Ulcera peptike është plagë në mbështjellësin e brendshëm të lukthit ose duodenit. Duodeni është pjesa e parë e zorrës së hollë (pjesa e parë pas përfundimit të lukthit). Ulcera peptike në lukth quhet ulcerë gastrike. Nëse ulcera peptike ndodhet në duoden, duhet ulcerë duodenale. Ulcera peptike po ashtu mund të zhvillohet edhe mbi lukthin, në ezofag, kanalin i cili lidh gojën me lukthin. Por shumica e ulcerave peptike zhvillohen në lukth dhe duoden.
Shumë njerëz kanë ulcerë peptike. Ju mund të keni edhe ulcerën gastrike edhe atë duodenale në të njëjtën kohë dhe po ashtu mund të keni mëshomë se një ulcerë gjatë jetës.
Ulcera peptike mund të mjekohet me sukses. Hapi i parë për ta mjekuar atë është të vizioni mjekun.
Çka e shkakton ulcerën peptike?
Shumicën e rasteve ulcera peptike shkaktohet nga:
H. pylori është shkaktari më i madh i ulcerës peptike. Mjekët mendojnë se H. Pylori shpërndahet përmes ushqimit dhe ujit të papastër ose përmes kontaktit gojë-më-gojë, si puthja. Edhe pse shumë njerëz kanë infektim me H. Pylori, ulcera kurrë nuk paraqitet te shumica e tyre.
Përdorimi i barnave anti-inflamatore josteroidale është shkaktari i dytë më i shpeshtë i ulcerës peptike. Por jo çdokush që përdor këto barna preket nga ulcera. Ulcera e shkaktuar nga BAIJS më së shpeshti gjendet te njerëzit të cilët:
Shkaktarët tjerët të ulcerës peptike janë të rrallë. Një prej shkaktarëve është sindromi Zollinger-Ellison – një sëmundje e cila bën trupin të prodhojë tepër acid në lukth, që dëmton shtresën e brendshme të lukthit ose duodenit.
Stresi ose ushqimi djegës nuk shkaktojnë ulcerë peptike, por mund t’i përkeqësojnë simptomat e ulcerës.
Cilat janë simptomat e ulcerës peptike?
Dhimbja djegëse në lukthin tuaj është simptoma më e shpeshtë e ulcerës peptike. Ju mund të ndjeni dhimbje kudo që nga kërthiza juaj deri te eshtrat e gjoksit. Dhimbja shpesh:
Simptomat tjera të ulcerës peptike mund të jenë:
Edhe nëse simptomat tuaja janë të buta, ju mund të keni ulcerë peptike. Ju duhet ta vizioni mjekun për të biseduar rreth simptomave që keni. Ulcera peptike mund të përkeqësohet nëse nuk mjekohet.
Kontaktoni mjekun menjëherë nëse keni:
Këto simptoma mund të tregojnë se ulcera juaj ka:
Këto simptomat duhet të trajtohen shpejt. Ju mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike.
Si diagnostikohet ulcera peptike?
Tregoni mjekut tuaj për simptomat që keni dhe çfarë barnash përdorni. Mos harroni t’i tregoni edhe medikamentet që merrni pa recetë, si aspirinë, ibuprufen ose naproksen. Këto të gjitha janë barna anti-inflamatore josteroidale.
Për të parë nëse keni infektim me H. Pylori mjeku juaj do të bëjë analizat e gjakut, frymës, ose recesit. Rreth gjysma e njerëzve të cilët kanë ulcerë nga barnat anti-inflamatore josteroidale kanë së paku një herë infektim me H. Pylori.
Mjeku po ashtu mund të kërkojë nga ju të kontrollojë brendinë e lukthit ose duodenit duke futur një endoskop ose duke skanuar me rreze X pjesën e sipërme të traktit tuaj gastrointestinal. Asnjëra prej procedurave nuk shkakton dhimbje.
Gjatë endoskopisë, juve do t’ju jepen barna për t’ju qetësuar. Më pas mjeku do ta kalojë endoskopin – një gyp të hollë të ndriçuar me një kamerë të vogël – nëpër gojën tuaj deri në lukth ose duoden. Mjeku po ashtu mund të marrë një pjesë të vogël të indit – për ta kontrolluar në mikroskop. Kjo procedurë quhet biopsi.
Për skanimin me rreze X të traktit të sipërm digjestiv, ju do të duhet të pini një lëng të quajtur barium. Bariumi ndihmon lukthin dhe duodenin tuaj të duket qartë në rrezet X.
Si mjekohet ulcera peptike?
Ulcera peptike është një sëmundje e mjekueshme. Në varësi të asaj se çfarë e ka shkaktuar ulcerën, mjeku mund t’ju përshkruajë një ose më shumë prej barnave të mëposhtme:
Këto barna do ta ndalojnë dhimbjen dhe do të ndihmojnë ulcerat të shërohen.
Nëse ulcera peptike është shkaktuar prej barnave anti-inflamatore josteroide, mjeku mund t’ju këshillojë të:
Ju duhet t’i merrni vetëm barnat të cilat i përshkruan mjeku juaj dhe saktësisht siç ju ka këshilluar mjeku t’i merrni, edhe nëse dhimbjet ndalojnë.
Tregoni mjekut nëse barnat ju mundojnë ose ju trullosin ose ju shkaktojnë diarre ose kokëdhimbje. Mjeku mund t’jua ndryshojë barnat që merrni.
Dhe nëse pini duhan, hiqni dorë. Ju po ashtu duhet të shmangni alkoolin. Pirja e duhanit dhe alkoolit ngadalësojnë shërimin e ulcerave dhe mund t’i përkeqësojnë ato.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni