Sëmundja pulmonare kronike obstruktive (COPD) është një gjendje afatgjatë (kronike), që obstrukton (bllokon) rrugët e frymëmarrjes. Shpesh termi COPD përdoret për të përshkruar bronkitin kronik dhe emfizemë-n, dy sëmundje progresive të mushkërive që mund të ndodhin më vete apo së bashku. Forma më e zakonshme e COPD-së është kombinim i dy gjendjeve. COPD shkakton rritjen e veshtirësisë së frymëmarrjes e cila sjellë problem në aktivitetet ditore të jetesës dhe në humbjen graduale të kualitetit të jetës. Bronkiti kronik është një inflamacion kronik i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri. Ai është përcaktuar si një kollë produktive që ndodh mbi një bazë ditore të jetesës dhe në humbjen graduale të kualitetit të jetës. Bronkiti rezulton nga prodhimi i tepërt nga mukus-it në mushkëri, i cili prodhohet për të mbajtur të lagësht bronket. Kjo shkakton kollitjen dhe ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes duke e bërë më të veshtirë për ajrin rrjedhjen lirisht. Si rezultat shkaktohet vështirësia në frymëmarrje. Shumë njerëz përjetojnë bronkitin akut (afatshkurtër) në nj...
Lexo më shumëEmfizema është një gjendje kronike ( e vazhdueshme) në të cilen muret e alveolë-s në mushkëri dëmtohen gradualisht dëmtohen duke rezultuar në shkatërrimin e pathyeshëm të indeve të mushkërive. Alveolitet janë qeskat e ajrit në fund të degëve të vogla të rrugëve të frymëmarrjes së mushkërive. Gjatë marrjes frymë ajri thithet poshtë, nëpërmjet degëve të vogla të rrugëve të frymëmarrjes (bronkit dhe bronkiolit), duke arritur alveoli-in ku oksigjeni transferohet në gjak dhe dioksidi i karbonit largohet nga gjaku. Në emfizemë muret e alvelitit dëmtohen. Me përparimin e dëmtimeve të alvelitit mushkëritë bëhen më pak elastike dhe më pak të afta për të transferuar oksigjenin në gjak. Kjo rezulton në përjtimin e veshtirësive në frymëmarrje, sidomos në tendosje, por njëkohësisht edhe në sëmundje të rënda gjatë pushimit. Enfizema dhe bronkit kronik, veçanarisht nëse këto dy gjendje ndodhin së bashku, shkaktojnë pengim afatgjatë të rrugëve të frymëmarrjes, të quajtur sëmundje pulmonar-e obstructive kronike. (COPD) Enfizema nuk ndodhë menjeherë, por në mënyrë graduale, z...
Lexo më shumëTermi neurozë përfshinë një larmi çrregullimesh shumë të zakonshme të shendetit mendor. Neuroza në të vertët është një diagnozë e prapambetur që nuk përdoret më në mjekësi. Çrregullimet që dikur klasifikoheshin si një neurozë , tani kategorizohen më me saktësi si çrregullime neuortike. Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë çrregullimin e stresit pas traumave, çrregullimet somatike, ankthi, fobia, paniku, çrregullimi i shkëputjes, çrregullimi obsesiv detyrues dhe çrregullimi i përshtatjes. Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë një larmi të gjërë simptomash ose manifestimesh emocionale fizike. Ankthi dhe frika janë simptoma të zakonshme për shumë çrregullime që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike. Personat me çrregullime që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike nuk kanë iluzione apo halucinacione që janë simptoma të çrregullimeve psikotike. Megjithatë çrregullimet që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike mund të ndikojnë negativisht aftësinë e një përsoni të funksionoj m...
Lexo më shumëADHD – Mungesa e vëmendjes, problemet me hiperaktivitetin dhe impulsivitetin Fëmijet me ADHD mund të kenë probleme me mungesen e vëmendjes, si dhe probleme me hiperaktivitetin dhe impulsivitetin. Studimet tregojnë se fëmijet pre-natal të ekspozuar në nivele të ulëta merkuri kanë një rrezik me të madh për sjellje që lidhen me ADHD (çrregullime hiperaktiviteti dhe mungesë vëmendje). Nënat me nivel mërkuri 1 mikrogram për gram ose më shumë kanë patur fëmijë me një rrezik 40% më të lartë për të patur sjellje të pavëmendshme dhe një rrezik prej 70% të sjelljeve impulsive dhe hiperaktive sesa nënat me nivel me të ulët merkuri. Megjithatë pasja e më shumë se dy vakteve me peshk në javë është mbrojtëse ndaj ADHD- së tek fëmijet. Ushqimet në peshk si acidet yndyrore omega-3 mund të menjanojnë efektet neuro-toksike të merkurit. Marrë nga www.doktoriim.com...
Lexo më shumëHepatit A (I njohur për më shumë vite si ‘hepatiti infektiv’) është një sëmundje beninje e vetëkufizuar me një periudhë inkubacioni prej 15 deri në 50 ditësh ( mesatarja 28 ditë). Është një sëmundje ‘e vjeter’, e cila ka qenë përshkruar si ikteri ngjitës në lashtësi (një kurë e rekomanduar ishte pirja e urinës së gomarit, sipas Talmudit Babilonik) dhe ishte një problem madhor për ushtrinë gjatë luftes së dytë botërore. HAV-ja nuk shkakton hepatit kronik ose nje gjendje mbartjeje dhe vetëm rrallë shkakton hepatit fulminant. Raste fatale nga HAV-ja ndodhin në një përqindje shumë të ulët, aferissht 0.1% dhe duket se kanë më shumë gjasa të ndodhin kur pacientet kanë sëmundjet parapritëse të mëlqisë nga shkaqe të tjera të tilla si HBV-ja ose toksiciteti nga alkooli. HAV-ja përhapet me anë të gëlltitjes së ujit dhe ushqimeve të infektuara dhe gjendet në feçe për 2 deri në 3 javë përpara dhe 1 javë pas fillimit të ikterit. Parandalimi dhe menaxhimi i hepatitit A përfshinë (1) masa higjenike të përqendruara në largimin e mbetjeve njerëzore dhe në higjenen personale, (2) imunizim pasiv me globul...
Lexo më shumë