Regjistrohu/Kyçu

Cisti i veshkave

Në veshka mund të formohen një ose më shumë ciste. Cisti i thjeshtë është forma më e shpeshtë e cisteve të veshkave.

(Sqarim: Cisti i thjeshtë nuk është i ngjashëm me sëmundjen policistike të veshkave, e cila është një sëmundje progresive që mund të çojë deri te pamjaftueshmëria e veshkës).

Një cist i thjeshtë i veshkës, zakonisht nuk është i dëmshëm.

Shkaktarët

Ende nuk janë të njohur mirë shkaktarët e cisteve të thjeshta të veshkave, por mendohet se këto ciste nuk janë trashëguese.

Mosha mund ta shtojë rrezikun, sepse rreth një e treta e njerëzve me moshë mbi 70-vjeçare kanë së paku një cist të thjeshtë të veshkave. Po ashtu, edhe madhësia e tyre mund të rritet me moshën.

Një cist i thjeshtë i veshkave zakonisht nuk shkakton simptoma. Në shumicën e rasteve, mjeku i zbulon gjatë një ultrazëri ose tomografie të kompjuterizuar (CT) që bëhen për ndonjë arsye tjetër.
Megjithatë, cistet e thjeshta të veshkave mund të:

  • Shkaktojnë dhimbje anash, në shpinë, në pjesën e sipërme të barkut – nëse zmadhohen dhe shkaktojnë shtypje në organet tjera.
  • Gjakderdhin.
  • Të infektohen, të shkaktojnë ethe, temperaturë ose shenja të tjera të infeksionit.
  • Dëmtojnë funksionin e veshkave (rrallëherë).

Nëse cisti juaj nuk jep simptoma ose komplikime, atëherë nuk keni nevojë për mjekim. Mjeku, thjesht, do t’i shikojë cistet që të sigurohet se ato nuk shkaktojnë ndonjë problem.

Mirëpo, nëse keni simptoma, atëherë ju duhet trajtim. Në këtë rast, mund t’i nënshtroheni një procedure, e cila përfshin këto hapa:

  • Mjeku e shpon cistin me një gjilpërë të gjatë përmes lëkurës, duke shfrytëzuar ultrazërin për orientim.
  • Mjeku e zbraz (aspiron) cistin.
  • Pastaj, mjeku e mbush cistin me një tretje që përmban alkool. Kjo bën që indi të ngurtësohet dhe zvogëlohen shanset për përsëritje.

Zakonisht kjo është krejt çfarë duhet për të trajtuar një cist të thjeshtë të veshkave. Por, në disa raste cisti do të kthehet dhe do rimbushet me lëng.

Në rast se keni një cist të madh ose një që përsëritet pas aspirimit, atëherë mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Operacioni bëhet përmes laparoskopisë, ndërsa ju duhet të qëndroni në spital vetëm një ose dy ditë pas ndërhyrjes.

“Marrë nga Mjeku”


Nazi 15/09/2024

Nese cista pilcet qfar simtomash ka njeriu

Stina 21/07/2024

Un kam nje cist ne veshken emajtë dhe eshte 9cm eshte nje ciste e mbushur me uj mjeket mekan thane qe duhet me operu aka nevoj me operu apo jo?

Imrli 25/12/2023

Pershendetje Un kam tudi veshket me kista 10 kista ikam anen e djatht dhe filojn dhe rien. Dhe enen e majt ikam 15 kista njejt filojn dal gadal riten . Cka duhet me bo me pranu operim apo cka me zugjeroni

alteo 16/09/2022

pershendetje nese munde te me ndimoni me nje pergjigje djali ime ka lindur me uje nje njeren veshk dhe e kan ber operim po nuk i ka zend vend a mund te sherojet

Valentina 26/08/2021

Une kame ne te dy veshkat cista dhe si mund ti eleminoj kta cista jan me uj

Naim 07/01/2021

Une kame ne te dy veshkat cista dhe si mund ti eleminoj kta cista

Adhur,Bregu 22/03/2020

I.kam,tedyja.veshkat,me.kise,si.munt.ti.eleminoj.cfar.me.keshidhoni

Nazlije 15/02/2020

Pershendetje Un e kam me nje veshk cista dhe tjetri veshk nuk um funksIonen hiq qfar duhet te bejm

liliana 26/12/2019

jam egzaminu dhe nga eco u kostatu nje cist 6.3cmju lutem me rekomandoni nje mjek ose si duhet ta mjekoj

ymeri 13/11/2018

Jam egzaminu dhe nga eko u kostatu kist ne veshken e majte 10.4 cm,ndersa ne te majten dy tre kiste me i madhi 4 cm,shqetsime deri me tani nuk kam. Ke mjek me rekomandoni te takoj, ose si duhet ti mjekoj. . e6

Vebia 17/06/2018

Nese lengu ne ciste shoerthen A ka pasoja ne organzem

Fatbardh 01/11/2017

kur costin esht 6 cm a mud zbrazet all duet operohet

Komentoni