Broshura Regjistrohu/Kyçu

Metastaza

Kanceri metastatik po ashtu ka të njëjtin emër dhe të njëjtin lloj të qelizave kanceroze si kanceri origjinal, ose primar. Për shembull, kanceri i gjirit që shpërndahet në mushkëri dhe që krijon një tumor metastatik, në të vërtetë hasët kancer metastatik i gjirit dhe jo kancer i mushkërisë. Nën mikroskop, qelizat e kancerit metastatik në përgjithësi duken si qelizat e kancerit origjinal. Po ashtu, qelizat e kancerit metastatik dhe qelizat e kancerit origjinal, zakonisht kanë disa përbërje molekulare të përbashkëta, si shfaqje e proteinave të caktuara ose prani e ndryshimeve të caktuar në kromozome. Edhe pse disa lloje të kancerit metastatik mund të shërohen me trajtimet ekzistuese, shumica e tyre nuk mund të shërohen. Megjithatë, ekzistojnë trajtime për të gjithë pacientët me kancer metastatik. Në përgjithësi qëllimi kryesor i këtyre trajtimeve është të kontrollohet rritja e kancerit ose të lehtësohen simptomat e shkaktuara nga ai. Në disa raste, trajtimet e kancerit metastatik mund të ndihmojnë zgjatjen e jetës. Megjithatë, shumica e njerëzve të cilët vdesin nga kanceri, vdesin nga sëmundja metastatike (kanceri shpërndahet nëpër shumë organe t&...

Lexo më shumë      

Konvulzionet

Çfarë është një krizë dhe çfarë është epilepsia? Epilepsia është një sëmundje e shpeshtë e cila prodhon kriza periodike. Krizat janë lëvizje dhe sjellje anormale të cilat vijnë si rezultat i ndonjë shpërthimi të aktivitetit elektrik në tru. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen, ose vetëdijen. Këto kriza zakonisht nuk zgjati shumë, por mund të jenë të frikshme. Lajmi i mirë në këtë fushë është se mjekimi zakonisht është i suksesshëm. Epilepsia në përgjithësi diagnostikohet kur një person ka pasur më shumë se një krizë. Krizat periodike janë një prej simptomave të epilepsisë. Por jo të gjithë njerëzit të cilët kanë kriza vuajnë nga epilepsia.Krizat jo-epipektike(të quajtura pseudo-kriza) nuk janë të shoqëruara nga aktivitetet anormale elektrike në tru dhe mund të shkaktohen nga raste psikologjike ose nga stresi. Këto lloj të krizave mund të mjekohen me intervenime psikiatrike. Krizat e provokuarajanë një grup tjetër i krizave të cilat mund të paraqiten si rezultat i traumave, nivelit të ulët të sheqerit në gjak (h...

Lexo më shumë      

Koma

Kur dikush bie në koma, aktiviteti i trurit të tyre është minimal. Ata janë të gjallë, por nuk mund të lëvizin ose të zgjohen. Potenciali i rikuperimit të tyre varet nga shkaktari i komës. Një person në koma është jo reagues ndaj ambientit, si ndaj zërave ose dhimbjeve. Megjithatë, është e mundshme që ata kanë një nivel të vetëdijes për ambientin e tyre rrethues. Çdo përvojë e komës është unike. Kohë pas kohe, personi në koma mund t’i hapë sytë, të bëjë grimasa ose të nxjerrë zhurmë. Megjithatë, ata mund të mos jenë të vetëdijshëm për këto lëvizje ose të mos kenë kontroll në to. Të jesh në koma do të thotë se personi ka një nivel të ulët të vetëdijes. Niveli i vetëdijes së pacientit varet nga ajo se sa prej trurit të tij është duke funksionuar, dhe kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Për shembull, një person mund të fillojë në një komë shumë të thellë, duke qenë joreagues ndaj dhimbjes, dhe gradualisht mund të rikuperohet në një koma më të lehtë, kur reagon ndaj dhimbjes. Me kalimin e kohës personi mund të vazhdoj&eu...

Lexo më shumë      

Kanceri metastazues

Kanceri metastatik po ashtu ka të njëjtin emër dhe të njëjtin lloj të qelizave kanceroze si kanceri origjinal, ose primar. Për shembull, kanceri i gjirit që shpërndahet në mushkëri dhe që krijon një tumor metastatik, në të vërtetë hasët kancer metastatik i gjirit dhe jo kancer i mushkërisë. Nën mikroskop, qelizat e kancerit metastatik në përgjithësi duken si qelizat e kancerit origjinal. Po ashtu, qelizat e kancerit metastatik dhe qelizat e kancerit origjinal, zakonisht kanë disa përbërje molekulare të përbashkëta, si shfaqje e proteinave të caktuara ose prani e ndryshimeve të caktuar në kromozome. Edhe pse disa lloje të kancerit metastatik mund të shërohen me trajtimet ekzistuese, shumica e tyre nuk mund të shërohen. Megjithatë, ekzistojnë trajtime për të gjithë pacientët me kancer metastatik. Në përgjithësi qëllimi kryesor i këtyre trajtimeve është të kontrollohet rritja e kancerit ose të lehtësohen simptomat e shkaktuara nga ai. Në disa raste, trajtimet e kancerit metastatik mund të ndihmojnë zgjatjen e jetës. Megjithatë, shumica e njerëzve të cilët vdesin nga kanceri, vdesin nga sëmundja metastatike (kanceri shpërndahet nëpër shumë organe t&...

Lexo më shumë      

Kanceri i trurit

Truri është organi më i rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ai kontrollon të pesë ndjenjat, si edhe aftësinë për të folur dhe lëvizur. Ana e djathtë e trurit kontrollon anën e majtë të trupit, dhe ana e majtë e trurit kontrollo të djathtën e trupit. Truri është një ind i butë, sfungjeror. Ai mbrohet nga eshtrat e kafkës dhe tre membrana të holla të quajtura meningjite. Një lëng ujor i quajtur lëngo truroshpinor po ashtu jep një mbrojtje shtesë për trurin duke e bërë atë elastik ndaj tronditjeve. Një rrjet i nervave dërgojnë mesazhe nga trupi në tru dhe anasjelltas. Tre pjesët kryesore të trurit që kontrollojnë aktivitete të ndryshme janë: Truri i madh, ose cerebrumi – Kjo është pjesa më e madhe e trurit. Ajo kontrollon leximin, mendimin, mësimin, të folurit dhe emocionet. Truri i vogël ose cerebellumi – kontrollon ekuilibrin dhe veprimet komplekse, si ecjen. Truri i zgjatur – është një pjesë e cila lidh trurin dhe shtyllën kurrizore. Kjo kontrollon urinë, etjen, frymëmarrjen, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Ka shumë lloje të qelizave në tru. Qelizat e të menduarit, qelizat përgjegjëse për aktivitetin...

Lexo më shumë