Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë. Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin. Në rastet më të rënda ju mund të humbi dhëmbin.
Se a ndalon, ngadalësohet ose përkeqësohet sëmundja juaj e mishit të dhëmbit, kjo varet shumë nga ajo se sa mirë ju kujdeseni për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve çdo ditë.
Çfarë e shkakton problemin me mishin e dhëmbëve?
Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në dhëmbët tuaj. Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti mund ta largojë këtë shtresë të fortë.
Sa më gjatë që pllakëza dhe shtresa e fortë qëndrojnë në dhëmbin tuaj, aq më të dëmshme bëhen ato. Bakteret shkaktojnë inflamacion të mishit të dhëmbëve të quajtur “gingivitis”. Te gingivitis mishi i dhëmbëve bëhet i kuq, i ënjtur dhe mund të nxjerrë gjak me lehtësi. Gingivitisi është një sëmundje e lehtë e mishit të dhëmbëve që zakonisht mund të largohet përmes pastrimit ditor me brushë dhe penj, dhe pastrimit të rregullt nga dentisti. Kjo formë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve nuk shkakton humbje të mishit ose indit që mban dhëmbin në vend të vet – rrjedhimisht nuk çon as në humbje tëdhëmbit.
Kur gingivitisi nuk mjekohet, ai mund të çojë deri te një formë më e avancuar e sëmundjes së mishit të dhëmbit që quhet periodontitis (që do të thotë “inflamacion rreth dhëmbit”). Te periodontitis, mishi i dhëmbëve largohet nga dhëmbi dhe krijon hapësira (të quajtura gropëza) të cilat bëhen të infektuara. Sistemi imun i organizmit i lufton bakteret, derisa pllakëza e butë shpërndahet dhe zhvillohet nën kufirin e mishit të dhëmbit. Por lëndët helmuese që lëshojnë bakteret dhe përgjigja natyra e organizmit ndaj infeksionit fillojnë ta zbërthejnë ashtin dhe indin lidhor që mban dhëmbin të shtrënguar në vend (nofull). Nëse nuk mjekohet, ashti, mishi i dhëmbëve dhe indi mbajtës përreth dhëmbit shkatërrohen. Dhëmbi mund të lëvizë, të prishet dhe duhet të largohet.
Duhani – Keni nevojë edhe për një arsye për të lënë duhanin? Pirja e duhanit është një prej faktorëve më të dukshëm të lidhur me paraqitjen e sëmundjes së rishittë dhëmbëve. Për më tepër, pirja e duhanit mund të ulë shanset për mjekim të suksesshëm.
Ndryshimet hormonale te femrat – Këto ndryshime të hormoneve të cilat ndodhin te femrat mund t’i bëjnë mishrat e dhëmbëve më të ndjeshëm dhe më të lehtë për t’u zhvilluar gingivitisi.
Diabeti – Njerëzit të cilët janë të prekur nga diabeti kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga infeksionet, përfshirë edhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve.
Sëmundjet tjera – Sëmundjet si kanceri ose AIDS-i dhe trajtimet për këto sëmundje mpo ashut mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e mishit të dhëmbëve.
Barnat – Ka me qindra barna të përshkruara dhe barna që merren pa përshkrim të mjekut të cilat ulin sasinë e pështymës që tajon organizmi, e cila ka efekt mbrojtës në gojë. Pa pështymë të mjaftueshme goja është më e ekspozuar ndaj infeksioneve si ato të mishit të dhëmbëve. Dhe disa medikamente mund të shkaktojnë rritje anormale të indit të mishit të dhëmbëve; kjo mund ta bëjë të vështirë që mishi i dhëmbëve të mbahet i pastër.
Ndjeshmëria gjenetike – Edhe gjenet luajnë rol në paraqitjen e sëmundjeve të mëdhave. Disa njerëz janë më të prirë ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve se sa të tjerët.
Kush preket nga sëmundja e mishit të dhëmbëve?
Njerëzit zakonisht nuk tregojnë shenja të sëmundjes së mishit të dhëmbëve deri në mes të viteve të 30-ta apo 40-ta. Meshkujt janë më të prirë të preken nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve se sa femrat. Edhe pse tinejxherët rrallë preken nga periodontitisi, ata mund të zhvillojnë gingivitis – një formë më të lehtë së sëmundjes së mishit të dhëmbëve. Më së shpeshti sëmundja e mishit të dhëmbëve zhvillohet kur pllakëzat lejohen të ndërtohen rreth dhe nën kufirin (buzën) e mishit të dhëmbëve).
Si mund ta dini se keni sëmundje të mishit të dhëmbëve?
Simptomat e mishit të dhëmbëve janë të ndryshme dhe përfshijnë:
Cilido prej këtyre simptomave mund të jetë shenjë e ndonjë problemi të madh, që duhet të kontrollohet nga një dentist.
Gjatë vizitës tuaj dentale, dentisti duhet:
Dentisti po ashtu mund t’ju udhëzojë:
“Marrë nga Mjeku” |
Mohamed Bousalma city al Ons,Siliana 6100 ,tunisia mohamed.bousalma@gmail.com +21620210640 Tunis, 23 September 2017 To the President to the TOLLO MED Subject: Dental technician training Holder of a higher technical diploma in dental technology from Tunis Central University, having completed internships during my university career and hopes soon to launch my own lab, I would increase my skills today. It is for this reason that I submit my application for training within your institution that will enable me to increase my knowledge by giving me the strong foundation necessary and structured to succeed in my mission and future projects. Autonomous, motivated, serious and organized, I think I have the skills to training in your company. Thanking you in advance for your attention to my candidacy, please accept, Madam, Sir, the expression of my sincere greetings. MOHAMED.BOUSALMA
Komentoni