Ciroza e mëlçisë
Mëlçia e shëndetshme:
- Krijon proteina
- Ndihmon luftimin infeksioneve
- Pastron gjakun
- Ndihmon tretjen e ushqimit
- Akumulon një formë të sheqerit të cilin më pas organizmi e shfrytëzon për energji.
Një mëlçi me shumë ind të dhëmbëzuar nuk mund të funksionojë si duhet. Ju nuk mund të jetoni pa një mëlçi e cila funksionon. Por trajtimi i hershëm mund të kontrollojë simptomat dhe e pengon cirrozën të mos përkeqësohet.
Çfarë e shkakton cirrozën?
Në mesin e shkaktarëve të cirrozës janë:
- Përdorimi i tepruar i alkoolit;
- Disa barna, medikamente dhe lëndë kimike helmuese;
- Infeksione;
- Hepatitit kronik B, C ose D – infeksione virusale të cilat sulmojnë mëlçinë;
- Hepatiti autoimun, që bën që sistemi imun i organizmit t’i shkatërrojë qelizat e mëlçisë;
- Sëmundja e dhjamosjes joalkoolike të mëlçisë, që shpesh shkaktohet nga obeziteti;
- Sëmundjet të cilat dëmtojnë ose shkatërrojnë rrugët biliare – kanalet të cilat bartin bilën nga mëlçia.
Disa sëmundje të trashëguara – sëmundje të cilat janë përcjellë nga prindërit te fëmijët – po ashtu mund të shkaktojnë cirrozë:
- Hemokromatoza, një sëmundje e cila bën që hekuri të mblidhet në mëlçi;
- Sëmundja Wilson, një gjendje e cila bën të grumbullohet bakri në mëlçi;
- Porphyria, një sëmundje e cila prek lëkurën, palcën e kockave dhe mëlçinë.
-
Cilat janë simptomat e cirrozës?
Ju mund të mos keni simptoma në fazat e hershme të cirrozës. Derisa cirroza përkeqësohet ju mund të keni këto shenja:
- Të ndjeheni të lodhur ose dobët
- Të humbni apetitin
- Të ndjeni mundim në lukth
- Të humbni peshë
- Të vëreni enë gjaku me ngjyrë të kuqe, në formë rrjete merimange nën lëkurën tuaj.
-
Cirroza mund të çojë në probleme të tjera serioze:
- Ju mund të nxiheni ose të gjakoseni me lehtësi, ose të keni gjakderdhje nga hundët
- Ju mund të keni fryrje ose ënjtje pasi lëngjet mblidhen në këmbët ose abdomenin tuaj – zonën në mes gjoksit dhe legenit. Mbledhja e lëngjeve në këmbët tuaja quhet edemë; mbledhja e lëngjeve në abdomen quhet ascites.
- Medikamentet, përfshirë edhe ato që merren pa recetë të mjekut si suplementët me vitamina ose produktet bimore farmaceutike, mund të kenë një ndikim të fuqishëm në ju. Mëlçia juaj nuk arrin t’i zbërthejë medikamentet si do t’i zbërthente një mëlçi e shëndetshme.
- Materiale të panevojshme nga ushqimi mund të mblidhen në gjak ose tru dhe të shkaktojnë konfuzion ose vështirësi në të menduar.
- Presioni i gjakut mund të rritet në venat e mëlçisë, një sëmundje e quajtur hipertension portal
- Venat e zmadhuara, në mjekësi të quajtura varikozë, mund të zhvillohen në ezofag dhe stomak. Varikozat mund të gjakosen përnjëherë, duke bërë që ju të villni gjak ose nxirrni gjak gjatë zbrazjes së zorrëve.
- Lëkura juaj dhe zona te bardha të syve mund të bëhen të verdha, një sëmundje që quhet verdhëza.
- Ju mund të keni të kruara të ashpra.
- Ju mund të zhvilloni edhe gurrë në tëmth.
-
Në stadet e hershme, cirroza mund të shkaktojë ënjtje të mëlçisë. Pastaj, sa më shumë që indi i dhëmbëzuar zëvendëson indin e shëndetshëm, mëlçia juaj tkurret.
Te një numër i vogël i njerëzve me cirrozë po ashtu mund të paraqitet kanceri i mëlçisë.
-
Si diagnostikohet cirroza?
Mjeku juaj do të t’ju ekzaminojë (kontrollojë) juve dhe mund të bëjë këto analiza:
- Analizat e gjakut për të parë nëse mëlçia juaj funksionon në rregull;
- Fotografime të mëlçisë, të cilat mund të tregojnë madhësinë e saj dhe të tregojnë nëse ka ënjtje ose tkurrje;
- Biopsi të mëlçisë, gjatë të cilës mjeku përdor një gjilpërë për të marrë një pjesë të vogël të indit të mëlçisë dhe për ta kontrolluar atë më pas me mikroskop, për të parë nëse ka ind të dhëmbëzuar.
-
Çka nëse trajtimi i cirrozës nuk funksionon?
Nëse është formuar shumë ind dhëmbëzor, mëlçia juaj mund të bllokojë së funksionuari. Atëherë ju do të keni nevojë për një transplantim të mëlçisë. Një transplant i mëlçisë mund t’ju kthejë juve në shëndet të mirë.
Si trajtohet cirroza?
Në momentin që te ju paraqitet cirroza, asgjë nuk mund ta largojë indin e dhëmbëzuar. Por duke trajtuar shkaktarët e saj, ju pengoni cirrozën të mos përkeqësohet. Për shembull, nëse cirroza vjen nga përdorimi i tepruar i alkoolit, trajtimi do të fokusohet për të ndaluar krejtësisht alkoolin. Nëse cirroza shkaktohet nga hepatitit C, atëherë virusi i hepatitit C trajtohet me medikamente.
Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë trajtim në bazë të shkaktarit të cirrozës tuaj dhe të simptomave që ju keni. Diagnostikimi i hershëm dhe ndjekja me kujdes e planit të trajtimit, mund të ndihmojë shumë njerëz me cirrozë. Në stadet e vonshme të cirrozës, trajtime të caktuara mund të mos jetë efektive. Në këtë rast mjeku dhe ju duhet të fokusoheni për të parandaluar ose menaxhuar problemet të cilat cirroza mund t’i shkaktojë.
Komentoni