Broshura Regjistrohu/Kyçu

Urina, infeksionet e traktit urinar

Infeksionet janë sëmundje të cilat shkaktohen nga mikrobet – organizmat shumë të vegjël të cilat shihen vetëm me mikroskop. Infeksioni i traktit urinar është kur mikroorganizmat shkaktojnë infektim të rrugëve urinare. Bakteret janë shkaktarët më të shpeshtë të infeksionit të traktit urinar. Normalisht, bakteret futen në rrugët urinare dhe shpejt largohen nga organizmi para se ato të shkaktojnë simptoma. Por ndonjëherë bakteret mund t’i tejkalojnë barrierat mbrojtëse natyrore të organizmit dhe të shkaktojnë infeksion. Trakti urinar është sistemi i kullimit të organizmit i cili eliminon mbeturinat dhe ujin e tepërt nga organizmi. Trakti urinar përbëhet prej dy veshkave, dy ureterëve, një fshike të urinës dhe një uretre. Veshkat janë një palë organe në formë të kokrrës së fasules secila me madhësinë e grushtit. Ato janë të vendosura në zonën abdominale nën brinjë, secila në secilën anë, të drejtuara pak mesi i shpinës. Secilën minutë, ato filtrojnë rreth 90 mililitër gjak, dhe prodhojnë prodhojnë urinë duke larguar mbeturinat dhe ujin e tepërt nga qarkullimi i gjakut. Sasia e urinës që ato prodhon ç...

Lexo më shumë      

Unazat e shpinës, Inflamacioni, Spondiliti ankiloz

Spondiliti është një formë e artritit progresiv që shfaqet si pasojë e pezmatimit kronik të kyçeve në shpinë. Emri i saj vjen nga fjala greke “ankulos”, që do të thotë mpiksje e kyçit (nyjës), dhe “spondylo”, që nënkupton unazë. Spondilit do të thotë inflamacion i shpinës në një ose më shumë struktura të afërta të unazave (vertebrave). Spondiliti ankiloz i takon grupit të sëmundjeve të quajtura spondiloartropati seronegative. Seronegative do të thotë se një person ka dalë negativ për një autoantitrup të quajtur faktori reumatoid. Spondiloartropatitë janë familje e sëmundjeve të ngjashme të cilat zakonisht shkaktojnë inflamacion në kyçe dhe shpinë. Sindromat tjera të këtij grupi përfshijnë artritin psoriatik, artritin e sëmundjes inflamatore të zorrëve, artritin kronik reaktiv, dhe artritin idiopatik juvenil të lidhur me entezitin. Edhe pse këto sëmundje kanë ngjashmëri, ato po ashtu kanë tipare që i dallojnë nga të tjerat. Vula apo tipari dallues i spondilitit ankiloz është “sakroilitisi” ose inflamacioni i kyçit sakroiliak, vendit ku shpina bashkohet me pelvikun (legenin). Te disa njerëz, spondiliti...

Lexo më shumë      

Thartira

Me ndihmën e gravitetit, një valvul muskulor i quajtur sfinkteri i poshtëm ezofageal e mban acidin (thartirën) brenda në lukth. Ky sfinkter gjendet në vendin ku ezofagu takohet me lukthin. Normalisht hapet për kalimin e ushqimit në lukth ose për të lejuar gromësimën; pastaj mbyllet përsëri. Por, nëse sfinkteri hapet shumë shpesh ose nuk mbyllet mirë, acidi i lukthit mund të bëjë refluks (të shkojë lartë), ose të depërtojë në ezofag dhe të shkaktojë ndjenjën e djegies. Djegësira e herëpashershme nuk është e rrezikshme, por urthi kronik ose sëmundja e refleksit gastroezofageal nganjëherë mund të çojë deri te probleme tjera serioze. Shkaktari themelor i kthimit të acidit në ezofag është sfinkteri i poshtëm, i cili nuk mbyllet si duhet. Njëherësh janë edhe dy teprime që zakonisht i kontribuojnë këtij problemi: sasia e madhe e ushqimit në lukth (ushqyerja e tepruar) dhe presioni i tepërt në lukth (më së shpeshti nga mbipesha apo shtatzënia). Ushqimet e caktuara e relaksojnë sfinkterin – si domatet, agrumet, hudhra, qepa, çokollata, kafja, alkooli, produktet me kafeinë dhe karamelet mente. Ushqimi i pasur me yndyra dhe vajra shpesh çon te djegësira. Ngjashë...

Lexo më shumë      

Trullosja

Trullosja është një ndjenjë kur ju jeni të ligështuar ose gati t’ju bie të fikët. Edhe pse ju mund të ndjeni marramendje, ju nuk keni ndjenjën se ju ose të tjerët rreth jush lëvizin. Trullosja shpesh largohet ose përmirësohet kur ju shtriheni. Nëse trullosja përkeqësohet, kjo mund të çojë te një ndjenjë të zalisjes ose edhe deri te të fikëti. Ndonjëherë mund të keni nauze (përzierje/ndjenjë vjelljeje) ose të villni kur jeni të trullosur. Vertigo është një ndjenjë se ju ose të tjerët rreth jush lëvizin kur në fakt nuk ka asnjë lëvizje. Ju mund të ndjeheni sikur po rrotulloheni, bini ose lakoheni në një anë. Kur keni vertigo të ashpra, ju mund të keni ndjenjë të fuqishme të mundimit (përzierjes) ose të villni. Ju mund të keni probleme të ecni ose qëndroni dhe ju mund të humbi ekuilibrin dhe të rrëzoheni. Edhe pse marramendja mund të ndodhë te njerëzit në cilëndo moshë, kjo është më e shpeshtë te të rritur më të moshuar. Frika e marramendjes mund të bëjë që të moshuarit të kufizojnë aktivitetet e tyre fizike dhe sociale. Marramendja po ashtu mund të çojë n&eum...

Lexo më shumë      

Tiroidea, Hipertiroidizmi

Çfarë është hipertiroidizmi? Hipertiroidizmi është një gjendje kur gjëndra juaj tiroide prodhon sasi të mëdha të hormonit tiroid. Tiroidja është një gjëndër e vendosur përpara qafës tuaj (shihni foton). Kjo prodhon hormonin tiroid që kontrollon metabolizmin, e që nënkupton shndërrimin e ushqimit në energji. Kjo po ashtu ndikon në zemër, muskuj, eshtra dhe kolesterol. Nëse keni shumë hormon tiroid, kjo mund të bëjë që gjërat në organizmin tuaj të funksionojnë më shpejt. Ju mund të humbi peshë shpejt, të keni rrahje të shpejta të zemrës, të djersiteni shumë, ose të ndjeheni nervoz ose në humor të keq. Ose ju mund të mos keni simptoma aspak. Derisa mjeku bën teste për ndonjë sëmundje tjetër, ai mund të zbulojë se ju keni hipertiroidizmin. Hipertiroizimi mjekohet me lehtësi. Falë trajtimit, ju mund të bëni një jetë të shëndetshme. Pa trajtim, hipertiroidizmi mund të çojë në probleme serioze të zemrës, eshtrave dhe një sëmundje të rëndë të quajtur stuhia tiroide. Çfarë e shkakton hipertiroidizmin? Rastet më të shpeshta të hipertiroidizmit i shkakton sëmundja e Graves-it. T...

Lexo më shumë