Infarkti në zemër më së shpeshti lajmërohet si rezultat i sëmundjes koronare të zemrës, që ndryshe quhet edhe sëmundja e arteries koronare. Sëmundja koronare e zemrës është gjendja në të cilën formohet pllaka brenda arterieve koronare. Këto arterie e furnizojnë zemrën me gjak të pasur me oksigjen. Formimi i pllakave në muret e brendshme të arterieve quhet aterosklerozë. Një pjesë e pllakës mund të ‘pëlcasë’ brenda arteries duke shkaktuar formimin e trombit në sipërfaqen e saj. Nëse trombi bëhet mjaft i madh, ai mund ta bllokojë në një masë të madhe ose tërësisht qarkullimin e gjakut nëpër arterien koronare. Nëse bllokimi nuk trajtohet shpejtë, pjesa e muskulit të zemrës që ushqehet nga arteria përkatëse fillon të vdesë. Një formë më e rrallë e sulmit në zemër është spazma (ngushtimi) e fuqishme e arteries koronare, e cila ndërpret qarkullimin e gjakut nëpër të. Spazma mund të paraqitet në arteriet që nuk janë të prekura nga ateroskleroza. Duhet përmendur që infarkti i zemrës mund të shoqërohet ose mund të shkaktojë probleme tjera shëndetësore, si pamjaftueshmëria e zemr&eum...
Lexo më shumëUlcera peptike është plagë në mbështjellësin e brendshëm të lukthit ose duodenit. Duodeni është pjesa e parë e zorrës së hollë (pjesa e parë pas përfundimit të lukthit). Ulcera peptike në lukth quhet ulcerë gastrike. Nëse ulcera peptike ndodhet në duoden, duhet ulcerë duodenale. Ulcera peptike po ashtu mund të zhvillohet edhe mbi lukthin, në ezofag, kanalin i cili lidh gojën me lukthin. Por shumica e ulcerave peptike zhvillohen në lukth dhe duoden. Shumë njerëz kanë ulcerë peptike. Ju mund të keni edhe ulcerën gastrike edhe atë duodenale në të njëjtën kohë dhe po ashtu mund të keni mëshomë se një ulcerë gjatë jetës. Ulcera peptike mund të mjekohet me sukses. Hapi i parë për ta mjekuar atë është të vizioni mjekun. Çka e shkakton ulcerën peptike? Shumicën e rasteve ulcera peptike shkaktohet nga: Helicobacter pylori (H. pylori), një baktere e cila shkakton infektim të organeve të tretjes Barnat anti-inflamatore josteroidale (BAIJS), si aspirina dhe ibuprufeni. H. pylori është shkaktari më i madh i ulcerës peptike. Mjekët mendojnë se H. Pylori shpërndahet përmes ushqimit dhe ujit të papastër ose përmes kontaktit gojë-më...
Lexo më shumëÇfarë është stenoza spinale? Shtylla kurrizore (në latinisht spina) , një “zinxhir” i përbërë prej 26 kockave në shpinën tuaj, ju lejon juve të qëndroni në këmbë dhe të përkuleni. Shtylla kurrizore po ashtu mbron palcën kurrizore të mos lëndohet. Te njerëzit me stenozë spinale (stenozë e shtyllës kurrizore), shtylla kurrizore është e ngushtuar në një ose më shumë se tre vende: Hapësirën në qendër të shpinës Kanalet ku nervat dalin nga shpina Hapësirën në mes të unazave (eshtrave të shpinës). Ky ngushtim bën presion në palcën kurrizore dhe nervat dhe mund të shkaktojë dhimbje. Kush preket nga stenoza spinale? Stenoza spinale më së shumti paraqitet te meshkujt dhe femrat mbi moshën 50 vjeçare. Njerëzit e rinj të cilët janë lindur me kanal të ngushtuar të shtyllës kurrizore ose të cilët e kanë lënduar këtë pjesë po ashtu mund të preken nga stenoza spinale. Mosha Ndryshimet të cilat ndodhin në shpinë si pasojë e plakjes janë shkaktarët më të shpeshtë të stenozës spinale. Me kalimin e moshës te njerëzit: Indi që mbështjell dhe mban shtyllën ku...
Lexo më shumëÇfarë është sëmundja e Crohn-it? Sëmundja e Crohn-it është një prej dy formave kryesore të sëmundjeve të traktit gastrointestinal, të quajtura sëmundja e zorrëve të inflamuara (SZI). Forma tjetër, e quajtur koliti ulceroz, prek zorrën trashë, që përfshin kolonin dhe rektumin (pjesa fundit e zorrës së trashë, e cila çon në anus). Gjatë sëmundjes së Crohn-it, inflamacioni kronik (që zgjat një kohë të gjatë) mund të shkaktojë paraqitjen e indit të dhëmbëzuar (të luspuar) në mbështjellësin e brendshëm të zorrës. Kur krijohet indi i dhëmbëzuar, rrugët mund të bëhen të ngushta, duke bërë që ushqimi dhe jashtëqitja të lëvizin nëpër traktin gastrointestinal më ngadalë, e që mund të çojë në dhimbje, ngërçe dhe diarre. Kush preket nga sëmundja e Crohn-it? Edhe meshkujt edhe femrat mund të preken nga sëmundja e Crohn-it, dhe kjo mund të përcillet nëpër familje. Njerëzit me sëmundje të Crohn-it mund të kenë dikë të afërt me këtë sëmundje ose me llojin tjetër të SZI. Sëmundja e Crohn-it më së shpeshti fillon nga mosha 13 deri...
Lexo më shumëSpondiliti është një formë e artritit progresiv që shfaqet si pasojë e pezmatimit kronik të kyçeve në shpinë. Emri i saj vjen nga fjala greke “ankulos”, që do të thotë mpiksje e kyçit (nyjës), dhe “spondylo”, që nënkupton unazë. Spondilit do të thotë inflamacion i shpinës në një ose më shumë struktura të afërta të unazave (vertebrave). Spondiliti ankiloz i takon grupit të sëmundjeve të quajtura spondiloartropati seronegative. Seronegative do të thotë se një person ka dalë negativ për një autoantitrup të quajtur faktori reumatoid. Spondiloartropatitë janë familje e sëmundjeve të ngjashme të cilat zakonisht shkaktojnë inflamacion në kyçe dhe shpinë. Sindromat tjera të këtij grupi përfshijnë artritin psoriatik, artritin e sëmundjes inflamatore të zorrëve, artritin kronik reaktiv, dhe artritin idiopatik juvenil të lidhur me entezitin. Edhe pse këto sëmundje kanë ngjashmëri, ato po ashtu kanë tipare që i dallojnë nga të tjerat. Vula apo tipari dallues i spondilitit ankiloz është “sakroilitisi” ose inflamacioni i kyçit sakroiliak, vendit ku shpina bashkohet me pelvikun (legenin). Te disa njerëz, spondiliti...
Lexo më shumë