Çfarë është kanceri i eshtrave?
Kanceri i eshtrave është një tumor malinj (kanceroz) i cili shkatërron indin normal të eshtrave. Jo të gjitha tumoret e eshtrave janë malinje. Në të vërtetë, tumoret beninje (jokanceroze) të eshtrave janë më të shpeshta se ato malinje. Edhe tumoret malinje edhe ato beninje mund të rriten dhe të shtypin indin e shëndetshëm të eshtrave, por tumoret beninje nuk shpërndahen, nuk e shkatërrojnë indin kockor dhe rrallë janë kërcënuese për jetën.
Tumoret malinje, të cilat fillojnë në indin ashtëror quhen kancere primare. Kanceri që metastazon (shpërndahet) nga eshtrat në pjesët tjera të trupit, si në gji, mushkëri ose në prostatë, quhet kancer metastatik dhe emërohet në bazë të organit ku ka filluar. Kanceri primar i eshtrave është më i rrallë krahasuar me kanceret të cilat fillojnë në organet tjera dhe më pas shpërndahen në eshtra.
Llojet e kancerit të eshtrave
Ka disa lloje të kancerit primar të eshtrave. Kanceri mund të fillojë në cilindo lloj të indit ashtëror. Eshtrat ndërtohet nga indi kockor (osteoid, pjesa e fortë ose e dendur), indi kërcor (kartilag, pjesa rezistente ose fleksible e ashtit) dhe indi fibroz (fijezor), si edhe elementet tjera e palcës kockore (pjesa e butë, sfungjerore në mes të kockave).
Llojet më të shpeshta të kancerit të eshtrave përfshijnë:
Osteosarkoma: që fillon në indin kockor (osteoid) të eshtrave. Ky tumor më së shumti prej gjunjët dhe pjesën e sipërme të krahut.
Kondrosarcoma: që fillon në indin kërcor. Kërci (kartilagu) vesh mbaresat kockore dhe mbështjell nyjat. Kondrosarkoma ndodh më së shumti në pelvik (në mes të eshtrave të ijëve), në pjesën e sipërme të këmbëve dhe në shpatulla. Ndonjëherë kondrosarkoma përmban qeliza kanceroze kockore (të indit osteoid kërcor), pasi ka arritur aty nga indi korcor. Në këto raste, mjekët e klasifikojnë tumorin si osteosarkoma.
Familja e tumoreve Ewing Sarcoma, një grup që zakonisht zhvillohen në eshtra por po ashtu mund të rriten edhe në ide të tjera të buta (muskuj, dhjam, indin fijezor, enët e gjakut dhe të tjera inde lidhore).
Llojet tjera të kancerit të cilat zhvillohen në indet e buta, quhen sarkoma të indeve të buta. Ato nuk janë kancer i eshtrave dhe nuk përshkruhen në këtë artikull.
Edhe pse kanceri i eshtrave nuk ka ndonjë shkaktar të caktuar, studiuesit kanë gjetur disa faktorë të cilët shtojnë gjasat për zhvillimin e këtyre llojeve të tumoreve. Osteosarcoma paraqitet më së shpeshti te njerëzit të cilët kanë pasur doza të larta të terapisë të jashtme rrezatuese ose trajtim me barna të caktuara anti-kanceroze; fëmijët duket se janë më së shumti të prekshëm. Një numër i vogël i kacereve të eshtrave kanë lidhje gjenetike. Po ashtu, njerëzit të cilët kanë defekte të trashëguara në eshtra dhe njerëzit me impiante metalike, të cilat mjekët ndonjëherë i përdorin për të riparuar frakturat (thyerjet), janë më me gjasa të zhvillojnë osteosarkomë. Sarkoma Ewing nuk është shumë e lidhur me aspektin gjenetik, çrregullimet kongjenitale të fëmijërisë ose me ekspozimin e shtuar ndaj rrezatimit.
Shpeshtësia e paraqitjes së sëmundjes
Kanceri primar i eshtrave është i rrallë. Ai llogaritet se përbën më pak se 1 për qind e të gjithë kacereve. Vetëm në SHBA rreth 2.300 raste të reja të kacereve të eshtrave diagnostikohen çdo vit. Llojet e ndryshme të kancerit të eshtrave janë më të prirë të prekin populacione të caktuara:
Dhimbja është simptoma më e shpeshtë e kancerit të eshtrave, por jo të gjitha kanceret e eshtrave shkaktojnë dhimbje. Dhimbja e vazhdueshme ose e pazakonshme ose ënjtja brenda ose në afërsi të një ashti mund të shkaktohet nga kanceri ose nga sëmundje të tjera. Është e rëndësishme të vizitoni mjekun për të përcaktuar shkaktarin e këtyre ndryshimeve.
Për të diagnostikuar kancerin e eshtrave, mjeku do t’i kërkojë pacientit historinë mjekësore personale dhe familjare. Mjeku po ashtu kryen ekzaminime fizike dhe mund të këshillojë edhe teste laboratorike dhe të tjera diagnostike. Këto teste mund të jenë:
Rrezatimi X – që mund të tregojë lokacionin, madhësinë dhe formën e tumorit të ashtit. Nëse rrezatimi X tregon se ajo zonë jonormale mund të jetë kancer, mjeku do të këshillojë analiza të veçanta fotografuese. Edhe nëse rrezatimi X tregon se ajo zonë jonormale është beninje, mjeku mund të kërkojë teste të mëtejme, veçanërisht nëse pacienti përjeton dhimbje të pazakonshme ose të vazhdueshme.
Skanimi i eshtrave - që është një test në të cilin doza të vogla të materialeve radioaktive injektohet në enët e gjakut dhe udhëtojnë me qarkullimin e gjakut; pastaj ato ngjiten për zonën tumorale të eshtrave dhe më pas detektohet nga skaneri.
Tomografia kompjuterike (CT) – është një varg i detajizuar i fotografive në zona të caktuara brenda trupit, i marrë nga kënde të ndryshme, të cilat krijohen nga një kompjuter i lidhur me një makinë me rreze X.
Fotografimi me rezonancë magnetike – kjo metodë përdor një fushë të fuqishme magnetike të lidhur me një kompjuter për ët krijuar fotografi të detajizuara të zonave brenda trupit pa përdorë rrezatimin X.
Tomografia pozitron-emetuese – gjatë kësaj metode në vena injektohet një sasi e vogël e sheqerit radioaktiv dhe skaneri përdoret për të bërë fotografi të detajizuara të zonave brenda trupit, ku glukoza përdoret. Pasi qelizat kanceroze shpesh përdorin më shumë glukozë se qelizat normale, fotografitë mund të përdoren për të gjetur qelizat kanceroze në trup.
Angiogrami – është një rrezatim X në enët e gjakut.
Biopsia – është marrja e një pjese të indit nga tumori i eshtrave për të përcaktuar nëse kanceri është i pranishëm. Kirurgu mund ta aplikojë biopsi me gjilpërë ose me prerje. Gjatë biopsisë me gjilpërë, kirurgu krijon një vrimë të vogël në asht dhe largon një pjesë të indit nga tumori me një instrument në formë gjilpëre. Te biopsia me prerje, kirurgu bën prerje të tumorit dhe e largon një pjesë të indit.
Biopsia më së miri bëhet nga onkologu ortopedik (një mjek me përvojë në trajtimin e kancerit të eshtrave). Patologu (mjeku i cili identifikon sëmundjen duke studiuar qelizat dhe indet nën mikroskop) ekzaminon indin për të përcaktuar nëse tumori është kanceroz.
Analizat e gjakut mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar nivelet e një enzime të quajtur fosfataza alkaline. Një sasi e madhe e kësaj enzime është e pranishme në gjak kur qelizat të cilat formojnë indin kockor janë shumë aktive – për shembull kur fëmijët rriten, kur riparohet ndonjë kockë e thyer, kur ka ndonjë sëmundje ose tumor që shkakton prodhim anormal të indit kockor. Pasi nivelet e larta të fosfatazës alkaline janë normale te fëmijët në rritje dhe te të rriturit, ky test nuk është një indikator krejtësisht i besueshëm i kancerit të eshtrave.
Opsionet e trajtimit varen nga lloji, madhësia, lokacioni dhe shkalla e kancerit, si edhe nga mosha e personit dhe shëndeti i përgjithshëm. Opsionet e trajtimit të kancerit të eshtrave përfshijnë ndërhyrjen kirurgjike, kimioterapinë, terapinë rrezatuese dhe kriokirurgjinë.
Operacioni kirurgjik është trajtimi më i zakonshëm për kancerin e eshtrave. Operacioni largim të gjithë tumorin me gjithë një pjesë të indit të shëndetshëm që e rrethon (asnjë qelizë kanceroze nuk gjendet në pjesën e jashtme të indit të larguar gjatë ndërhyrjes kirurgjike). Kirurgu mund po ashtu të përdorë teknika të veçantë kirurgjike për të minimizuar sasinë e indit të shëndetshëm të që largohet së bashku me tumorin.
Përmirësimet dramatike në teknikat kirurgjike dhe trajtimet preoperative të tumorit e kanë bërë të mundshme që për shumicën e pacientëve me kancer të eshtrave më krahë ose këmbë të eliminohen procedurat radikale kirurgjike (largimi i të gjithë gjymtyrës). Megjithatë pacientët të cilët u nënshtrohen procedurave kirurgjike për kancer të eshtrave në gjymtyrë, kanë nevojë edhe për operacione të tjera rindërtuese të kockave për të maksimizuar funksionin e gjymtyrëve.
Kimioterapia paraqet përdorimin e barnave antikanceroze për të vrarë qelizat kanceroze. Pacientët të cilët kanë kancer të eshtrave zakonisht pranojnë kombinim të disa barnave antikanceroze. Megjithatë, kimioterapia aktualisht nuk përdoret për të mjekuar kondrosarkomat.
Radioterapia (terapia rrezatuese) – përfshin përdorimin e rrezeve X me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze. Ky trajtim mund të përdoret në kombinim me kirurgjinë. Shpesh përdoret për trajtimin kondrosarkomave, që nuk mund të trajtohen me kimioterapi, si edhe te sarkomat Ewing. Kjo metodë mund të përdoret edhe për pacientët të cilët refuzojnë ndërhyrjen kirurgjike.
Kriokirurgjia është një metodë gjatë të cilët përdoret nitrogjen i lëngshëm për t’i ngrirë dhe vrarë qelizat kanceroze. Kjo teknikë ndonjëherë përdoren në vend të operacionit tradicional kirurgjik për të shkatërruar tumorin.
“Marrë nga Mjeku” |
Nje familiare e immane moshes 47 vjeqare, qe 15 miaj eshte trajtiar ne Sisitn ne Shkup, i ka pasur 3 operime, te gjitja bipsit deri tani lkane qene Beninje, tumore gjinad ne kocka ne afersi te gjurit te Djathet, i eshte perseritu dhe operimi i fundit ka qene me Korrik, tani diagnoza i la mdryshuar me shenderrim me malinje, dhe dyshime ne metastaza, i kemk bere biopsin e mushkerive dhe po e presim rezulatit, a mundeni te Me tregono se ki trajtohet kjo semundje
Komentoni