Regjistrohu/Kyçu

Eritrematoz, Lupusi

Sistemi imun është i ndërtuar për të mbrojtur organizmin dhe për të sulmuar substancat e huaja që pushtojnë atë. Por, nëse ju vuani nga lupusi, diçka nuk funksionon mirë me sistemin tuaj imun dhe ai sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme të organizmit. Kjo mund të çojë në dëmtime të shumë pjesëve të trupit si:

  • nyja
  • lëkurë
  • veshka
  • zemër
  • mushkëri
  • enë të gjakut
  • tru.

Ka disa lloje të lupusit. Lloji më i shpeshtë, lupusi eritematoz sistemik, prek shumë pjesë të trupit përnjëherë. Llojet tjera të lupist janë:

  • Lupusi eritematoz diskoid – shkakton puçrra të lëkurës që nuk largohen
  • Lupusi eritematoz subakut i lëkurës – shkakton plagë të lëkurës në pjesë të trupit të ekspozuara në diell
  • Lupusi i nxitur nga barnat – mund të shkaktohet nga medikamentet
  • Lupusi neonatal – një lloj i rrallë i lupusit që prek të porsalindurit.

Kush preket nga lupusi?

Çdokush mund të preket nga lupusi, por ky është më i shpeshtë te femrat. Lupusi po ashtu është më i shpeshtë te femrat afro-amerikane, hispanike, aziatike dhe me prejardhje të amerikano-veriore se sa te fermat kaukaziane (nga trojet evropiane).

Çfarë e shkakton lupusin?

Shkaktari i lupusit nuk është i njohur. Kërkuesit mendojnë se gjenet luajnë rol të rëndësishëm, por gjenet të vetmuara nuk e përcaktojnë se kush preket nga lupusi. Është e mundshme që shumë faktorë të nxisin sëmundjen.

Cilat janë simptomat e lupusit?

Simptomat e lupusit ndryshojnë nga një person te tjetri. Por disa prej simptomave më të shpeshta të lupusit janë këto:

  • dhimbje ose ënjtje e nyjave
  • dhimbje muskulore
  • temperaturë me shkaktarë të panjohur
  • urtikarie (puçrra) të kuqe, shumica në fytyrë
  • dhimbje në gjoks kur merr frymë thellë
  • rënie e flokëve
  • gishta të dorës dhe këmbës të zbehura ose të mavijosura
  • ndjeshmëri në diell
  • ënjtje në këmbë ose rreth syve
  • ulcera në gojë
  • gjëndra të ënjtura
  • ndjenjë e shprehur e lodhjes.

Lupusi mund të shoqërohet edhe me simptoma të tjera më pak të shprehura dhe më të rralla si:

  • anemi (rënie e numrit të qelizave të kuqe të gjakut)
  • kokëdhimbje
  • periudha trullosje
  • ndjenjë dëshpërimi
  • konfuzion
  • kriza epileptike.

Simptomat mund të vijnë dhe të largohen. Kohët kur personi ka simptomat quhen shpërthime, që mund të jenë nga të lehta deri te shpërthime të ashpra. Me kalimin e kohës, simptomat të reja mund të paraqiten në çdo kohë.

Si diagnostikohet lupusi?

Nuk ka asnjë test për ta diagnostikuar lupusin. Mund të ketë nevojë për muaj ose vite që mjeku ta diagnostikojë lupusin. Mjeku mund të përdorë shumë mjeke për ta diagnostikuar, si:

  • historinë mjekësore
  • ekzaminimin e plotë
  • analizat e gjakut
  • biopsinë e lëkurës (marrje e mostrës së lëkurës dhe shikimin i saj nën mikroskop)
  • biopsinë e veshkave (marrje e një pjese indi të veshkave dhe shikimin i saj në mikroskop).

Si trajtohet lupusi?

Ju mund të keni nevojë për një mjek të fushave specifike për të trajtuar shumë simptoma të lupusit. Personat mjekësor që mund t’ju mjekojnë mund të jenë:

  • mjeku familjar
  • reumatologu (mjeku që trajton artritin dhe sëmundje të tjera të cilat shkaktojnë ënjtje në nyja)
  • imunolog klinik – mjeku i cili trajton sëmundjet e sistemit imun
  • nefrolog – mjeku i cili trajton sëmundjet e veshkave
  • hematolog – mjeku i cili trajton sëmundjet e gjakut
  • dermatolog – mjeku që trajton problemet e lëkurës
  • neurolog – mjeku që trajton problemet e sistemit nervor
  • kardiolog – mjeku që trajton zemrën dhe problemet e enëve të gjakut
  • endokrinolog – mjeku që trajton problemet e lidhura me gjëndrat dhe hormonet
  • dado
  • psikolog
  • punëtor social.

Mjeku juaj do të zhvillojë një plan trajtimi për t’iu përshtatur nevojave tuaja. Ju dhe mjeku juaj duhet ta rishikoni planin më shpesh për t’u siguruar se ai funksionon te ju. Ju duhet t’ia raportoni simptomat tuaja mjekut menjëherë ashtu që trajtimi të mund të ndryshojë nëse është e nevojshme.

Qëllimet e planit të trajtimit janë:

  • të parandalojë shpërthimet
  • të mjekojë shpërthimet kur ajo ndodhin
  • të reduktojë dëmtimin e organeve dhe problemet tjera të mundshme.

Trajtimi po ashtu mund të përshijë edhe barna të cilat ndihmojnë:

  • reduktimin e ënjtjeve dhe dhimbjes
  • parandalimin ose reduktimin shpërthimeve të sëmundjes
  • funksionimin e sistemit imun
  • reduktimin ose parandalimin e dëmtimit të nyjave
  • ekuilibrin e hormoneve.

Si shtesë e barnave për vetë lupusin, ndonjëherë edhe barna të tjera mjekësore janë të nevojshme për probleme të lidhura me lupusin si kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, ose infeksionet.

Trajtimet alternative po ashtu mund të përdoren. Këto janë trajtime të cilat nuk janë pjesë e trajtimit standard. Për trajtimet alternative, asnjë hulumtim i besueshëm nuk dëshmon se ato funksionojnë te njerëzit me lupus. Ju duhet të bisedoni me mjekun para se të filloni ndonjë trajtim alternativ.

“Marrë nga Mjeku”


Komentoni