Artriti është një term i përgjithshëm që nënkupton inflamimin e nyjave. Inflamimi i nyjave karakterizohet nga skuqja, ngrohja, ënjtja dhe dhimbjet në nyja. Artriti reumatoid është një lloj kronik i artritit që zakonisht prek nyjat e të dyja anëve të trupit, si duart, kyçet e duarve ose gjunjët. Kjo simetri ndihmon të dallohet artriti reumatoid nga llojet tjera të artritit. Përveç që prek nyjat, artriti reumatoid mund të prekë më rrallë edhe lëkurën, sytë, mushkëritë, zemrën, gjakun ose nervat. Kush preket nga artriti reumatoid? Artriti reumatoid prek rreth 1 për qind të popullatës amerikane. Derisa kjo është dy deri në tre herë më e shprehur te femrat se te meshkujt, këta të fundit edhe pse më rrallë preken më ashpër nga kjo sëmundje. Kjo zakonisht paraqitet në moshë të mesme, megjithatë edhe fëmijët dhe të moshuarit po ashtu mund të preken nga artriti reumatoid. Si e prek organizimin artriti reumatoid? Kur sistemi jonë imun ndizet, qelizat imune migrojnë nga gjaku në nyja dhe indin rrethues të nyjave, që quhet sinovium. Qelizat imune atje prodhojnë substanca inflamuese. Rritja e numrit të qelizave dhe substancave inflamiese në nyja shkakton irritim, d...
Lexo më shumëKoloni dhe rektumi Koloni dhe rektumi janë pjesë të sistemit tretës. Ata formojnë një kanal të gjatë muskulor të quajtur zorra e trashë. Koloni paraqet 120 deri në 150 centimetrat e para të zorrës së madhe, dhe rektumi paraqet disa centimetrat e fundit të saj. Ushqimi pjesërisht i tretur në zorrën e hollë më pas futet në zorrën e trashë, saktësisht në kolon. Koloni thith ujin dhe lëndët ushqyese nga kjo pjesë e mbetur dhe e shndërron pjesën tjetër të mbeturinë (feces). Kjo mbeturinë kalon nga koloni në rektum dhe pastaj del prej organizmit përmes anusit. Qelizat kanceroze - njohuri bazike Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm. Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre. Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të in...
Lexo më shumëPresioni optimal i gjakut është 120/80. Te njerëzit e shëndoshë, shtypja e ulët e gjakut pa ndonjë simptomë nuk paraqet shqetësim dhe nuk ka nevojë për trajtim. Mirëpo, shtypja e ulët e gjakut mund të jetë shenjë e ndonjë problemi ekzistues, në veçanti te të moshuarit, ku mund të shkaktojë rrjedhje joadekuate të gjakut në zemër, tru dhe në organet tjera vitale Shtypja e ulët kronike pa simptoma thuajse asnjëherë nuk është serioze. Por, problemet e zemrës mund të shfaqen kur shtypja bie përnjëherë dhe truri nuk furnizohet me gjak të mjaftueshëm. Kjo mund të shkaktojë marramendje dhe kokëdhimbje të lehtë. Rënia e befasishme e shtypjes së gjakut mund t’i ndodhë dikujt që çohet nga pozita e ulur në këmbë. Ky lloj hipotensioni njihet si hipotension postural ose hipotension ortostatik. Një lloj tjetër hipotensioni mund të shfaqet te njerëzit që rrinë në këmbë për një kohë të gjatë, ky quhet hipotension i ndërmjetësuar nga sistemi nervor. Shkaktari i shtypjes së ulët të gjakut nuk është gjithmonë i qartë. Mund të jetë i pranishëm gjatë: Shtatzënisë Problemeve hormonale (si ...
Lexo më shumëÇfarë është psoriaza? Psoriaza është një sëmundje afat-gjate (kronike) e lëkurës e cila nxit paraqiten e njollave të trasha të lëkurës me ngjyrë të kuqe, të bardhë ose të argjendtë. Te lëkura normale, qelizat e lëkurës zhvillohen gradualisht dhe ndërrohen mesatarisht çdo katër javë. Qelizat e reja të lëkurës zhvillohen në brendi duke zëvendësuar ato të shtesave të jashtme, të cilat bien. Por te psoriaza, qelizat e reja të lëkurës dalin më shpejt në sipërfaqe të lëkurës, gjë që ndodh brenda disa ditëve, në vend të disa javëve. Ato grumbullohen njëra mbi tjetrën dhe formojnë njolla në formë fashe të quajtura pllakëza. Madhësia e këtyre pllakëzave në lëkurë mund të ndryshojë nga të vogla deri te të mëdha. Këto njolla më së shpeshti paraqiten në gjunjë, bërryla, në lëkurën e kokës, duar, këmbë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Por, këto janë zonat ku ajo më së shumti paraqitet, edhe pse ajo mund të prekë edhe çdo pjesë të trupit. Ky problem i lëkurës më së shpeshti paraqitet te të ...
Lexo më shumëAnemia është një sëmundje e cila shkaktohet kur nuk keni numër të mjaftueshëm të qelizave të kuqe (eritrociteve) në gjak. Kjo shkaktohet edhe kur ju keni numër të mjaftueshëm të qelizave të kuqe, por atyre u mungon hemoglobina, një substancë e cila është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nëpër organe. Ka disa lloje të anemive, dhe secila ka shkaktarin dhe mënyrën e vet të mjekimit. Anemitë mund të jenë të përkohshme ose afatgjata dhe mund të jenë nga të lehta deri të anemi të rënda. Anemia më së shumti shkaktohet për shkak të mungesës së hekurit, i cili është përbërës kyç i hemoglobinës. Kjo është edhe arsyeja se pse anemia trajtohet pikërisht me ilaçe të cilat përmbajnë hekur. Anemia mund të shkaktohet edhe për shkak të humbjes së gjakut, mungesës së acidit folik ose vitaminës B12, sëmundjes me qeliza në formë drapri, dhe një sëmundje gjenetike të quajtur talasemia. Disa forma të anemisë, si për shembull ajo gjatë shtatzënisë, konsiderohen si gjendje normale të organizimit. Megjithatë disa lloje të anemisë mund të shkaktojnë edhe probleme të...
Lexo më shumë