmundje mpo ashut mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e mishit të dhëmbëve.

Barnat – Ka me qindra barna të përshkruara dhe barna që merren pa përshkrim të mjekut të cilat ulin sasinë e pështymës që tajon organizmi, e cila ka efekt mbrojtës në gojë. Pa pështymë të mjaftueshme goja është më e ekspozuar ndaj infeksioneve si ato të mishit të dhëmbëve. Dhe disa medikamente mund të shkaktojnë rritje anormale të indit të mishit të dhëmbëve; kjo mund ta bëjë të vështirë që mishi i dhëmbëve të mbahet i pastër.

Ndjeshmëria gjenetike – Edhe gjenet luajnë rol në paraqitjen e sëmundjeve të mëdhave. Disa njerëz janë më të prirë ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve se sa të tjerët.

Kush preket nga sëmundja e mishit të dhëmbëve?

Njerëzit zakonisht nuk tregojnë shenja të sëmundjes së mishit të dhëmbëve deri në mes të viteve të 30-ta apo 40-ta. Meshkujt janë më të prirë të preken nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve se sa femrat. Edhe pse tinejxherët rrallë preken nga periodontitisi, ata mund të zhvillojnë gingivitis – një formë më të lehtë së sëmundjes së mishit të dhëmbëve. Më së shpeshti sëmundja e mishit të dhëmbëve zhvillohet kur pllakëzat lejohen të ndërtohen rreth dhe nën kufirin (buzën) e mishit të dhëmbëve).

Si mund ta dini se keni sëmundje të mishit të dhëmbëve?

Simptomat e mishit të dhëmbëve janë të ndryshme dhe përfshijnë:

  • Erë e keqe të gojës e cila nuk largohet
  • Mish të dhëmbëve të skuqur ose ënjtur
  • Mish të dhëmbëve të ndjeshëm dhe që gjakos
  • Dhimbje gjatë përtypjes
  • Dhëmb i çliruar (që lëviz)
  • Dhëmbë të ndjeshëm
  • Mish i tërhequr i dhëmbëve ose dhëmbë më të zhveshur se zakonisht.

Cilido prej këtyre simptomave mund të jetë shenjë e ndonjë problemi të madh, që duhet të kontrollohet nga një dentist.

Gjatë vizitës tuaj dentale, dentisti duhet:

  • T’ju pyesë për historinë mjekësore ose të identifikojë sëmundjet që keni ose faktorët tjerë të rrezikut (si duhani) të cilët mund të ndikojnë në sëmundjen e mishit të dhëmbëve.
  • Kontrollojë mishin tuaj të dhëmbit dhe të vërejë ndonjë shenjë të inflamimit
  • Të përdorë një matës të vogël që quajtur “sondë” për të kontrolluar dhe matur gropëzat. Te goja e shëndetshme, thellësia e këtyre gropëzave zakonisht është nga 1 deri në 3 milimetër. Ky test për thellësinë e gropëzave zakonisht nuk shkakton dhimbje

Dentisti po ashtu mund t’ju udhëzojë:

  • Të bëni një skenim me rreze X për të parë nëse ka humbje të ashtit
  • T’ju referojë te ndonjë specialist, si periodontisti. Periodontisti është ekspert në diagnostikimin dh mjekimin e sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe mund t’ju ofrojë opsione trajtimi të cilat nuk ua ofroni dentisti.

Si mjekohet sëmundja e mishit të dhëmbëve?

Qëllimi kryesor i mjekimit është të ktonrollohet infeksioni. Numri dhe llojet e trajtimit do të ndryshojë, në varësi të shkallës së sëmundjes së mishit të dhëmbëve. Secili lloj trajtimi kërkon që pacienti të vazhdojë të kujdeset mirë për higjienën e gojës. Mjeku po ashtu mudn t’ju këshillojë t’i ndryshoni disa shprehi, si të hiqni dorë nga pirja e duhanit, si një mënyrë për të përmirësuar rezultatin e trajtimit.

Pastrimi i thellë

Dentisti ose specialisti tjetër i gojës mund t’i largojë pllakëzat përmes një metode të pastrimit të thellë që quhet shkallëzim si dhe përmes rrafshimit të rrënjëve. Shkallëzimi do të thotë copëtimi i gurësve nga sipër dhe poshtë buzës së mishit të dhëmbit. Rrafshimi i rrënjëve pastron njollat në rrënjë të dhëmbëve ku mblidhen mbeturinat si dhe ndihmon largimin e baktereve që ndihmojnë sëmundjen. Në disa raste mund të përdoret edhe laseri për të larguar pllakëzat dhe gurësit. Kjo procedurë mund të rezultojë me më pak gjakderdhje, ënjtje dhe mundim krahasuar me metodën tradicionale të pastrimit të thellë.

Trajtimi kirurgjik

Operacione të mbylljes. Operacioni mund të jetë i patjetërsueshëm nëse inflamacioni dhe xhepat e thellë mbeten aty pas trajtimit me pastrim të thellë dhe me barna. Dentisti ose periodontisti mund të bëjë operacionin e mbylljes për të larguar mbledhjet e gurëve në xhepat e thellë ose për të reduktuar xhepat periodontal dhe për ta bërë më të lehtë për pacientin, dentistin dhe higjenistin ta mbajë zonën të pastër. Ky operacion i shpeshtë përfshin tërheqjen e mishit të dhëmbit dhe largimin e gurëve. Mishi i dhëmbëve pastaj ngjitet prapë në vend, ashtu që indi të mund të kapet mirë rreth dhëmbit sërish. Pas operacionit mishi i dhëmbëve shërohet dhe kapet më fuqishëm rreth dhëmbit. Kjo ndonjëherë rezulton me dhëmbë që mund të duken më të gjatë.

Transplantimi i indit dhe kocës. Si shtesë e operacionit të mbylljes periodontisti ose dentisti mund të këshillojnë procedura të cilat ndihmojnë regjenerimin e ndonjë indi kockor ose mishit të humbur si pasojë e periodontozës. Një nga teknikat e cila mund të përdoret me transplantim të kockës quhet regjenerimi i komanduar i dhëmbit. Në këtë procedurë, një pjesë e vogël e materialit në formë sythi ngjitet në mes të indit kockor dhe mishit. Kjo e mban mishin të mos dalë në zonat ku duhet të jetë kocka e dhëmbit, duke i lejuar indit kockor dhe lidhur të rizhvillohet. Faktorët e rritjes – proteinat të cilat mund të ndihmojnë trupin tuaj të zhvillohet në mënyrë natyrale, po ashtu mund të përdoren. Në rastet ku indi i mishit të dhëmbëve është shkatërruar, dentisti ose periodontisti mund të këshillojë transplantimin e indit të butë, në të cilin një material sintetik ose i marrë nga ndonjë pjesë tjetër e gojës, përdoret për të mbuluar rrënjët e ekspozuara të dhëmbëve.

“Marrë nga Mjeku”


Komentoni