Broshura Regjistrohu/Kyçu

Dengue- ethet

Ethet tropikale shkaktohen pas pickimit të mushkonjave që bartin virusin. Virusi nuk përhapet nga njeriu në njeri në rast të kontakteve të zakonshme. Njerëzit të cilët janë të infektuar me ethet tropikale duhet të ruhen nga pickimi i mushkonjave, pasi që nëse një mushkonjë e kafshon personin e infektuar – infektohet dhe mund t’ua transmetojë virusin njerëzve të tjerë. Epidemitë janë të shpeshta në shumë vende në Amerikën Latine dhe në Azinë Juglindore. Sëmundja është e shpeshtë edhe në Afrikë, në disa pjesë të Lindjes së Mesme, Paqësorin Verior, Porto Riko dhe në vende tjera tropikale dhe subtropikale. Udhëtarët që vizitojnë këto vende mund ta marrin sëmundjen. Simptomat e etheve tropikale mund të jenë të lehta dhe të rënda. Nërastet e lehta, simptomat më të shpeshta janë: Temperaturë e lartë befas (deri në 41 °C) Kokëdhimbje Dhimbje të syve Dhimbje të nyjave dhe muskujve Nauze, vjellje dhe humbje apetiti. Pas etheve fillestare, te disa njerëz mund të shfaqensimptoma më serioze: Shenja të gjakderdhjes, si: Njolla të kuqe gjaku nën lëkurë Gjakderdhje nga hunda, goja ose gi...

Lexo më shumë      

Degjenerimi makular

(Retina është ind i ndjeshëm në dritë që gjendet në pjesën e pasme të syrit). Meqenëse sëmundja zhvillohet me kalimin e moshës, njihet si degjenerimi makular i lidhur me moshën. Edhe pse degjenerimi makular thuajse kurrë nuk shkakton verbëri të plotë, kjo gjendje mund të jetë burim i paaftësisë së dukshme të të shikuarit. Ekzistojnë dy forma të degjenerimit makular të lidhur me moshën: Forma e thatë– karakterizohet nga prania e depozitimit të materialit të verdhë në makulë, që quhen ‘drusa’. Sasia e paktë e ‘drusave’ nuk shkakton ndryshime në shikim; megjithatë duke u rritur në madhësi dhe në numër, ato mund të çojnë deri të turbullimi ose shtrembërimi i shikimit, të cilin njerëzit e vërejnë gjatë leximit. Në format më të avancuara të degjenerimit të thatë makular, ndodh edhe hollimi i shtresës së qelizave të ndjeshme në dritë në makulë që dërgon deri te atrofia ose vdekja e indit. Te forma atrofike e degjenerimit të thatë makular, pacientët mund të kenë njolla të verbra në qendër të shikimit. Në stadet e avancuara, pacientët humbin shikimin qendror. ...

Lexo më shumë      

Dializa e veshkave

Veshkat ju ndihmojnë për filtrimin e mbetjeve (substancave të dëmshme/të panevojshme), lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga gjaku juaj. Ato janë po ashtu të rëndësishme për prodhimin e qelizave të gjakut dhe për shëndetin e kockave. Nëse veshkat nuk funksionojnë si duhet, substancat e dëmshme grumbullohen në organizëm, mund të rritet shtypja e gjakut dhe mund të rritet sasia e lëngut në inde (gjë që shkakton ënjtjen e quajtur edem). Nëse veshkat tuaja dështojnë, atëherë ju nevojitet një trajtim që shpëton jetë e që quhet dializë, për të kryer punën e tyre. Dializa e veshkave është një trajtim mbështetës për jetën, i cili shfrytëzon një makinë speciale për të filtruar mbetjet e dëmshme, kripërat dhe tepricën e lëngut nga gjaku. Ky veprim rikthen gjakun në baraspeshë normale dhe të shëndetshme. Dializa zëvendëson shumë funksione të rëndësishme të veshkave. Ekzistojnë lloje të ndryshme të dializës së veshkave: Hemodializa. Gjaku filtrohet duke përdorur një dializues dhe makinën për dializë. Dializa peritoneale. Gjaku filtrohet brenda trupit pasi abdomeni mbushet me një tr...

Lexo më shumë      

Dështimi i zemrës

Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës tuaj nuk pompon aq gjak sa organizmi juaj ka nevojë. Kjo nuk do të thotë se zemra juaj ka ndaluar, por se zemra juaj nuk punon aq sa duhet. Për shkak se zemra nuk pompon mirë, trupi juaj përpiqet ta rikuperojë këtë. Ai e bën këtë gjë në këtë mënyrë: Trupi juaj e mban në organizëm kripën dhe ujin. Kjo shton sasinë e gjakut në qarkullimin tuaj. Zemra juaj rreh më shpejt Zemra juaj bëhet më e madhe Trupi juaj ka një aftësi të mahnitshme për ta rikuperuar dështimin e zemrës. Ai mund të bëjë një punë aq të mirë sa ju të mos e dini se e keni sëmundjen. Por kur të arrijë një shkallë më të rëndë, zemra dhe organizmi juaj nuk do të jenë në gjendje më të vazhdojnë. Atëherë lëngjet do të fillojnë të mblidhen në organizmin tuaj, dhe ju do të keni shenja si ndjenjë pafuqie dhe nxënie të frymëmarrjes. Kjo mbledhje e lëngjeve quhet kongjestion. Kjo është arsyeja se pse mjekët e quajnë këtë sëmundje pamjaftueshmëria KONGJESTIVE e zemrës. Pamjaftueshmëria e zemrës zak...

Lexo më shumë      

Çrregullimi i koagulimit, hemofilia

Hemofilia zakonisht trashëgohet (që do të thotë se çrregullimi kalon nga prindërit te fëmijët përmes gjeneve). Njerëzit e lindur me hemofili kanë pak ose aspak njërin nga faktorët e koagulimit. Ky faktor është një proteinë e nevojshëm për mpiksjen e gjakut, e cila bashkëpunon me pllakëzat e gjakut (trombocitet) në procesin e koagulimit të gjakut. Dy tipat kryesore të hemofilisë janëHemofilia AdheHemofilia B. Nëse e keni të parën, atëherë ju mungonfaktori VIIIi koagulimit, ndërsa nëse e keni të dytën, atëherë ju mungon ose keni shumë pakfaktorin e IXkoagulues. Rrallëherë hemofilia mund të fitohet gjatë jetës. Kjo ndodh kur organizmi krijon antitrupa, të cilët i sulmojnë faktorët e koagulimit në qarkullimin e gjakut. Hemofilia zakonisht shfaqet te meshkujt (me përjashtime të rralla). Rreth 1 në 5.000 meshkuj lindin me hemofili çdo vit. Nëse e keni trashëguar hemofilinë, ju keni lindur me këtë çrregullim. Kjo për shkak të një defekti në njërin nga gjenet që përcakton se si duhet të prodhohet faktori koagulues VIII ose IX. Këto gjene janë të lokalizuara në kromozomet X. (Femrat kanë dy kromozome X, ndërsa mes...

Lexo më shumë