Edhe pse është shumë e shpeshtë, tromboza e thellë venoze nganjëherë mund të jetë shumë e rrezikshme. Trombi mund ta bllokojë qarkullimin e gjakut në një ene në mushkëri, tru, zemër ose në ndonjë organ tjetër, duke shkaktuar dëmtim të rëndë të organit ose vdekje.
TTHV mund ta ndërpresë pjesërisht ose plotësisht qarkullimin e gjakut duke shkaktuar dhimbje kronike dhe ënjtje. Mund t’i dëmtojë valvulet në enët e gjakut duke e bërë të vështirë lëvizjen.
Trombi i gjakut, po ashtu, mund të shkëputet dhe të lëvizë në drejtim të organeve vitale. Atje mund të shkaktojë dëm më të madh, ndërsa mund ta shkaktojë vdekjen vetëm brenda disa orësh.
Shkaktari kryesor i trombozës së thellë venoze është qarkullimi i dobët i gjakut. Kur qarkullimi ngadalësohet, në gjak mund të formohen trombë dhe kështu shtohet rreziku për TTHV.
Ndërhyrjet e ndryshme kirurgjike mund ta shtojnë rrezikun për TTHV. Po ashtu, gjendjet e caktuara shëndetësore ose trajtimet mjekësore rrisin prirjen për ta zhvilluar trombozën e thellë venoze. Secila gjendje që kërkon pushim në krevat për më shumë se tri ditë, rrit rrezikun për TTHV.
Faktorët tjerë të rrezikut janë:
Gjysma e rasteve me trombozë të thellë venoze nuk shkaktojnë simptoma. Nëse keni ndonjërin nga simptomat e shënuar më poshtë, sidomos nëse shfaqen papritur, atëherë vizitojeni mjekun:
Nëse trombi shkëputet dhe arrin në mushkëri, kjo quhet emboli pulmonare dhe mund të jetë fatale. Embolia pulmonare mund të mos japë simptoma, por nëse papritmas keni kollitje, dhimbje të mprehtë në gjoks, frymëmarrje të shpejtë ose gulçitje gjatë frymëmarrjes, marramendje dhe kokëdhimbje – atëherë thirreni ndihmën e shpejtë ose paraqituni në repartin e emergjencës.
Për ta diagnostikuar trombozën e thellë venoze, mjeku do t’ju pyes rreth shëndetit tuaj, historisë mjekësore dhe simptomave, si edhe do të bëjë ekzaminimin fizik. Megjithatë, duke qenë se simptomat e TTHV i kanë edhe disa sëmundje të tjera, atëherë nevojiten edhe disa teste speciale për ta konfirmuar diagnozën.
Këto teste janë:
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni