Çfarë është një krizë dhe çfarë është epilepsia?
Epilepsia është një sëmundje e shpeshtë e cila prodhon kriza periodike. Krizat janë lëvizje dhe sjellje anormale të cilat vijnë si rezultat i ndonjë shpërthimi të aktivitetit elektrik në tru. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen, ose vetëdijen. Këto kriza zakonisht nuk zgjati shumë, por mund të jenë të frikshme. Lajmi i mirë në këtë fushë është se mjekimi zakonisht është i suksesshëm.
Epilepsia në përgjithësi diagnostikohet kur një person ka pasur më shumë se një krizë. Krizat periodike janë një prej simptomave të epilepsisë. Por jo të gjithë njerëzit të cilët kanë kriza vuajnë nga epilepsia. Krizat jo-epipektike (të quajtura pseudo-kriza) nuk janë të shoqëruara nga aktivitetet anormale elektrike në tru dhe mund të shkaktohen nga raste psikologjike ose nga stresi. Këto lloj të krizave mund të mjekohen me intervenime psikiatrike.
Krizat e provokuara janë një grup tjetër i krizave të cilat mund të paraqiten si rezultat i traumave, nivelit të ulët të sheqerit në gjak (hipoglikemisë), nivelit të ulët të natriumit në gjak, temperaturës së lartë, ose abuzimit me drogë ose alkool. Krizat e lidhura me temperaturën (ose ethet) mund të paraqiten gjatë foshnjërisë dhe fëmijët zakonisht i tejkalojnë ato deri në moshën gjashtëvjeçare. Pasi të bëhet një vlerësim i kujdesshëm për të kuptuar rrezikun e përsëritjeve, pacientët që vuajnë vetëm nga një krizë mund të mos kenë nevojë për mjekim.
Epilepsia nuk është ndonjë lloj i sëmundjes mentale ose ndonjë paaftësi intelektuale. Në përgjithësi kjo nuk ndikon në atë sa ju mendoni ose mësoni. Ju nuk mund ta merrni epilepsinë nga dikush tjetër (si gripin), dhe as të tjerët nuk mund ta marrin atë nga ju.
Çfarë e shkakton epilepsinë?
Epilepsia vjen si rezultat i aktivitetit jonormal elektrik në tru. Qelizat e trurit normalisht komunikojnë duke dërguar sinjale elektrike në mënyrë të organizuar. Por, te epilepsia këto sinjale elektrike bëhen anormale, duke shtuar “stuhinë elektrike” e cila prodhon krizat. Këto stuhi (shpërthime elektrike) mund të ndodhin brenda një zone specifike të trurit ose të jenë të përgjithësuara, në varësi nga lloji i epilepsisë.
Se çfarë e shkakton epilepsinë është vështirë të kuptohet dhe më pak gjysma e njerëzve nuk e dinë shkaktarin e saktë. Në disa raste epilepsia shkaktohet nga lëndime në tru, tumore, infeksione ose sulmi në tru.
Llojet e epilepsisë
Pacientët me epilepsi përjetojnë më shumës e një lloj të krizës. Kjo ndodh sepse krizat janë vetëm simptoma. Prandaj, është esenciale që mjeku juaj neurolog ta diagnostikojë llojin tuaj të epilepsisë, jo vetëm llojin e krizës që ju keni.
Thamë edhe më herët se krizat paraqiten kur shpërthimet e impulseve elektrike në tru tejkalojnë limitet normale. Ato shpërndahen në zona përreth dhe krijojnë një stuhi të pakontrolluar të aktivitetit elektrit. Impulset elektrike mund të transmetohen në muskuj, duke shkaktuar dridhje ose konvulsione.
Epilepsia më së shumti paraqitet te fëmijët, me mbi 30 përqind të pacientëve që i takojnë kësaj grupmosha. Pas tyre, mosha e shtyrë është ajo që më shumti preket.
Shkaktari i saktë i epilepsisë gjendet vetëm te një grup i vogël i rasteve. Zakonisht, shkaktarët e epilesis që dihet janë disa lëndime të trurit. Disa prej shkaktarëve kryesor të epilepsisë janë:
Por në 70 për qind të rasteve të epilepsisë te të rriturit dhe fëmijët, nuk mund të gjendet asnjë shkaktar.
Shkaktarët e krizave
Edhe pse shkaktarët e epilepsisë (si sëmundje) zakonisht nuk njihen, ka disa faktorë të caktuar të cilët i nxisin krizat (simptomën e epilepsisë) te njerëzit me këtë sëmundje. Nëse shmangni këta shkaktarë, ju mund ndihmoni veten për të shmangur krizat ose për të ulur shpeshtësinë e tyre dhe të bëni një jetë më të mirë me epilepsi. Shkaktarët e krizave janë:
Te rreth një nga dy femra me epilepsi, krizat tentojnë të paraqiten më shumë rreth kohës së periudhës menstruale. Ndryshmi ose përdorimi shtesë i barnave të caktuara para periudhave menstruale mund të ndihmojë.
Epilepsia dhe hormonet te femrat
Femrat me epilepsi përballen me raste të ndryshme krahasuar me meshkujt me epilepsi. Te disa femra, mënyra e krizave epileptike ndikohet drejtpërdrejt nga ciklet normale hormonale që ato i përjetojnë gjatë jetës së tyre.
Dy hormonet kryesore seksuale që qarkullojnë nëpër trupin e fermave janë estrogjeni dhe progesteroni. Shumicën e kohës, trupi i femrës ka afërsisht të njëjtën sasi nga secila.
Ju mund të pyesni, çfarë ka të bëjë kjo me epilepsinë? Mjekët kanë kuptuar se të dyja këto hormone ndërhyjnë në qelizat e trurit. Estrogjeni është një hormon “ngacmues”, që do të thotë se bën që qelizat nervore të kapin më shumë lëshime elektrike. Progesteroni, në anën tjetër, është një hormon “inhibues” (bllokues), që do të thotë se ai i qetëson qelizat nervore.
Kur trupi juaj prodhon më shmë estrogjen se sa progesteron, kjo mudn ta bëjë sistemin tuaj nervor më të “ngacmueshëm” (më eksitues). Me fjalë të tjera, ju mund të jeni në një rrezik më të madh për kriza. Hormonet në fakt nuk i shkaktojnë krizat, por ata mund të ndikojnë për të nxitur më shumë ose frenuar kur krizat ndodhin.
Disa femra me epilepsi kanë më shuëm kriza në kohën kyr hormohet e tyre ndryshojnë. Për shembull, disa femra të reja kanë krizat e para të tyre në moshën e pubertetit. Disa femra të tjera kanë më shumë kriza rreth ohpës së periudhave menstrual.e Kjo nuk ndodh te të gjitha femrat, andaj mjekët ende janë duke studiuar lidhjen në mes të hormoneve dhe epilepsisë.
Epilepsia dhe cikli menstrual
Disa femra kanë një formë të epilepsisë të quajtur epilepsi katameniale. Kjo u referohet krizave të cilat janë të ndikuara nga cikli menstrual i femrave. Mjekët nuk janë krejtësisht të sigurt se prej femrave me epilepsi e kanë pikërisht këtë lloj të epilepsisë, por mendohet se ato janë nga 10 deri në 12 për qind.
Shkaktari i saktë i këtyre krizave nuk dihet. Megjithatë, disa femra i kanë shumicën e krizve kur ka shumë estrogjen në trupin e tyre, si për shembull gjatë ovulimit. Femrat tjera kanë kriza kur nivelet e progesteronit bien, për shembull menjëherë para ose gjatë periduhavae.
Nëse ju jeni në grupin e atyre që krizat fillojnë rreth gjysmës së dytë të ciklit tuaj mestural dhe vazhdojnë deri në fund të ciklit, atëherë ju mudn të keni një lloj tjetër të epilepsisë katameniale. Kjo është kur femra ka cikël menstrual që nuk lëshon vezë. Këto quhen cikle “jo-ovulatore”.
Femrat me epilepsi kanë më shumë cikle jo-ovulatore se sa femrat tjera. Disa mjekë mendojnë se deri në 40 për qind të cikleve menstruale te femrat me epilepsi nuk prodhojnë vezë. Kjo varet nga femra, dhe nuk është gjithmonë e njëjta gjë çdo muaj. Gjatë disa muajve femra liron vezë, dhe disa muaj ajo nuk liron vezë. Megjithatë, në përgjithësi, femrat me epilepsi nuk ovulojnë po aq rregullisht si edhe femrat pa epilepsi.
Pse ndodh kjo?
Mjekët ende nuk e dinë sigurt. Por, disa kriza fillojnë në lobet temporale të trurit (pjesët anësore). Kjo është një zonë e cila është shumë ngushtë e lidhur me zonat që rregullojnë hormonet. Te femrat të cilat kanë kriza të cilat fillojnë në lobet temporale, prodhimi i hormoneve mund të ndikohet nga vetë krizat duke i fuqizuar më shumë ato.
Nëse ju mund ta identifikoni rolin që hormonet e luajnë në mënyrën e krizës tuaj, kjo mund të ndihmojë mjekimin tuaj. Përpiquni të mbani një kalendar të ciklit menstrual dhe ditët kur keni kriza. Mbani shënime edhe për faktorët tjerë të cilët mund të jenë të rëndësishëm, si kur harroni të merrni barin, nuk flini mirë, keni stres ose ndonjë sëmundje tjetër. Duke ia treguar këto shënime mjekut, ju mund të bashkëpunoni për të menaxhuar në mënyrë më efektive epilepsinë tuaj.
Epilepsia dhe ndryshimet në jetë
Shumica e njerëzve i zhvillojnë krizat e para kur ata futen në pubertet. Kjo ndodh edhe te meshkujt edhe te femrat. Mjekët mendojnë se kjo është sepse para pubertetit ne nuk kemi shumë hormone seksuale që qarkullojnë në turpin tonë. Pas pubertet ka më shumë hormone në trup. Dhe, siç pamë më herët, hormonet kanë efekt të drejtpërdrejtë në qelizat e trurit.
A do të thotë kjo se një krizat te një femër mund të largohen kur ajo të arrijë menopauzën? Ndonjëherë, por jo gjithmonë. Te disa femra, krizat duket se zhduken,. Koj zakonisht ndodh te femrat të cilat kanë epilepsi katameniale. Për femrat tjera, menopauza nuk duket se luan rol në krizat e tyre. Dhe te një grup i femrave krizat përkeqësohen gjatë menopauzës.
Megjithatë, shumicën e kohës mjekët thonë se krizat bëhen më të lehta për t’u kontrolluar derisa ju plakeni. Mjekët nuk janë të sigurt nëse kjo është për shkak se vetë krizat bien, ose sepse tash ka medikamente të reja të cilat kontrollojnë epilepsinë më mirë se në të kaluarën.
Mbani mend se disa lloje të barnave anti-epileptike mund të shkaktojnë dobësim të eshtrave kur ato përdoren për një kohë të gjatë. Meqë osteoporoza është problem në veçanti për femrat të cilat arrijnë menopauzën, kjo do të ishte koha e duhur të bisedoni me mjekun për barnat tuaja dhe çfarë mund të bëni për të parandaluar osteoporozën. Me një fjalë, më mirë të ndërtoni eshtra të fuqishëm në jetë – në të 20-tat dhe 30-tat, dhe të mos pritni derisa t’i afroheni menopauzës dhe kur fortësia e eshtrave tua tashmë mund të jetë humbur.
Krizat e temperaturës
Krizat e temperaturës (ndonjëherë quhen konvulsionet e temperaturës ose krizat afebrile) mund të paraqiten te fëmijët të cilët kanë rritje të menjëhershme të temperaturës. Ju mund edhe të mos e dini se fëmija juaj ka temperaturë. Rritja e menjëhershme e temperaturës së trupit në një periudhë të shkurtër të kohës mund të ndodhë të njëjtën kohë me krizat e etheve. Pasi ethet arrin kulmin e temperaturës së lartë, rreziku i krizave mbase ka mbaruar. Shumica e fëmijët të cilët kanë kriza të etheve kanë temperaturë mbi 39 gradë Celsius.
Një krizë ka gjasa të jetë e lidhur me ethet nëse:
Krizat e etheve mund të jenë të frikshme por ato zakonisht nuk janë të dëmshme për fëmijën dhe nuk shkaktojnë probleme afatgjate, si dëmtim të trurit, paaftësi intelektuale ose probleme në të mësuar.
Krizat e etheve prekin nga 2 deri në 5 për qind të fëmijët. Fëmijët mund të kenë edhe krizë tjetër. Shansi për të pasur krizë tjetër të etheve ndryshon nga mosha, por rreth 30 deri në 50 për qind kanë një krizë tjetër renda një viti gjatë vitit të parë. Këto lloj krizash nuk janë formë e epilepsisë.
Fëmija i cili përjeton krizë shpesh humb vetëdijen dhe dridhet, duke lëvizur krahët dhe këmbët e veta në të dy anët e trupit. Shytë e fëmijës mund të kthehen prapa. Fëmija mund të ndalojë së marri frymë për disa sekonda dhe mund po ashtu të vjellë, urinojë ose lëshojë nevojën e madhe (fecesin). Është e rëndësishme të mbrohet fëmija nga lëndimi gjatë një krize.
Krizat e etheve zakonisht zgjasin nga një deri në tre minuta. Pas krizës, fëmija mund të jetë i përgjumur. Ju mund ta lejoni fëmijën të flejë, por shikojeni atë shpesh për ndryshimet në ngjyrë ose frymëmarrje, ose nëse i dridh krahët ose këmbët. Fëmija po ashtu mund të duket konfuz pas një krize, por sjelljet normale dhe niveli i aktivitetit duhet të rikthehen brenda 60 minutash pas krizës.
Si mjekohet epilepsia?
Shumica e krizave epileptike kontrollohen përmes terapisë me barna. Dieta po ashtu mund të përdoret së bashku me barnat.
Në raste të caktuara në të cilat barnat dhe dieta nuk funksionojnë, mund të përdoret ndërhyrja kirurgjike. Lloji i trajtimit të përshkruar do të varet nga disa faktorë, përfshirë shpeshtësinë dhe ashpërsinë e krizave si edhe moshën e personit, shëndetin e përgjithshëm dhe historinë mjekësore.
Një diagnozë e saktë e llojit të epilepsisë po ashtu është vendimtare në zgjedhjen e trajtimit më të mirë.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni