Broshura Regjistrohu/Kyçu

Anusi- Hemorroidet

Hemorroidet janë enë të gjakut të ënjtura dhe të inflamuara (pezmatuara) rreth anusit ose në pjesën e poshtme të rektumit. Rektumi është pjesa e fundit e zorrës së madhe e cila përfundon me anusin. Anusi është hapja (vrima) në fund të traktit digjestiv ku përmbajtja e zorrëve (jashtëqitja, fecesi) del nga trupi. Hemorroidet mund të jenë të jashtme, kur ato janë të vendosura nën lëkurë rreth anusit, ose të brendshme, kur paraqiten në pjesën e poshtme të rektumit. Hemorroidet e brendshme mund të bien, ose të dalin jashtë, përmes anusit. Hemorroidet që dalin jashtë mund të tërhiqen sërish brenda rektumit vetvetiu. Hemorroidet më të rënda mund të mbeten jashtë gjithë kohës dhe kanë nevojë për trajtim. Sa të shpeshta janë hemorroidet? Rreth 75 për qind të njerëzit kanë hemorroide në një aspekt gjatë jetës së tyre. Hemorroidet janë më të zakonshme te të rriturit e moshës 45 deri në 65 vjeçare. Hemorroidet po ashtu janë shumë të shpeshta te gratë shtatzëna. Shkallëzimi i hemorroideve Siç përmendëm më lartë, hemorroidet së pari ndahen në të brendshë...

Lexo më shumë      

Anoreksia

Anoreksia prek edhe trupin edhe mendjen e njeriut. Mund të fillojë si dietë, por del nga kontrolli. I prekuri mendon për ushqimin, dietën dhe peshën gjatë gjithë kohës. Ke një imazh të shtrembëruar rreth trupit. Të tjerët të thonë se je i/e hollë, por kur shihesh në pasqyrë, ti sheh një person të plotë. Zakonisht anoreksia fillon në vitet e hershme, si tinejxher/e. Është shumë më e shpeshtë te femrat sesa te meshkujt. Trajtimi i hershëm mund të jetë shumë më efektiv. Por nëse nuk trajtohet herët, anoreksia mund të bëhet një problem i përjetshëm. Anoreksia që nuk mjekohet mund të çojë deri te mosushqyerja dhe problemet serioze shëndetësore, siç është osteoporoza, dëmtimi i veshkave dhe problemet e zemrës. Disa njerëz vdesin nga këto probleme. Nëse ju ose dikush që njihni ka anoreksi, kërkoni menjëherë ndihmë. Sa më shumë që zgjat ky problem, është shumë më vështirë të tejkalohet. Me trajtim, një person me anoreksi mund të ndjehet më mirë dhe të mbajë peshë të shëndetshme trupore. Çrregullimet e ushqyerjes janë komplekse, ndërsa ekspertët nuk e dinë në t&eu...

Lexo më shumë      

Arterioskleroza

Arterioskleroza dhe ateroskleroza janë dy koncepte të cilat shpesh përdoren si një, edhe pse në fakt janë dy koncepte të ndryshme, por të ngjashme. Arterioskleroza paraqet forcim të arterieve. Kjo sëmundje jo vetëm që i trash artierit, por po ashtu shkakton edhe fortësim dhe humbje të elasticitetit të tyre. Me kalimin e kohës, arteriet bëhen më të forta dhe gradualisht dëmtohen nga presioni i lartë i gjakut. Ateroskleroza është lloji më i shpeshtë i arteriosklerozës, ose forcimit të arterieve. Ateroskleroza shkaktohet nga mbledhja e pllakëzave të gjakut në enët e gjakut. Me kalimin e kohës këto pllakëza e trashin murin e enës së arteries, si pasojë e të cilës rezulton forcimi dhe humbja e elasticitetit të tyre. Pra, pacienti me arteriosklerozë mund të mos ketë aterosklerozë, por një pacient me aterosklerozë ka arteriosklerozë. Arterioskleroza është shkaktari i zakonshëm i sulmeve në zemër, pikës në tru, dhe sëmundjeve të tjera të enëve periferike, që me një emër quhen sëmundje kardiovaskulare. Sëmundja kardiovaskulare është një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Shtrohet pyetja se si zhvillohet arterioskle...

Lexo më shumë      

Infeksionet e traktit urinar

Çfarë është infeksioni i traktit urinar (ITU)? Infeksionet janë sëmundje të cilat shkaktohen nga mikrobet – organizmat shumë të vegjël të cilat shihen vetëm me mikroskop. Infeksioni i traktit urinar është kur mikroorganizmat shkaktojnë infektim të rrugëve urinare. Bakteret janë shkaktarët më të shpeshtë të infeksionit të traktit urinar. Normalisht, bakteret futen në rrugët urinare dhe shpejt largohen nga organizmi para se ato të shkaktojnë simptoma. Por ndonjëherë bakteret mund t’i tejkalojnë barrierat mbrojtëse natyrore të organizmit dhe të shkaktojnë infeksion. Siështë i ndërtuar trakti urinar? Trakti urinar është sistemi i kullimit të organizmit i cili eliminon mbeturinat dhe ujin e tepërt nga organizmi. Trakti urinar përbëhet prej dy veshkave, dy ureterëve, një fshike të urinës dhe një uretre. Veshkat janë një palë organe në formë të kokrrës së fasules secila me madhësinë e grushtit. Ato janë të vendosura në zonën abdominale nën brinjë, secila në secilën anë, të drejtuara pak mesi i shpinës. Secilën minutë, ato filtrojnë rreth 90 mililitër gjak, dhe prodhojnë prodhojnë urinë ...

Lexo më shumë      

Pneumonia

Pneumonia dhe simptomat e saja mund të varirojnë nga të lehta deri në të rënda. Shumë faktorë ndikojnë në atë se sa serioze është pneumonia – siç është lloji i mikroorganizmit që e shkakton, mosha dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore. Pneumonia është më serioze te: Foshnjat dhe fëmijët e vegjël Të moshuarit (mbi 65 vjeç) Njerëzit që kanë probleme tjera shëndetësore (pamjaftueshmëri të zemrës, diabet apo sëmundje obstruktive kronike të mushkërive) Njerëzit që kanë sistem të dobët imunitar si pasojë e sëmundjeve ose faktorëve të tjerë (p.sh të sëmurët me AIDS, ata që marrin hemoterapi apo ata që kanë bërë ndonjë transplantim organi). Llojet e Pneumonisë Pneumonia emërohet në bazë të mënyrës se si infektohet personi apo në bazë të mikroorganizmit që e shkakton atë. Pneumonia e fituar në shoqëri (CAP, e fituar jashtë spitaleve)– shumica e njerëzve e marrin infeksionin duke i inhaluar mikroorganizmat (sidomos gjatë fjetjes) që jetojnë në gojë, hundë dhe fyt. Është forma më e shpeshtë e pneumonisë, shfaqet sidomos gjatë dimrit. P...

Lexo më shumë