Broshura Regjistrohu/Kyçu

Ethet e verdha

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë vitit regjistrohen 200.000 raste me ethe të verdha, 30.000 prej të cilëve përfundojnë me vdekje. Ethet e verdha po rriten në nivel ndërkombëtar, për shkak të imunitetit të ulët ndaj këtij infeksioni te popullatat lokale, shpyllëzimit, ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit me dendësi të madhe të popullsisë. Edhe pse rreziku për këtë sëmundje te banorët e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës është i vogël, megjithatë rekomandohet vaksinimi i njerëzve që udhëtojnë nëpër vendet ku sëmundja është e përhapur. Si transmetohet virusi? Ethet e verdha përhapen te njerëzit nga pickimi i mushkonjave të infektuara. Njerëzit nuk mund ta përhapin (ngjisin) virusin te njëri-tjetri me kontakt të zakonshëm, por infeksioni mund të transmetohet në mënyrë direkte në gjak me anë të gjilpërave. Ethet e verdha e kanë marrë emrin nga dy simptomat më të dukshme:Ethetdhezverdhja e lëkurës. Te disa njerëz, ethet e verdha nuk kanë simptoma fillestare, derisa te të tjerët, simptomat e para shfaqen brenda disa orësh e deri në gjashtë ditë pas ekspozimit ndaj virusit pas picki...

Lexo më shumë      

Eritrematoz, Lupusi

Sistemi imun është i ndërtuar për të mbrojtur organizmin dhe për të sulmuar substancat e huaja që pushtojnë atë. Por, nëse ju vuani nga lupusi, diçka nuk funksionon mirë me sistemin tuaj imun dhe ai sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme të organizmit. Kjo mund të çojë në dëmtime të shumë pjesëve të trupit si: nyja lëkurë veshka zemër mushkëri enë të gjakut tru. Ka disa lloje të lupusit. Lloji më i shpeshtë, lupusi eritematoz sistemik, prek shumë pjesë të trupit përnjëherë. Llojet tjera të lupist janë: Lupusi eritematoz diskoid – shkakton puçrra të lëkurës që nuk largohen Lupusi eritematoz subakut i lëkurës – shkakton plagë të lëkurës në pjesë të trupit të ekspozuara në diell Lupusi i nxitur nga barnat – mund të shkaktohet nga medikamentet Lupusi neonatal – një lloj i rrallë i lupusit që prek të porsalindurit. Kush preket nga lupusi? Çdokush mund të preket nga lupusi, por ky është më i shpeshtë te femrat. Lupusi po ashtu është më i shpeshtë te femrat afro-amerikane, hispanike, aziatike dhe me prejardhje të amerikano-veriore se sa te fermat kauk...

Lexo më shumë      

Dhimbja e fytit

Dhimbja e fytit zakonisht është shenja e parë e njëftohjeje. Mirëpo, dhimbja e fytit nga ftohja zakonisht përmirësohet ose kalon pas një ose dy ditësh. Ndërkaq, mund të shoqërohet edhe me rrjedhje nga hundët dhe kongjestion (zënia e hundëve). Infeksioni i fytit mestreptokok(faringjiti streptokoksik) është një tjetër shkaktar i dhimbjes në fyt. Në këtë rast, dhimbja është më e madhe dhe qëndron më gjatë. Tonsilitiështë një inflamacion i dhimbshëm ose infeksion i tonsilëve (bajameve) – masa indore të lokalizuara në pjesën e pasme të fytit. Dhimbja e fytit mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset, me ç’rast dhimbja e fytit mund të shoqërohet edhe me simptomat tjera të ftohjes, si rrjedhje nga hundët, kollitje, sy të kuq ose të njomur dhe teshtitje. Shkaktarët tjerë të dhimbjes së fytit janë edhe duhanpirja, ndotja ose irritantët tjerë në ajër, alergjitë dhe ajri i thatë. Përveç dhimbjes së fytit, te ftohja përfshihen edhe këto simptoma: Rrjedhja e hundëve Teshtitja Kollitja Kokëdhimbje e lehtë Dhimbje të lehta trupore Temperaturë Edhe ...

Lexo më shumë      

Dhëmbët, pezmatimi i mishit

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë. Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin. Në rastet më të rënda ju mund të humbi dhëmbin. Se a ndalon, ngadalësohet ose përkeqësohet sëmundja juaj e mishit të dhëmbit, kjo varet shumë nga ajo se sa mirë ju kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve çdo ditë. Çfarë e shkakton problemin me mishin e dhëmbëve? Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në dhëmbët tuaj. Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti m...

Lexo më shumë      

Djegësira

Me ndihmën e gravitetit, një valvul muskulor i quajtur sfinkteri i poshtëm ezofageal e mban acidin (thartirën) brenda në lukth. Ky sfinkter gjendet në vendin ku ezofagu takohet me lukthin. Normalisht hapet për kalimin e ushqimit në lukth ose për të lejuar gromësimën; pastaj mbyllet përsëri. Por, nëse sfinkteri hapet shumë shpesh ose nuk mbyllet mirë, acidi i lukthit mund të bëjë refluks (të shkojë lartë), ose të depërtojë në ezofag dhe të shkaktojë ndjenjën e djegies. Djegësira e herëpashershme nuk është e rrezikshme, por urthi kronik ose sëmundja e refleksit gastroezofageal nganjëherë mund të çojë deri te probleme tjera serioze. Shkaktari themelor i kthimit të acidit në ezofag është sfinkteri i poshtëm, i cili nuk mbyllet si duhet. Njëherësh janë edhe dy teprime që zakonisht i kontribuojnë këtij problemi: sasia e madhe e ushqimit në lukth (ushqyerja e tepruar) dhe presioni i tepërt në lukth (më së shpeshti nga mbipesha apo shtatzënia). Ushqimet e caktuara e relaksojnë sfinkterin – si domatet, agrumet, hudhra, qepa, çokollata, kafja, alkooli, produktet me kafeinë dhe karamelet mente. Ushqimi i pasur me yndyra dhe vajra shpesh çon te djegësira. Ngja...

Lexo më shumë