Presioni optimal i gjakut është 120/80. Te njerëzit e shëndoshë, shtypja e ulët e gjakut pa ndonjë simptomë nuk paraqet shqetësim dhe nuk ka nevojë për trajtim. Mirëpo, shtypja e ulët e gjakut mund të jetë shenjë e ndonjë problemi ekzistues, në veçanti te të moshuarit, ku mund të shkaktojë rrjedhje joadekuate të gjakut në zemër, tru dhe në organet tjera vitale
Shtypja e ulët kronike pa simptoma thuajse asnjëherë nuk është serioze. Por, problemet e zemrës mund të shfaqen kur shtypja bie përnjëherë dhe truri nuk furnizohet me gjak të mjaftueshëm. Kjo mund të shkaktojë marramendje dhe kokëdhimbje të lehtë.
Rënia e befasishme e shtypjes së gjakut mund t’i ndodhë dikujt që çohet nga pozita e ulur në këmbë. Ky lloj hipotensioni njihet si hipotension postural ose hipotension ortostatik. Një lloj tjetër hipotensioni mund të shfaqet te njerëzit që rrinë në këmbë për një kohë të gjatë, ky quhet hipotension i ndërmjetësuar nga sistemi nervor.
Shkaktari i shtypjes së ulët të gjakut nuk është gjithmonë i qartë. Mund të jetë i pranishëm gjatë:
Rënia e përnjëhershme e shtypjes së gjakut mund ta rrezikojë jetën. Shkaktarët e këtij lloji të hipotensionit përfshijnë:
Hipotensioni postural, i cili nënkupton rënie të shtypjes së gjakut gjatë ngritjes së përnjëhershme në këmbë, mund të shfaqet te cilido për arsye të ndryshme, si dehidrimi, mungesa e ushqimit ose lodhja e tepërt. Po ashtu, mund të ndikohet nga aspekti gjenetik, mosha, barnat, dieta, faktorët psikologjikë dhe ngacmuesit akutë, si infeksioni dhe alergjia. Hipotensioni postural më së shpeshti paraqitet te njerëzit që përdorin barna për të kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut (hipertensionin). Po ashtu, mund të lidhet me shtatzëninë, afektin emotiv, aterosklerozën dhe çrregullimet në sistemin nervor autonom. Hipotensioni pas ngrënies është një shkaktar i shpeshtë i marramendjes dhe rënieve pas ngrënies. Ndodh, sidomos, pas ushqimit të pasur me karbohidrate.
Një numër i caktuar sëmundjesh mund të shkaktojnë hipotensionin postural:
Vetëm në rast se hipotensioni jep simptoma ose nëse shtypja e gjakut bie përnjëherë, atëherë mund të trajtohet. Trajtimi varet nga simptomat tuaja, sa janë të rënda dhe nga arsyet që shfaqet rënia e shtypjes.
Mjeku mund t’u rekomandojë:
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni