Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës tuaj nuk pompon aq gjak sa organizmi juaj ka nevojë. Kjo nuk do të thotë se zemra juaj ka ndaluar, por se zemra juaj nuk punon aq sa duhet. Për shkak se zemra nuk pompon mirë, trupi juaj përpiqet ta rikuperojë këtë. Ai e bën këtë gjë në këtë mënyrë: Trupi juaj e mban në organizëm kripën dhe ujin. Kjo shton sasinë e gjakut në qarkullimin tuaj. Zemra juaj rreh më shpejt Zemra juaj bëhet më e madhe Trupi juaj ka një aftësi të mahnitshme për ta rikuperuar dështimin e zemrës. Ai mund të bëjë një punë aq të mirë sa ju të mos e dini se e keni sëmundjen. Por kur të arrijë një shkallë më të rëndë, zemra dhe organizmi juaj nuk do të jenë në gjendje më të vazhdojnë. Atëherë lëngjet do të fillojnë të mblidhen në organizmin tuaj, dhe ju do të keni shenja si ndjenjë pafuqie dhe nxënie të frymëmarrjes. Kjo mbledhje e lëngjeve quhet kongjestion. Kjo është arsyeja se pse mjekët e quajnë këtë sëmundje pamjaftueshmëria KONGJESTIVE e zemrës. Pamjaftueshmëria e zemrës zakonisht pë...
Lexo më shumëÇfarë është kanceri i eshtrave? Kanceri i eshtrave është një tumor malinj (kanceroz) i cili shkatërron indin normal të eshtrave. Jo të gjitha tumoret e eshtrave janë malinje. Në të vërtetë, tumoret beninje (jokanceroze) të eshtrave janë më të shpeshta se ato malinje. Edhe tumoret malinje edhe ato beninje mund të rriten dhe të shtypin indin e shëndetshëm të eshtrave, por tumoret beninje nuk shpërndahen, nuk e shkatërrojnë indin kockor dhe rrallë janë kërcënuese për jetën. Tumoret malinje, të cilat fillojnë në indin ashtëror quhen kancere primare. Kanceri që metastazon (shpërndahet) nga eshtrat në pjesët tjera të trupit, si në gji, mushkëri ose në prostatë, quhet kancer metastatik dhe emërohet në bazë të organit ku ka filluar. Kanceri primar i eshtrave është më i rrallë krahasuar me kanceret të cilat fillojnë në organet tjera dhe më pas shpërndahen në eshtra. Llojet e kancerit të eshtrave Ka disa lloje të kancerit primar të eshtrave. Kanceri mund të fillojë në cilindo lloj të indit ashtëror. Eshtrat ndërtohet nga indi kockor (osteoid, pjesa e fortë ose e dendur), indi kërcor (kartilag, pjesa rezistente ose fleksible e ashti...
Lexo më shumëVeshi është i përbërë nga disa pjesë: veshi i jashtëm, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm. Veshi ijashtëm përfshin llapën dhe gropën e veshit deri në timpan. Veshi i mesëm përmban timpanin dhe zgavrën e tij, ndërsa veshi i brendshëm përmban zgavrën e timpanit që është vendosur pas tij dhe që përfshin afërsinë me kockën temporale. Ai na lejon perceptimin e tingujve. Veshi i mesëm komunikon me nazo-farinksin (pjesën e prapme të gojës dhe të hundës) në sajë të një kanali që quhet “tubi i Eustakit”. Ky kanal është edhe arsyeja se pse otiti shfaqet shpesh pas ndonjë infeksioni te rinofarinksit, si rezultat i përhapjes së mikrobeve. Dallojmë dy lloj otitesh: të jashtëm dhe të brendshëm. Otiti i jashtëm shprehet përmes një dhimbje të fortë në nivelin e veshit të jashtëm, i cili zakonisht është i skuqur dhe dhimbja ndihet në kanalin e dëgjimit. Personi ka një ndjesi djegëse dhe dhimbja është e vazhdueshme. Otitet e jashtme ndihmohen nga përdorimi i krueseve të përbashkëta të veshit ose nga pishinat. Trajtimi mjekësor qëndron në përdorimin e anti-inflamatorëve, antibiotikëve, pra në for...
Lexo më shumëDendësia minerale e eshtrave është një matje e nivelit të mineraleve në eshtra, që tregon se sa të dendura dhe të fuqishme ato janë. Nëse ju keni DME të ulët krahasuar me vlerat normale, ju keni osteopeni. Nëse keni osteopeni ju keni rrezik të shtuar që me kalimin e kohës dendësia minerale e eshtrave të dobësohet nën nivelet e lejuara dhe sëmundja të kalojë në një stad më serioz që quhet osteoporozë. Çfarë e shkakton osteopeninë? Dobësimi i eshtrave është një proces normal i plakjes pasi, duke filluar nga mosha e mesme, qelizat ekzistuese të eshtrave riabsorbohen nga organizmi më shpejt se sa krijohen të rejat. Kur kjo ndodh, eshtrat humbi mineralet, masën dhe strukturën duke u bërë më të dobëta dhe duke shtuar rrezikun për thyerje. Të gjithë njerëzit fillojnë ta humbin masën e eshtrave pasi kjo arrin kulmin e dendësisë në moshën 30-vjeçare. Sa më të trashë janë eshtrat në moshën 30-vjeçare, aq më vështirë ju do të prekeni nga osteopenia ose osteoporoza. Disa njerëz të cilët kanë osteopeni mund të mos e humbin masën e eshtrave. Ato mund në mënyrë natyrale të kenë një dend&e...
Lexo më shumëEdhe pse është shumë e shpeshtë, tromboza e thellë venoze nganjëherë mund të jetë shumë e rrezikshme. Trombi mund ta bllokojë qarkullimin e gjakut në një ene në mushkëri, tru, zemër ose në ndonjë organ tjetër, duke shkaktuar dëmtim të rëndë të organit ose vdekje. TTHV mund ta ndërpresë pjesërisht ose plotësisht qarkullimin e gjakut duke shkaktuar dhimbje kronike dhe ënjtje. Mund t’i dëmtojë valvulet në enët e gjakut duke e bërë të vështirë lëvizjen. Trombi i gjakut, po ashtu, mund të shkëputet dhe të lëvizë në drejtim të organeve vitale. Atje mund të shkaktojë dëm më të madh, ndërsa mund ta shkaktojë vdekjen vetëm brenda disa orësh. Shkaktari kryesor i trombozës së thellë venoze është qarkullimi i dobët i gjakut. Kur qarkullimi ngadalësohet, në gjak mund të formohen trombë dhe kështu shtohet rreziku për TTHV. Ndërhyrjet e ndryshme kirurgjike mund ta shtojnë rrezikun për TTHV. Po ashtu, gjendjet e caktuara shëndetësore ose trajtimet mjekësore rrisin prirjen për ta zhvilluar trombozën e thellë venoze. Secila gjendje që kërkon pushim në krevat për më shumë se tri dit...
Lexo më shumë