Regjistrohu/Kyçu

Fëmijët, urinimi gjatë natës

Shumë fëmijë urinojnë në shtrat deri sa mbushin pesë vjet, ose edhe më pas. Në shumicën e rasteve shkaku i këtij problemi është fizik dhe jo faji i fëmijës. Fshika e fëmijës mund të jetë shumë e vogël, ose sasia e urinës së prodhuar gjatë natës mund të jetë shumë e madhe që fshika ta mbajë atë. Si rezultat, fshika mbushet para se nata të mbarojë.

Disa fëmijë flenë shumë thellë ose kanë nevojë për më shumë kohë për të mësuar kontrollin e fshikës. Fëmijët nuk urinojnë në shtrat me dashje. Urinimi në shtrat është problem mjekësor, jo problem sjellje ose shprehie. Qortimi ose ndëshkimi nuk do të ndihmojnë që fëmija juaj të mos urinojë më.

Urinimi në shtrat mund të përcillet nëpër familje. Nëse të dy prindërit kanë urinuar në shtrat si fëmijë, fëmijët e tyre me gjasë do ta kenë të njëjtin problem. Nëse vetëm njëri prind ka pasur histori urinimi në shtrat, fëmija ka 50 për qind shanse të ketë problem. Por fëmijët mund të urinojnë në shtrat edhe nëse asnjëri prej prindërve nuk e ka pasur këtë problem.

Urinimi në shtrat mund shkaktohet edhe nga ndonjë infeksion ose sëmundje nervore. Fëmijët me sëmundje nervore shpesh po ashtu kanë edhe urinime në brekë gjatë ditës.

Fëmija i cili nuk është lagur për disa muaj ose vite mund të sërish të ketë rikthim të urinimit në shtrat. Arsyeja mund të jetë stresi emocional, si humbja e ndonjë personi të dashur, problemet në shkollë, motra ose vëllai i ri, ose edhe stërvitjet e hershme.

Si mund t’i ndihmoj fëmijës tim të mos urinojë?

Përgjigja është shumë e thjeshtë. Përpiquni të mos i jepni të pijë para se ai të flejë. Shmang pijet me kafeinë, si pijet me kola ose çajin. Këto pije shpejtojnë prodhimin e urinës. Jepni fëmijës tuaj vetëm një pije në drekë. Shpjegojani se kjo do të jetë pija e tij e fundit para se të shkojë në shtrat. Sigurohu që fëmija juaj të shkojë në tualet para se të shkojë në shtrat. Shumë fëmijë edhe më tej lagen në shtrat edhe pas këtyre veprimeve, por këto hapa janë një mënyrë e mirë për të filluar eliminimin e këtij problemi.

ëmija juaj mund të ndjehet keq që ka urinuar në shtrat. Bëni ta kuptojë se ai nuk është fajtori. Lejoni t’ju ndihmojë t’i pastroni çarçafët, por mos e bëni këtë si ndëshkim. Ju duhet të dilni në krah të fëmijëve tuaj, t’i mbështesni ata. Lavdëroni pas netëve kur nuk lagen.

Bëhuni të qëndrueshëm. Shumica e fëmijëve e kalojnë vetë këtë problem. Disa fëmijë thjesht kanë nevojë për më shumë se sa të tjerët.

A duhet ta çoj fëmijën te mjeku?

Nëse fëmija juaj është më i ri se pesë vjeç, nuk keni nevojë të shqetësoheni për urinimin në shtrat. Shumë fëmijë lagen gjatë natës deri në moshën shtatë vjeçare. Shumica e fëmijët rriten duke u lagur në shtrat. Një episod i vetë i urinimit në shtrat nuk duhet të shkaktojë alarm as edhe te fëmijët më të rritur.

Nëse fëmija juaj është shtatë ose më shumë vjeç dhe laget në shtrat më shumë se dy ose tre herë në javë, mjeku juaj mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë. Nëse urinimi edhe gjatë natës edhe gjatë ditës ndodhin pas moshës pesëvjeçare, fëmija juaj duhet të vizitojë mjekun para moshës shtatë vjeçe.

Mjeku do t’ju pyesë disa pyetje për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës si dhe për problemin e urinimit në veçanti. Ju sigurisht se do të duhet të bëni disa analiza të urinës. Rezultat e tyre do t’i japin të dhënat mjekut për të parë nëse ka shenja të ndonjë infeksioni.

Mjeku po ashtu mund t’i analizojë reflekset në këmbët dhe shputat e fëmijës për të kërkuar ndonjë dëmtim të nervave. Ndonjëherë urinimi në shtrat është shenjë e diabetit, sëmundje e cila shkakton urinim të shpeshtë.

Nëse fëmija juaj ka infeksion, mjeku mund të përshkruajë barna. Në shumicën e rasteve mjeku fëmija është normal dhe i shëndetshëm. Nëse fëmija juaj është përgjithësisht i shëndetshëm, ka disa rrugë për të ndihmuar atë të ndalojë urinimin në shtrat.

Çfarë trajtimesh mund ta ndihmojnë fëmijën tim të qëndrojë i pa lagur?

Bisedo me mjekun tuaj se cilat mënyra do t’i ndihmonin fëmijës tuaj. Ka shumë zgjidhje. Lejoni fëmijën tuaj t’ju ndihmojë se cilën metodë dëshiron ta provojë.

Stërvitjet e fshikëzës

Ushtrimet e fshikëzës mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të urinojë më gjatë. Mbani shënime për kohën kur fëmija juaj urinon gjatë ditës. Pastaj llogariteni kohën në mes të secilit urinim. Pas një ose dy ditësh, çojeni fëmijën tuaj të presë për edhe 15 minuta para se ta përdorë tualetin. Nëse fëmija zakonisht shkon në tualet në ora 17 pasdite, pritni të bëhet 17 e 15 minuta. Ngadalë bëni që kjo kohë të jetë gjithnjë e më e gjatë. Kjo metodë është dizajnuar për fëmijët me fshikë të vogël urinare. Kjo ndihmon zgjerimin e fshikës për mbajtur më shumë urinë. Bëhuni të durueshëm. Zgjerimi i fshikës mund të kërkojë disa javë, ose disa muaj.

Alarmi i lagies

Një alarm i vogël i lagies mund të vendoset në shtratin ose brekët e fëmijës. Alarmi stimulon një zile ose sinjalizues që në pikën e parë të urinës. Zëri zgjon fëmijën. Fëmija juaj pastaj mund të ndalojë rrjedhjen e urinës, të zgjohet dhe ta përdorë tualetin. Zgjimi po ashtu e mëson fëmijën se si është ndjenja e fshikës së mbushur.

Barnat

Dy lloje të barnave janë në dispozicion për të trajtuar urinimin gjatë natës. Një prej barnave ngadalëson shpejtësinë me të cilën trupi juaj krijon urinën. Barnat tjera ndihmojnë fshikën të relaksohet (çlirohet) ashtu që të mund të mbajë më shumë urinë. Këto barna shpesh funksionojnë mirë. Mbani mend se urinimi gjatë natës mund të rikthehet kur fëmija të ndalojë të marrë barnat. Nëse kjo ndodh, vazhdoni t’i jepni fëmijës barna për aq gjatë sa të mos ketë nevojë për to.

“Marrë nga Mjeku”


Sumeja 13/09/2023

E kam vajzen 11 vjeqare po urinon shtrat spo di qka mi ba

Komentoni