Në veshka mund të formohen një ose më shumë ciste. Cisti i thjeshtë është forma më e shpeshtë e cisteve të veshkave. (Sqarim:Cisti i thjeshtë nuk është i ngjashëm me sëmundjen policistike të veshkave, e cila është një sëmundje progresive që mund të çojë deri te pamjaftueshmëria e veshkës). Një cist i thjeshtë i veshkës, zakonisht nuk është i dëmshëm. Shkaktarët Ende nuk janë të njohur mirë shkaktarët e cisteve të thjeshta të veshkave, por mendohet se këto ciste nuk janë trashëguese. Mosha mund ta shtojë rrezikun, sepse rreth një e treta e njerëzve me moshë mbi 70-vjeçare kanë së paku një cist të thjeshtë të veshkave. Po ashtu, edhe madhësia e tyre mund të rritet me moshën. Një cist i thjeshtë i veshkave zakonisht nuk shkakton simptoma. Në shumicën e rasteve, mjeku i zbulon gjatë një ultrazëri ose tomografie të kompjuterizuar (CT) që bëhen për ndonjë arsye tjetër. Megjithatë, cistet e thjeshta të veshkave mund të: Shkaktojnë dhimbje anash, në shpinë, në pjesën e sipërme të barkut – nëse zmadhohen dhe shkaktojnë shtypje në organet ...
Lexo më shumëOvariumet (vezoret) janë dy organe të vogla të vendosura në secilën anë të mitrës në trupin e një femre. Ato prodhojnë hormone duke përfshirë estrogjenin, i cili nxit menstruacionin. Për çdo muaj, ovariumet lirojnë një ‘vezë të vogël’. Qeliza vezë lëshohet nëpër tubat uterine (fallopiane) duke qenë e gatshme për fertilizim (fekondim). Cikli i krijimit dhe lirimit të qelizës vezë quhet ovulacion. Shkaktarët e cisteve të vezoreve Ekzistojnë disa tipa të cisteve të vezoreve, ndërsa më i shpeshtë është cisti funksional. Ky formacion krijohet kur nuk lirohet qeliza vezë ose kur nuk shpërbëhet folikuli (ku formohet qeliza vezë) pas lëshimit të qelizës vezë. Tipat tjerë të cisteve janë: Ovariumet policistike.Në sindromën policistike të ovariumeve, folikulet në të cilat qelizat vezë piqen normalisht, nuk hapen – ashtu që formohet cisti. Endometriomat.Te femrat me endometriozë, indi i mitrës zhvillohet në pjesë të tjera të trupit duke përfshirë edhe ovariumet. Mund të shkaktojnë dhimbje të mëdha dhe të pengojnë fertilitetin (pjellorinë). Cistadenomat.Këto ciste formohen nga qelizat n&e...
Lexo më shumëMëlçia e shëndetshme: Krijon proteina Ndihmon luftimin infeksioneve Pastron gjakun Ndihmon tretjen e ushqimit Akumulon një formë të sheqerit të cilin më pas organizmi e shfrytëzon për energji. Një mëlçi me shumë ind të dhëmbëzuar nuk mund të funksionojë si duhet. Ju nuk mund të jetoni pa një mëlçi e cila funksionon. Por trajtimi i hershëm mund të kontrollojë simptomat dhe e pengon cirrozën të mos përkeqësohet. Çfarë e shkakton cirrozën? Në mesin e shkaktarëve të cirrozës janë: Përdorimi i tepruar i alkoolit; Disa barna, medikamente dhe lëndë kimike helmuese; Infeksione; Hepatitit kronik B, C ose D – infeksione virusale të cilat sulmojnë mëlçinë; Hepatiti autoimun, që bën që sistemi imun i organizmit t’i shkatërrojë qelizat e mëlçisë; Sëmundja e dhjamosjes joalkoolike të mëlçisë, që shpesh shkaktohet nga obeziteti; Sëmundjet të cilat dëmtojnë ose shkatërrojnë rrugët biliare – kanalet të cilat bartin bilën nga mëlçia. Disa sëmundje të trashëguara – sëmundje të cilat janë përcjellë nga prindërit te f...
Lexo më shumëDiarreja nënkupton zbrazje të shpeshtë, të tepërt dhe të hollë (të lëngshme) e zorrëve. Në mjekësi, diarreja definohet si një gjendje kur organizmi ka numër të shtuar të barkqitjeve gjatë një dite të vetme (ose mbi 3 barkqitje në ditë). Jashtëqitja, e quajtur në mjekësi feces, është pjesa që ne e nxjerrim në tualet përmes rektumit dhe anusit. Fecesi përmban atë që mbetet pasi sistemi digjestiv absorbon lëndët ushqyese dhe lëngjet nga ajo çfarë ne hamë dhe pimë. Nëse trupi nuk i absorbon lëngjet, dhe nëse sistemi juaj digjestiv krijon më lëngje shtesë, fecesi do të jetë i shpeshtë dhe i lëngshëm. Fecesi i lëngshëm përmban më shumë ujë, kripë dhe minerale, dhe peshon më shumë se fecesi i thatë. Diarreja në një aspekt prek po thuajse çdo person gjatë jetës. Diarreja mund të jetë akute dhe kronike. Diarreja që vjen papritur dhe kalon pas një periudhe prej 1-2 ditësh (ndonjëherë edhe më shumë), zakonisht emërohet si “diarreja akute”. Shumica e njerëzve me diarre akute shërohen vetvetiu dhe pa nevojë për intervenime me terapi. Diarreja që zgjat së paku disa ja...
Lexo më shumëNjerëzit me bulimi nuk mund të ngopen me kohë, pasi ushqimi u mundëson atyre të ndjehen komfort. Por pasi hanë shumë, kjo i bën ata të mos ndjehen rehat. Pasi ngopen, ata ndjehen të turpëruar, fajtor, dhe kanë frikë mos shtojnë peshë. Kjo i bën ata ta zbrazin ushqimin. Pa trajtim, ky cikël “ngop dhe zbraz” mund të çojë te probleme shëndetësore serioze, afatgjate. Aciditeti në gojë nga vjellja mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve, sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe humbje të shtresës mbrojtëse (smaltit) të dhëmbëve. Çdo lloj zbrazje mund të çojë edhe te dobësimi i eshtrave (osteoporozë), sëmundje e veshkave, sëmundje të zemrës dhe madje edhe deri në vdekje. Nëse ju ose dikush që e njihni ka bulimi ose ndonjë sëmundje tjetër ushqimore, kërkoni ndihmë. Çrregullimet në ushqim mund të jenë të rrezikshme. Dhe vetëm dëshira nuk është e mjaftueshme për t’i tejkaluar këto problem. Trajtimi mund ta ndihmojë një person me çrregullime në të ushqyer të ndjehet më mirë dhe të jetë më i shëndetshëm. Çfarë e shkakton buliminë? T&eu...
Lexo më shumë