Veshkat ju ndihmojnë për filtrimin e mbetjeve (substancave të dëmshme/të panevojshme), lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga gjaku juaj. Ato janë po ashtu të rëndësishme për prodhimin e qelizave të gjakut dhe për shëndetin e kockave. Nëse veshkat nuk funksionojnë si duhet, substancat e dëmshme grumbullohen në organizëm, mund të rritet shtypja e gjakut dhe mund të rritet sasia e lëngut në inde (gjë që shkakton ënjtjen e quajtur edem). Nëse veshkat tuaja dështojnë, atëherë ju nevojitet një trajtim që shpëton jetë e që quhet dializë, për të kryer punën e tyre.
Dializa e veshkave është një trajtim mbështetës për jetën, i cili shfrytëzon një makinë speciale për të filtruar mbetjet e dëmshme, kripërat dhe tepricën e lëngut nga gjaku. Ky veprim rikthen gjakun në baraspeshë normale dhe të shëndetshme. Dializa zëvendëson shumë funksione të rëndësishme të veshkave.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të dializës së veshkave:
Gjatë hemodializës pacienti është i lidhur për një makine, e cila merr përsipër punën e veshkave për filtrimin e gjakut. Para seancës së parë, mjeku duhet të krijojë një hyrje në një enë gjaku, ashtu që organizmi juaj të lidhet me makinën filtruese gjatë çdo vizite. Kjo quhet qasje (hyrje) vaskulare - është një vend në trupin tuaj, ku gjaku mund të dalë dhe të kthehet.
Kjo mund të bëhet:
Mund të keni nevojë për qasje të përkohshme ose të përhershme. Forma e qasjes dhe kohëzgjatja e nevojës varet nga gjendja individuale. Ekspertët rekomandojnë që të krijohet hyrja disa javë ose disa muaj para se të bëni seancën e parë të dializës, në mënyrë që të ketë mundësi për t’u shëruar para se të përdoret.
Gjatë procesit të hemodializës gjaku rrjedh dalëngadalë nëpër një filtër të veçantë në makinë. Filtri largon mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga organizmi, por ruan baraspeshën e duhur të mineraleve, si kaliumi dhe natriumi. Pasi të pastrohet, gjaku kthehet në trup.
Pacientët shpeshherë kanë nevojë për dializë disa herë brenda javës. Sa kohë zgjat një seancë e hemodializës varet nga:
Dializa peritoneale e pastron gjakun duke përdorur zonën e abdomenit si filtër. Kjo metodë bën pastrimin e gjakut derisa pacienti është në gjumë, është duke punuar ose është duke kryer aktivitetet e përditshme.
Para seancës së para të dializës peritoneale, nevojitet ndërhyrje kirurgjike ashtu që të krijohet qasje (hyrje) në hapësirën abdominale. Kirurgu do të bëjë një prerje të vogël, zakonisht në pjesën e belit, një tub plastik i quajtur kateter futet nëpër këtë hyrje brenda zonës që rrethon stomakun dhe në afërsi të organeve – që quhet kaviteti (zgavra) peritonal.
Kur të vijë koha për dializë, vendoset një tretësirë pastruese e quajtur dializant nëpër kateter. Një dializë peritoneale përbëhet nga tre hapa:
Procesi i zbrazjes dhe mbushjes, që quhet shkëmbim, mund të zgjasë rreth 30-40 minuta. Mund të keni nevojë për katër shkëmbime në ditë. Janë dy lloje kryesore të dializës peritoneale. Secili ka orar të veçantë të shkëmbimit.
Kush ka nevojë për dializë?
Dializa e veshkave është trajtim i domosdoshëm për njerëzit me sëmundje të veshkave në stadet e fundit ose me pamjaftueshmëri të përhershme të veshkave. Keni nevojë për dializë nëse keni humbur nga 85 deri në 90 për qind të funksionit të veshkave.
Hemodializa më së shpeshti përdoret për trajtimin e njerëzve që kanë sëmundje të veshkave në stadet e fundit. Ndërkaq, fëmijët që kanë nevojë për dializë, zakonisht i nënshtrohen dializës peritoneale.
Çfarë të pritet nga dializa?
Procesi i dializës vetvetiu nuk shkakton dhimbjes ose siklet. Megjithatë, disa pacientë mund të zhvillojnë shtypje të ulët të gjakut, që mund të shkaktojë kokëdhimbje, ngërçe, nauze dhe vjellje. Këto pakëndshmëri zakonisht largohen pas disa seancave.
Nëse jeni në dializë, po ashtu mund të ndjeni se:
Shumica e pacientëve me hemodializë kanë nevojë për trajtim tri herë në javë nga tre deri në pesë ose më shumë orë në ditë. Seanca zakonisht kryhet në një qendër për dializë ose në spital, edhe pse disa pacientë së bashku me ndonjë anëtar të familjes, mund të mësohen sesi ta kryejnë në shtëpi procedurën.
Pacientët me dializë peritoneale kanë pakëz më shumë pavarësi, sepse kjo formë e dializës nuk duhet kryer në ndonjë klinikë. Mund të kryhet derisa pacienti i kryen obligimet dhe aktivitetet e përditshme.
Te njerëzit që shfrytëzojnë dializën peritoneale shqetësim i shpeshtë janë infeksionet e lidhura me përdorimin e kateterit. Pastrimi i zonës së kateterit dhe largimi i baktereve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme. Nëse një infeksion prek zgavrën peritoneale, atëherë nuk mund të vazhdoni më me dializën peritoneale.
Si të parandaloni infeksionet:
Nëse keni një sëmundje të veshkave, mjeku do t’ju rekomandojë ndryshime në ushqimin tuaj. Ndjekja e një diete të veçantë është shumë e rëndësishme për trajtimin me dializë. Dieta dallon varësisht nga lloji i dializës që shfrytëzoni. Specialisti i veshkave (nefrologu) do t’ju këshillojë se çfarë masash dietetike duhet të merrni.
P.sh. padyshim që duhet t’i kufizoni lëngjet dhe kripërat. Mbani mend se lëngjet nuk gjenden vetëm në pije – supa, pemët, madje edhe akullorja, përmbajnë sasi të madhe të ujit që mund të ndikojë në baraspeshën ujore të organizmit. Po ashtu, mund të këshilloheni të kufizoni ushqimet që kanë shumë fosfor dhe kalium, si dhe të konsumoni ushqim të pasur me proteina.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni