Truri është organi më i rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ai kontrollon të pesë ndjenjat, si edhe aftësinë për të folur dhe lëvizur.
Ana e djathtë e trurit kontrollon anën e majtë të trupit, dhe ana e majtë e trurit kontrollo të djathtën e trupit.
Truri është një ind i butë, sfungjeror. Ai mbrohet nga eshtrat e kafkës dhe tre membrana të holla të quajtura meningjite. Një lëng ujor i quajtur lëngo truroshpinor po ashtu jep një mbrojtje shtesë për trurin duke e bërë atë elastik ndaj tronditjeve.
Një rrjet i nervave dërgojnë mesazhe nga trupi në tru dhe anasjelltas. Tre pjesët kryesore të trurit që kontrollojnë aktivitete të ndryshme janë:
Ka shumë lloje të qelizave në tru. Qelizat e të menduarit, qelizat përgjegjëse për aktivitetin trunor, njihen si neurone. Qelizat tjera në tru ndihmojnë kujdesin për neuronet; ato njihen si “qeliza gliale”.
Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar. Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm, duke shkaktuar rritje anormale të quajtura tumor.
Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit, ai quhet tumor beninj ose jo-kanceroz. Tumoret beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën.
Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të indeve, ai quhet tumor malinj, ose kancer. Kanceret ndonjëherë mund të jenë kërcënuese për jetën. Qelizat kanceroze mund po ashtu të shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.
Trajtimi i kancerit fokusohet në vrasjen ose kontrollimin e qelizave anormale kanceroze të cilat zhvillohen.
Kanceret në organizëm emërohen në bazë të vendit ku kanceri ka filluar. Kanceri i cili fillon në tru gjithmonë do të quhet kanceri i trurit, edhe nëse ai shpërndahet në vende të tjera.
Kanceri i cili fillon në tru, rrallë ndodh të shpërndahet jashtë truri. Ai ka prirje për t’u zhvilluar me shpejtësi dhe të zgjerohet dhe pushtojë indin rrethues të shëndetshëm të trurit dhe të shkaktojë paaftësi dhe vdekje. Edhe pse mjekët mund ta përcaktojnë vendin prej ku kanceri ka filluar, shkaktari i një kanceri zakonisht nuk mund të identifikohet.
Qelizat përmbajnë material trashëgues ose gjenetik të quajtur kromozome. Ky material gjenetik kontrollon rritjen e qelizave. Kanceri gjithmonë zhvillohet nga ndryshimet që ndodhin në këtë material gjenetik. Kur materiali gjenetik bëhet anormal, ai mund të humbë aftësinë për ta kontrolluar zhvillimin e tij.
Ndryshimet e menjëhershme në materialin gjenetik mund të ndodhin nga arsye të ndryshme. Këto ndryshime mund edhe të jenë të trashëguara nga prindërit.
Ndryshimet në materialin gjenetik po ashtu mund të ndodhin për shkak të ekspozimit të tij ndaj infeksioneve, barnave, duhanit, substancave të ndryshme dhe faktorëve të tjerë.
Deri sot, të vetmet shkaktarë të tumoreve ose kacereve në tru janë:
Ekspozimi ndaj vetë tekstilit dhe plastikave nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit në tru. Një histori familjare me kancere të trurit po ashtu rrit lehtësisht gjasat për t’u prekur nga kanceri i trurit.
Përdorimi i telefonave NUK është lidhur me rritjen e gjasave më të mëdha për t’u prekur nga kanceri i trurit.
Shumica e simptomave të tumoreve në tru përfshijnë kokëdhimbjen, që zakonisht vjen për shkak të presionit të cilin tumori bën në rrethinën e trurit. Krizat dhe konvulsionet po ashtu mund të ndodhin për shkak se tumori mund ta irritojë trurin.
Shenja të tjera të mundshme të tumoreve në tru përfshijnë:
Ka dy lloje kryesore të tumoreve të trurit: primare dhe metastatike. Tumoret primare fillojnë në tru. Tumoret metastatike fillojnë duku tjetër në organizëm por më pas kalojnë në tru.
Ka dy lloje të tumoreve primare: beninj dhe malinj. Tumoret beninje nuk përmbajnë qeliza kanceroze. Tumoret malinje, përmbajnë qeliza kanceroze.
Lloji më i shpeshti i tumoreve beninje primare quhen “meningioma”. Ata fillojnë në mbështjellësin e trurit të quajtur dura. Ata janë më të shpeshta te femrat se sa te meshkujt. Te pacientët më të moshuar, meningiomat e vogla duhet të përcillen nëse nuk shfaqen simptoma të dukshme. Meningiomat të cilat janë më të mëdha ose kanë tendencë për t’u bërë më të mëdha mund të duhet të largohen në mënyrë kirurgjike. Nëse i gjithë tumori largohet, nuk ka gjasa që meningioma të kthehet më.
Rrallë meningiomat mund të jenë malinje. Në raste të tilla, një ndërhyrje e dytë mund të jetë e patjetërsueshme dhe ndoshta edhe terapi me rrezatim.
Tumori më i shpeshtë primar malinj quhet “glioma”, pasi ai ka origjinë nga qelizat gliale. Gliomat mund të klasifikohen duke shfrytëzuar sistemin e shkallëzimit. Sistemi përdor katër shkallë, nga shkalla e ulët (shkalla 1), deri te shkalla e lartë (shkalla 4). Shkalla e tumorit i referohet mënyrës se si qelizat duken nën mikroskop. Qelizat e tumorit të shkallës së lartë duket më anormale dhe përgjithësisht rriten më shpejt se qelizat e tumorit të shkallës së ulët.
Tumoret e shkallës 1 janë më pak malinj dhe rriten më ngadalë. Nëse ata largohen krejtësisht me anë të ndërhyrjes kirurgjike, ata mund të eliminohen për një kohë të gjatë.
Tumoret e shkallës 2 kanë më shumë qeliza malinje në ta krahasuar me ata të shkallës 2. Ata shtohen disi më shpejtë dhe kanë tendencë të rishfaqen, shpesh edhe më kancerozë se herën e parë.
Tumoret e shkallës 3 dhe 4 janë shumë malinje dhe shpesh është vështirë të trajtohen. Tumoret e shkallës 4 po ashtu njihen edhe si glioblastoma multiforme. Këto tumore zakonisht kërkojnë që operacioni të largojë sa më shumë tumor që mundet, të pasuar me terapinë rrezatuese dhe kimioterapi.
Megjithatë kanceri i trurit rrallë ndodh të shpërndahet në zona të tjera. Madje edhe gliomat më malinje tentojnë të qëndrojnë në tru; ata rrallë dalin jashtë trurit.
Tumoret metastatike të trurit fillojnë diku tjetër në organizëm dhe më pas kalojnë në tru. Kanceret të cilat më së shpeshti prekin trurin janë kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit dhe kanceri i lëkurës.
Tumoret metastatike të trurit zakonisht gjenden pasi kanceri origjinal fillimisht është diagnostikuar. Tumoret metastatike të trurit zakonisht trajtohen me terapi rrezatuese dhe ndoshta edhe me kimioterapi.
Pacientët me tumor metastazues zakonisht iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike nëse:
Ndonjëherë tumori i trurit duhet të largohet si procedurë për të shpëtuar jetën.
Rezultatet te pacientët me tumore metatatike të trurit zakonisht varet nga shkalla e kancerit origjinal.
Diagnozat e tumorit të trurit zakonisht bëhet pasi me kujdes të analizohet historia dhe të bëhet një ekzaminim fizik, si shtesë e testeve radiologjike.
Skanimet e trurit me anë të CAT (tomografi kompjuterike aksiale) dhe MRI (pasqyrimi me rezonancë magnetike) janë shumë të rëndësishme në diagnostikimin e tumoreve të trurit.
Paraqitja e tumorit në skanimet CAT ose MRI mund t’u ndihmojë mjekëve të përcaktojnë se çfarë lloj tumori ka pacienti.
Ndonjëherë asnjëri prej këtyre llojeve të skanimit nuk arrin të tregojë llojin e saktë të tumorit. Në këto raste mund të ketë nevojë për më shumë teste radiologjike dhe ndonjëherë edhe ndërhyrje për të caktuar diagnozën e saktë.
Ndërhyrja kirurgjike zakonisht bëhet në tumoret primare të trurit për të ndihmuar caktimin e diagnozës dhe për të eliminuar sa më shumë nga tumori.
Ka dy lloje kryesore të ndërhyrjeve kirurgjike që shfrytëzohen në tumoret e trurit: operacioni i hapur dhe stereotaktik. Nëse tumori është i arritshëm dhe pacienti është në shëndet të mirë, ndërhyrja e hapur bëhet për të nxjerrë sa më shumë tumor që mundet.
Nëse tumori është i thellë dhe shëndeti i pacientit nuk lejon një ndërhyrje të hapur, mund të aplikohet biopsia stereotaktike. Duke përdorur një gjilpërë të vogël që futet në pjesën e tumorit, mjeku eliminon pjesë të vogla të tumorit duke e përcjellë gjendjen përmes skanimit CAT (tomografi kompjuterike) ose MRI (rezonancë magnetike).
Në rastin e ndërhyrjes së hapur, një pjesë e kafkës largohet duke u hapur truri, nga i cili më pas largohet tumori. Pjesa e kafkës më pas vendoset në vend dhe lëkura qepet.
Ndonjëherë është e pamundshme të nxjerrësh të gjithë tumorin, veçanërisht te gliomat malinje. Në disa raste, nëse i gjithë tumori eliminohet, rrethina e trurit mund të dëmtohet ose mund të krijohen mangësi në funksionimin e trurit.
Në varësi prej vendndodhjes së tumorit, neurokirurgu mund të detyrohet që gjatë ndërhyrjes kirurgjike të vendosë se saktësisht sa tumor mund të largohet në mënyrë të sigurt.
Ndërhyrja në tumoret metastatike mund të bëhet për të diagnostikuar sëmundjen dhe mund të jetë e patjetërsueshme për të shpëtuar jetën e një pacienti. Nëse tumori origjinal është nën kontroll, largimi i tumorit mestatik mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës së pacientit.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni