Në këtë faqe do të gjeni përgjigjet në këto pyetje:
Çfarë janë gazrat?
Gazi është ajri i mbledhur në traktin digjestiv. Gazrat largohen kur njerëzit gogësinë përmes gojës ose e nxjerrin atë për mes anusit – vrimës në fund të traktit digjestiv ku ne e zbrazim zorrën.
Çdokush ka gazra. Gëlltitja dhe depërtimi i gazit në traktin tretës është gjë normale. Shumë njerëz besojnë se ata futin gazra në brendi shumë shpesh dhe se kanë tepër gaz. Por prania e tepërt e gazrave është gjë e rrallë.
Çfarë i shkakton gazrat?
Gazrat në traktin digjestiv zakonisht shkaktohen nga ajri i futur nga jashtë dhe nga zbërthimi i ushqimeve të caktuara në zorrën e trashë.
Ju zakonisht përpini sasi të vogla të gazit kur hani dhe pini. Ju përpini më shumë gaz kur:
Një pjesë e ajrit që ju e gëlltitni largohet nga stomaku përmes gojës kur ju gogësini. Një pjesë e ajrit të gëlltitur absorbohet në zorrën e hollë. Një pjesë e ajrit kalon përmes zorrës së hollë në zorrën e trashë dhe më pas del jashtë përmes anusit.
Stomaku dhe zorra e hollë nuk i tretin plotësisht të gjitha ushqimet që ju i hani. Karbohidratet e pa-tretura – sheqernat, amidoni dhe fibrat të cilat gjendet në shumë ushqime – kalojnë përmes zorrës së trashë. Bakteret në zorrën e trashë i zbërthejnë karbohidratet e patretura dhe lëshojnë gaz. Ky gaz del jashtë përmes anusit.
Normalisht, disa baktere jetojnë në zorrën e hollë. Zhvillimi i tepërt i baktereve në zorrën e hollë është rritja e numrit të baktereve ose një ndryshim në llojin e baktereve në zorrën e hollë. Këto baktere mund të prodhojnë gaz të tepërt dhe po ashtu mund të nxisin diarrenë dhe humbjen e peshës. Kjo rritje tepërt e baktere zakonisht lidhet me sëmundjet ose çrregullimet të cilat e dëmtojnë sistemin digjestiv ose prekin punën e tij, si sëmundja e Crohn-it ose diabeti.
Cila ushqime shkaktojnë gazra?
Shumica e ushqimeve të cilat përmbajnë karbohidrate mund të shkaktojnë gaz. Ushqimet të cilat shkaktojnë gaz për një person, mund të mos shkaktojnë te një person tjetër. Disa ushqime të cilat përmbajnë karbohidrate dhe mund të shkaktojnë gazra janë:
Cilat janë simptomat e gazrave?
Simptomat më të shpeshta të gazrave janë:
Si gjendet shkaktari i gazit?
Ju mund të përpiqeni të gjeni shkaktarin e gazrave duke mbajtur një ditar se çfarë hani dhe pini dhe sa shpesh gogësini, nxirrni gazrat, ose keni simptoma të tjera. Ditari mund t’ju ndihmojë të identifikoni ushqimin që ju bën juve të keni gaz.
Bisedoni me mjekun tuaj nëse:
Mjeku juaj do t’ju pyesë për ushqimin dhe simptomat. Mjeku po ashtu mund të shikojë në ditarin tuaj për të parë ndonjë ushqim specifik që mund t’i shkaktojë gazrat.
Nëse qumështi ose produktet e qumështit janë ato që shkaktojnë gazrat te ju, mjeku mund t’ju udhëzojë të bëni analizat e gjakut ose frymëmarrjes për të kontrolluar mostolerancën tuaj ndaj laktozës. Intoleranca në laktozë do të thotë se ju keni probleme ta tretni laktozën. Mjeku mund t’ju kërkojë juve të shmangni përdorimin e qumështit dhe produkteve të tij për një kohë të shkurtër, për të parë nëse simptomat tuaja të gazrave do të ndryshojnë.
Mjeku po ashtu mund t’ju udhëzojë të bëni edhe teste për probleme të tjera digjestive, në varësi prej simptomave tuaja.
Si trajtohen problemi me gazra?
Ju mund të përpiqeni t’i trajtoni gazrat edhe vetë, para se të vizitoni mjekun, nëse mendoni se nuk keni shumë probleme.
Gëlltitja e më pak ajri dhe ndryshime në atë çfarë hani mund parandalojnë ose zvogëlojnë gazrat. Provoni këto këshilla:
Disa barna OTC (të cilat merren pa recetë mjekësore) mund të ndihmojnë të reduktohen gazrat:
Mjeku juaj mund t’ju përshkruajë barna për të ndihmuar lehtësimin gazrave, veçanërisht nëse ju keni baktere të zhvilluara tej-mase ose sindromën e zorrëve të irrituara.
Ushqimi dhe shprehitë e të ngrënit
Shprehitë tuaja të të ngrënit dhe vetë ushqimi mund të ndikojë në sasinë e gazrave që ju keni. Për shembull, të ngrënit dhe pirit shumë shpejtë mund të bëjë që ju të përpini më shumë ajër. Dhe ju mund të keni më shumë gaz pasi hani karbohidrate të caktuara.
Kontrolloni se çfarë hani dhe kontrolloni simptomat tuaja të gazrave për të kuptuar se cilat ushqime u shkaktojnë më shumë gaz. Shmangni ose hani më pak ushqime të cilat ua nxisin simptomat e gazrave.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni