Trullosja është një ndjenjë kur ju jeni të ligështuar ose gati t’ju bie të fikët. Edhe pse ju mund të ndjeni marramendje, ju nuk keni ndjenjën se ju ose të tjerët rreth jush lëvizin. Trullosja shpesh largohet ose përmirësohet kur ju shtriheni. Nëse trullosja përkeqësohet, kjo mund të çojë te një ndjenjë të zalisjes ose edhe deri te të fikëti. Ndonjëherë mund të keni nauze (përzierje/ndjenjë vjelljeje) ose të villni kur jeni të trullosur.
Vertigo është një ndjenjë se ju ose të tjerët rreth jush lëvizin kur në fakt nuk ka asnjë lëvizje. Ju mund të ndjeheni sikur po rrotulloheni, bini ose lakoheni në një anë. Kur keni vertigo të ashpra, ju mund të keni ndjenjë të fuqishme të mundimit (përzierjes) ose të villni. Ju mund të keni probleme të ecni ose qëndroni dhe ju mund të humbi ekuilibrin dhe të rrëzoheni.
Edhe pse marramendja mund të ndodhë te njerëzit në cilëndo moshë, kjo është më e shpeshtë te të rritur më të moshuar. Frika e marramendjes mund të bëjë që të moshuarit të kufizojnë aktivitetet e tyre fizike dhe sociale. Marramendja po ashtu mund të çojë në rrëzime dhe lëndime të tjera.
Është e zakonshme të ndjeheni të trullosur kohë pas kohe. Trullosja zakonisht nuk shkaktohet nga ndonjë problem serioz. Kjo shpesh shkaktohet nga rënia momentale e tensionit të gjakut dhe sasisë së gjakut në kokën tuaj, që ndodh kur ju ngriheni shumë shpejt nga qëndrimi ulur ose qëndrimi në një pozicion (hipotensioni ortostatik).
Trullosja ka shumë shkaktarë përfshirë:
Një rast më serioz i trullosjes është gjakderdhja. Shumicën e kohës, vendi i gjakderdhjes dhe nevoja për të kërkuar kujdes mjekësor janë të qarta. Por ndonjëherë gjakderdhja nuk është e dukshme (gjakderdhje e fshehtë). Ju mund të keni sasi të vogla të gjakderdhjes në traktin tuaj digjestiv për ditë ose javë të tëra pa e vërejtur gjakderdhjen. Kur kjo ndodh, trullosja dhe lodhja mund të jenë simptomat e para të dallueshme se ju po humbni gjak. Gjakderdhja e fuqishme menstruale po ashtu mund të shkaktojë këtë lloj të trullosjes.
Një shkaktar i pazakonshëm i trullosjes është aritmia (ritmi jonormal i zemrës), që mund të shkaktojë të fiktë. Të fikëtit e pashpjegueshëm duhet të vlerësohen nga një mjek. Për të kontrolluar shkallën e punës së zemrës tuaj, gjëja e parë që mund të bëni është të matni pulsin.
Shumë barna që përshkruhen me recetë ose që mund të merren pa përshkrim, mund të shkaktojnë turbullirë ose vertigo. Shkalla e turbullirës ose vertigos që substancat shkaktojnë ndryshojnë shumë.
Vertigo paraqitet kur ka ndonjë konflikt në mes të sinjaleve që dërgohen në tru nga sistemi të ndryshme që ruajnë ekuilibrin dhe pozicionin e trupit. Truri juaj përdor hyrjet nga katër sisteme sensore për të ruajtur ekuilibrin dhe orientimin tuaj në rrethinë.
Pamja ju jep juve informata për pozitën dhe lëvizjen tuaj në raport me pjesën tjetër të botës. Kjo është një pjesë e rëndësishme e mekanizmit ekuilibrues dhe shpesh refuzon informatat nga sistemet tjera që ruajnë ekuilibrin.
Nervat sensore në gjunjët tuaj i lejojnë trurit tuaj të mbajë në kontroll pozitën e këmbëve, krahëve, dhe trungut. Trupi juaj më pas është i aftë në mënyrë automatike të bëjë ndryshime të vogla në qëndrim të cilat ju ndihmojnë juve ta ruani ekuilibrin. Ndjenja e presionit në lëkurë ju jep juve informata për pozitën e trupit dhe lëvizjen në raport me gravitetin.
Një pjesë e hapësirës së veshit të brendshëm, e quajtur labirint, që përfshin kanale gjysmë-harkore, përmban qeliza të specializuara të cilat detektojnë lëvizjet dhe ndryshimet në pozicion. Lëndimet ose sëmundjet e veshit të brendshëm bëjnë që ai të dërgojë sinjale të gabuara në tru duke dhënë sinjale se mekanizmat e ekuilibrit në veshin e brendshëm (në labirint) detektojnë lëvizje. Nëse këto sinjale të gabuara përplasen me sinjale nga qendrat tjera të ekuilibrit dhe pozicionimit në trup, mund të paraqitet vertigo.
Shkaktarët më të shpeshtë të vertigos janë:
Shkaktarë më të rrallë janë:
Nëse vertigo paraqitet papritmas duke shkaktuar humbje të funksioneve, është e nevojshme një vëmendje e menjëhershme mjekësore. Vertigo e cila shoqërohet me humbje të funksionit në një zonë të trupit, do të thotë probleme në tru, si pika në tru ose sulmi ishemik i rastit.
Alkooli dhe shumë barna të përshkruar dhe jo të përshkruara mund të shkaktojnë trullosje ose vertigo. Këto probleme zhvillohen nga:
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni