Ftohja dhe gripi janë infeksione virusale të ngjitshme të traktit respirator. Edhe pse simptomat mund të jenë shumë të ngjashme, gripi është shumë më i rëndë. Ftohja mund t’ju lodhë pak, ndërsa gripi mund t’ju shtrijë në krevat. Zënia e hundëve, dhimbja e fytit dhe teshtitja janë të shpeshta te ftohja. Edhe te ftohja edhe te gripi mund të shfaqen kollitja, kokëdhimbja dhe sikleti në gjoks. Te gripi paraqitet temperatura e lartë për disa ditë e shoqëruar me kokëdhimbje, dhimbje muskujsh, lodhje dhe plogështi. Zakonisht, komplikimet nga ftohja janë relativisht të vogla, ndërsa rastet e rënda të gripit mund të çojnë deri te komplikimet kërcënuese për jetën, siç është pneumonia. Meqenëse të dyja sëmundjet janë virusale, antibiotikët nuk kanë sukses. (Mbani mend: Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret). Eksitojnë një numër i vogël i barnave antivirale për trajtimin e gripit, ndërsa nuk ka kurrfarë barnash që luftojnë drejtpërdrejtë viruset e ftohjes. Antibiotikët mund të jenë të dobishëm në rast se ekziston infeksioni sekondar bakteror. Cili është dallimi ndërmjet gripit të stomakut dhe inf...
Lexo më shumëShumë fëmijë urinojnë në shtrat deri sa mbushin pesë vjet, ose edhe më pas. Në shumicën e rasteve shkaku i këtij problemi është fizik dhe jo faji i fëmijës. Fshika e fëmijës mund të jetë shumë e vogël, ose sasia e urinës së prodhuar gjatë natës mund të jetë shumë e madhe që fshika ta mbajë atë. Si rezultat, fshika mbushet para se nata të mbarojë. Disa fëmijë flenë shumë thellë ose kanë nevojë për më shumë kohë për të mësuar kontrollin e fshikës. Fëmijët nuk urinojnë në shtrat me dashje. Urinimi në shtrat është problem mjekësor, jo problem sjellje ose shprehie. Qortimi ose ndëshkimi nuk do të ndihmojnë që fëmija juaj të mos urinojë më. Urinimi në shtrat mund të përcillet nëpër familje. Nëse të dy prindërit kanë urinuar në shtrat si fëmijë, fëmijët e tyre me gjasë do ta kenë të njëjtin problem. Nëse vetëm njëri prind ka pasur histori urinimi në shtrat, fëmija ka 50 për qind shanse të ketë problem. Por fëmijët mund të urinojnë në shtrat edhe nëse asnjëri prej prindërve nuk e ka pasur këtë...
Lexo më shumëNë këtë faqe do të gjeni përgjigjet në këto pyetje: Çfarë janë gazrat? Çfarë i shkakton gazrat? Cilat ushqime shkaktojnë gazra? Cilat janë simptomat e gazrave? Si të gjejmë shkaktarët e gazrave? Si trajtohen gazrat? Ushqimi dhe shprehitë e të ngrënit Pikat që duhet t’i mbajmë mend. Çfarë janë gazrat? Gazi është ajri i mbledhur në traktin digjestiv. Gazrat largohen kur njerëzit gogësinë përmes gojës ose e nxjerrin atë për mes anusit – vrimës në fund të traktit digjestiv ku ne e zbrazim zorrën. Çdokush ka gazra. Gëlltitja dhe depërtimi i gazit në traktin tretës është gjë normale. Shumë njerëz besojnë se ata futin gazra në brendi shumë shpesh dhe se kanë tepër gaz. Por prania e tepërt e gazrave është gjë e rrallë. Çfarë i shkakton gazrat? Gazrat në traktin digjestiv zakonisht shkaktohen nga ajri i futur nga jashtë dhe nga zbërthimi i ushqimeve të caktuara në zorrën e trashë. Ju zakonisht përpini sasi të vogla të gazit kur hani dhe pini. Ju përpini më shumë gaz kur: Hani ose pini shumë shpejt Pini duhan Përtypni çamçak&eum...
Lexo më shumëTe fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet. Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme. Nëse të fikët ndodh duke drejtuar një mjet lëvizës, kur je në një vend (në lartësi, pranë zjarrit, lumit, rrugës) ose në procese pune me rrezikshmëri për jetën tënde dhe të të tjerëve, pasojat mund të jenë të tmerrshme. Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prejndryshimit. Dridhjet ose tkurrje-lëshimet si purtekë (konvulsionet) mund të shfaqen si pasojë e mosfunksionimit normal të zemrës dhe vuajtjes së trurit. Një moskoordinim i përkohshëm i sistemit nervor mund të bëhet shkak. Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe disa ndryshime të tjera shoqëruese në damarë (zgjerim i tyre), për momentin, e pasqyron këtë ç'...
Lexo më shumëEthet tropikale shkaktohen pas pickimit të mushkonjave që bartin virusin. Virusi nuk përhapet nga njeriu në njeri në rast të kontakteve të zakonshme. Njerëzit të cilët janë të infektuar me ethet tropikale duhet të ruhen nga pickimi i mushkonjave, pasi që nëse një mushkonjë e kafshon personin e infektuar – infektohet dhe mund t’ua transmetojë virusin njerëzve të tjerë. Epidemitë janë të shpeshta në shumë vende në Amerikën Latine dhe në Azinë Juglindore. Sëmundja është e shpeshtë edhe në Afrikë, në disa pjesë të Lindjes së Mesme, Paqësorin Verior, Porto Riko dhe në vende tjera tropikale dhe subtropikale. Udhëtarët që vizitojnë këto vende mund ta marrin sëmundjen. Simptomat e etheve tropikale mund të jenë të lehta dhe të rënda. Nërastet e lehta, simptomat më të shpeshta janë: Temperaturë e lartë befas (deri në 41 °C) Kokëdhimbje Dhimbje të syve Dhimbje të nyjave dhe muskujve Nauze, vjellje dhe humbje apetiti. Pas etheve fillestare, te disa njerëz mund të shfaqensimptoma më serioze: Shenja të gjakderdhjes, si: Njolla të kuqe gjaku nën lëkurë Gjakderdhje nga hunda, goja ose gi...
Lexo më shumë