Diarreja nënkupton zbrazje të shpeshtë, të tepërt dhe të hollë (të lëngshme) e zorrëve. Në mjekësi, diarreja definohet si një gjendje kur organizmi ka numër të shtuar të barkqitjeve gjatë një dite të vetme (ose mbi 3 barkqitje në ditë).
Jashtëqitja, e quajtur në mjekësi feces, është pjesa që ne e nxjerrim në tualet përmes rektumit dhe anusit. Fecesi përmban atë që mbetet pasi sistemi digjestiv absorbon lëndët ushqyese dhe lëngjet nga ajo çfarë ne hamë dhe pimë. Nëse trupi nuk i absorbon lëngjet, dhe nëse sistemi juaj digjestiv krijon më lëngje shtesë, fecesi do të jetë i shpeshtë dhe i lëngshëm. Fecesi i lëngshëm përmban më shumë ujë, kripë dhe minerale, dhe peshon më shumë se fecesi i thatë.
Diarreja në një aspekt prek po thuajse çdo person gjatë jetës.
Diarreja mund të jetë akute dhe kronike. Diarreja që vjen papritur dhe kalon pas një periudhe prej 1-2 ditësh (ndonjëherë edhe më shumë), zakonisht emërohet si “diarreja akute”. Shumica e njerëzve me diarre akute shërohen vetvetiu dhe pa nevojë për intervenime me terapi. Diarreja që zgjat së paku disa javë (rreth katër) quhet “diarre kronike”. Gjatë diarresë kronike simptomat mund të jenë të vazhdueshme, ose mund të vijnë dhe të largohen.
Diarreja kronike, në mënyrë të veçantë, kërkon një kujdes mjekësor për të gjetur shkaktarin që qëndron mbrapa saj dhe që nxit komplikimet, siç është dehidrimi i organizmit. Dehidrimi është më i shpeshtë tek fëmijët, organizmi i të cilëve ka më shumë ujë se sa ai i të rriturve. Duhet pasur parasysh se pasojat e dehidrimit mund të jenë fatale.
Diarreja mund të vijë si pasojë e shkaqeve të ndryshme. Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj janë:
- Infeksionet, si:
Ju mund të prekeni nga agjenti infektues përmes kontaktit me ndonjë individ i cili e ka atë, ose mund ta merrni pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar ose pirjes së ujit të kontaminuar. Nëse hani ushqim i cili ka qenë i gatuar në mënyrë jo të duhur ose që është kontaminuar pas gatimit, mund të merrni helmim nga ushqimi, gjë që mund të çojë në diarre. Fëmijët të cilët vizitojnë çerdhe të kujdesit ditor si dhe familjet e tyre janë më të prirë të jenë të ekspozuar ndaj agjentëve të sigurt infektues.
Tek shumë njerëz të cilët udhëtojnë në vendet të tjera paraqitet e ashtuquajtura “diarreja e udhëtarëve”, zakonisht pas pirjes së ujit të kontaminuar. Diarreja infektuese është rrezik i pjesshëm në vendet në zhvillim ku është vështirë të mbahen uji i pistë dhe ujërat e zeza të ndara nga uji që shfrytëzohet për gatim, pirje dhe larje, dhe ku pajisjet joadekuate e bëjnë të vështirë të praktikohet higjiena e mirë personale.
- Paaftësia për të tretur disa ushqime, përfshirë mos tolerancën për laktozë, vështirësitë në tretjen e sheqerit që gjendet në produktet me tharm; sëmundjet e zorrëve, paaftësia për të tretur grurin dhe disa drithëra të tjera; dhe problemet pankreatike, siç janë ata që shkaktohen nga fibroza cistike, e cila ndërhyn në prodhimin e disa substancave të rëndësishme tretëse.
- Sëmundjet të cilat prekin traktin gastrointestinal si ato të lukthit, zorrës së hollë, zorrës së trashë, si sëmundja e Crohnit.
- Sindroma irrituese e zorrëve, që mund të shkaktojë periudha alternative të diarresë dhe konstipacionit (kapsllëkut).
- Largimi i një pjese të zorrës me anë të operacionit. Zorrët e shkurtuara mund të jenë të paafta për të absorbuar të gjithë substancën që ju e hani. Kjo emërtohet si sindromi i zorrës së shkurtër.
- Largimi kirurgjik i fshikëzës së tëmthit. Rritja e bilës në zorrë mund të rezultojë me jashtëqitje të qullët.
- Disa sëmundje të sistemit endokrin (hormonal), përfshirë çrregullimet tiroide, diabeti, sëmundja adrenale dhe sindromi Zollinger – Ellison.
- Disa tumore të rralla që prodhojnë substanca shkaktare të diarresë.
- Shpeshherë asnjë shkaktar i diarresë mund të mos gjendet. Por, derisa diarreja zgjat vetëm disa ditë, nuk është e nevojshme të gjendet shkaktari.
- Shumë barna mund të shkaktojnë diarre. Barnat që mund të shkaktojnë diarre janë një numër i antibiotikëve , antacidet që përmbajnë magnez, laksativët, digitalinat, diuretikët, barnat për kemoterapi, agjentët që zbresin nivelin e kolesterolit, litiumi, teofilina, hormoni tiroid dhe kolkicina. Terapia e radiacionit për kancerin e prostatës ose tumoret në abdomen mund të dëmtojnë zorrët dhe të shkaktojë diarre. Helmet si insekticidet, kërpudhat psikodelike dhe arseni mund të shkaktojnë diarre si edhe mbipërdorimi i kafeinës ose alkoolit.
Përveç jashtëqitjes së shpeshtë dhe të lëngshme, simptomat tjera të diarresë mund të jenë:
Si pasojë e diarresë ju mund të ndjeni dhimbje në stomak ose mund të jeni të dehidruar. Nëse virusi ose bakteri është fajtor për diarrenë tuaj, ju mund të keni edhe ethe dhe dridhje dhe jashtëqitje me gjak.
Dehidrimi
Me dehidrim nënkuptohet kur organizmi juaj nuk ka mjaft lëngje për të funksionuar normalisht. Çdo herë kur ju keni lëvizje të zorrëve, ju humbni lëngje. Diarreja bën që ju të humbni edhe më shumë lëngje. Ju po ashtu humbni kripë dhe minerale si natrium, klor dhe kalium. Këto ndikojnë në sasinë e ujit që qëndron në organizmin tuaj.
Dehidrimi mund të jetë serioz, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, dh njerëzit me sistem të dobët imun.
Shenjat e dehidrimit te të rriturit janë:
Shenjat e dehidrimit te foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë:
Po ashtu kur njerëzit janë të dehidruar, lëkura e tyre nuk kthehet në normalitet menjëherë, pasi të jetë shtypur dhe lëshuar me butësi.
Për të gjetur shkaktarët e diarresë, mjeku mund të bëjë:
Nëse keni diarre kronike, mjeku juaj mund të bëjë disa teste të tjera për të parë shenja të sëmundjes.
Kur duhet ta vizitoni mjekun për diarre?
Ju duhet ta vizitoni mjekun nëse keni njërën prej këtyre simptmave:
Diarreja shpesh largohet vetë, por ndonjëherë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi më serioz.
Kur duhet ta çoni fëmijën te mjeku?
Dërgojeni fëmijën tuaj te mjeku menjëherë nëse ai/ajo ka njërën prej këtyre simptomave:
Fëmija mund të bëhet i dehidruar shumë më lehtë se sa të rriturit. Nënshtrimi ndaj një trajtimi të shpejtë është më se i rëndësishëm nëse foshnja juaj është gjahut muaj ose më i/e vogël.
Diarreja trajtohet duke zëvendësuar lëngjet, kripën dhe mineralet e humbura, për të parandaluar dehidrimin. Marrja e barnave për ndalimin e diarre po ashtu mund të jetë e dobishme në disa raste. Barnat të cilat mund t’i blini pa përshkrimin e mjekut janë:
Ndaloni konsumin e tyre nëse simptomat përkeqësohen ose nëse diarreja zgjat më shumë se dy ditë. Nëse keni diarre me gjak, ju nuk duhet të përdorni barna pa përshkrimin e mjekut. Këto barna mund ta bëjnë diarrenë të zgjatë më shumë. Mjeku zakonisht do t’ju përshkruajë antibiotikë në vend të tyre.
Barnat e diarresë që lejohet të merren pa recetë të mjekut, mund të jenë të dëmshme për bebet dhe fëmijët. Bisedoni me kujdestarin mjekësor para se t’ia jepni fëmijës këto barna.
Ushqimi dhe dieta
Për ta parandaluar dehidrimin kur keni diarre, është e rëndësishme të pini sa më shumë ujë, por ju po ashtu duhet të pini lëngje të cilat kanë natrium, klor dhe kalium.
Të rriturit duhet të pinë ujë, lëngje të pemëve, pije me gaz pa kafeinë, dhe supë të kriposur.
Fëmijët duhet të pinë tretësira orale rehidruese (tretësira që rikthejnë kripën dhe mineralet për të parandaluar dehidrimin). Këto mund t’i merrni në barnatore dhe gjerësisht njihen si ORS (nga anglishtja: oral rehydration solutions).
Nëse keni diarre hani ushqime të buta si:
Nëse vëreni se ushqime të caktuara shkaktojnë diarre, mundohuni t’i shmangni ato.
Derisa pritni për diarrenë të kalojë, shmangni ushqimet të cilat e përkeqësojë atë, si:
Gjatë dhe pas një episodi të diarresë, disa njerëz kanë probleme ta tretin laktozën (sheqerin e qumështit) dhe produktet e qumështit. Megjithatë, ju mund të jeni në gjendje ta tretni jogurtin. Konsumimi i jogurtit me kultura aktive (të gjalla) bakteriale (jogurt probiotik) ndihmon të ndjeheni më mirë më shpejt. Kur foshnjat kanë diarre, vazhdoni dhënien gji ose formulën (qumështin pluhur) për ta ushqyer si zakonisht.
Pasi keni pasur diarre të shkaktuar nga ndonjë virus, problemet e tretjes së laktozës mund të zgjatin nga katër deri në gjashtë javë. Ju mund të keni diarre për një periudhë të shkurtër pasi keni ngrënë ose pirë qumësht ose produkte të qumështit.
“Marrë nga Mjeku” |
Prsh , bej nevojen e madhe brenda 1 ore 3,4 her ngjyren e kam shum te quditshme , dhimbjet e barkut , kjo esht qe nja 2 ose 3 jav nuk pom kalon , a ka dikush mem ndihmu ju lutem se kam dhimbje te tmershme , plus edhe vrima anale me esht fry me esh be hemoroide prej shkuarjes se shpesht ne banjo , flm nese dikush me ndihmon
Kom barkeqitje qe 1 muj mos eshte shkaktar perdorimi i kremave jo adekuate ndaj hermoroideve,a di dikush te me tregoj se Hermoridet(zorra e trash)eshte fajtore.
Kom nevoj mem kallxu shkoj ne banjo 6-7 dit kom veten pakqitje te holla munet dikush mem tregu diqka
Psh kam djalin 9 vjec eshte me diarre ka 4 dite del 4 deri ne 5 here ne dite si ngjyre e Verdhe dhe si uje I kam nisur ilace si me ka dhene doctori po spo I bejne efekt .2 ditet e para kishte dhe temperature 38 deri 39 po pastaj i kaloi po diarreja nuk po I kalon ju lutem ndonje keshillw
Ata që kanë diarre më shum se 1 muaj dhe nuk kan ndihmuar terapit nga mjeku ju kisha preferuar të bëni analizen e Intolerances së Laktozës dhe të tjerave.
ju lutem kontrolloni gjendrat tiroide sepse nga ato vjen kam pas rastin ne shtepi ku ka shkuar deri ne -16 kile per nje muaj e diqka e sdinin qti benin derisa beri analizen adekuate per tiroide i dolen te crregulluara, me disa mjekime te duhura dhe ushiqme u rikthye vlera ne normale
Prshndetje kam mamin pre dy muaj me djare mbas djares si emoraghi te errt mbas mjekimeve nuk ka ghakderdhje po vec djare dhe mjekt bej anlza jep mjekime e nuk i thon nga se vjen si mun te ndimoni ju lutem
Pershendetje,kam nje diarre shum te fort dmth rrejt 7-8 muaj qe vazhdon cdo dit,diarrea shoqerohet me dhimbje barku aspak te lehta, diarre me ngjyr te verdh dhe e holl si uji,5-6 her ose me shum ne dite,,,,me duhet nje ndihme sa me e shpejt te jet e mundur,faleminderit!!!!!!!!
Pershendetje kam djarre mbi 4 5 her ne dit sa te haj dicka dal ne tualet kam 3 muaj e kusur kam pir ca ilace por skam efekte zorret gjith naten kercasin ca te bej nga se vjen kjo gje spo gjej karar fare ju luteme thoni cte veproj
Pershendetje doja tju pyes ju lutem kam gati dy muaj qe kam mare nje kure per Stomakun Pylera dhe Omepraxol kunder nje bakteri ne Stomak Helicobakter i perdora ilacet per dy dit dhe kisha komplikacione pastaj i nderpreva ato dhe nga mjeku i familjes i zevendesova me Clarilind 500mg dhe Amoxicilin 1000 dhe i perdora per 7 dite .Nuk kam pasur asnje permisim kam shum gropesira gaz ne stomak dhe dierre kronike 3-4 here ne dite .Ju lutem a mund te me thoni si mund te veproj cfare me duhet te bej ?
Ju lutem me ndimoni kam bar qitje veq si uj shum shpesh ju lutem me kshilloni si me veprua
ju lutem qe te me kshilloni qe ta ndali ket barkqiteje me gjak te kuq sepse ajopo me mundon shum qdo 5 min duhet me dal ne taulet ju lutem beni diqka qe te shenoshem sa me par
Pershendetjete gjithve Motren e kam me tug e barkqitje qe 3 jav e hiq sosht ka i kalon ju lutem tregomni si mundem ti ndihmoj motres? Analizat te gjitha ja kemi bër te gjitha i kan dal mir .ka qen e shtrime QKU dy jav po as gje smujten mi ndihmu ju lutem ndihmoni se motra osht shummm keq ni pik uj me pi e vjellle edhe barkqitje ka shum mbrenda dites ju lutem ndihmoni ?
Komentoni