Çfarë është stenoza spinale?
Shtylla kurrizore (në latinisht spina) , një “zinxhir” i përbërë prej 26 kockave në shpinën tuaj, ju lejon juve të qëndroni në këmbë dhe të përkuleni. Shtylla kurrizore po ashtu mbron palcën kurrizore të mos lëndohet. Te njerëzit me stenozë spinale (stenozë e shtyllës kurrizore), shtylla kurrizore është e ngushtuar në një ose më shumë se tre vende:
Ky ngushtim bën presion në palcën kurrizore dhe nervat dhe mund të shkaktojë dhimbje.
Kush preket nga stenoza spinale?
Stenoza spinale më së shumti paraqitet te meshkujt dhe femrat mbi moshën 50 vjeçare. Njerëzit e rinj të cilët janë lindur me kanal të ngushtuar të shtyllës kurrizore ose të cilët e kanë lënduar këtë pjesë po ashtu mund të preken nga stenoza spinale.
Mosha
Ndryshimet të cilat ndodhin në shpinë si pasojë e plakjes janë shkaktarët më të shpeshtë të stenozës spinale. Me kalimin e moshës te njerëzit:
Artriti
Në disa raste të artirit përkeqësimi i sëmundjes që ndodh me kalimin e kohës mund të shkaktojë edhe stenozën spinale. Dy format e artritit të cilët mund të prekin shtyllën kurrizore janë: osteoartritit dhe artriti reumatoid.
Osteoartriti:
Artriti reumatoid:
Probleme të trashëguara:
Shkaktarët tjerë
Edhe shumë sëmundje të tjera mund të jenë shkaktarë të paraqitjes së stenozës spinale. Të tilla janë:
Cilat janë simptomat e stenozës spinale?
Stenoza spinale mund të mos shfaqë asnjë simptomë, ose ato mund të paraqiten ngadalë dhe të përkeqësohen me kalimin e kohës. Shenjat e stenozës spinale përfshijnë:
Një lloj i stenozës spinale, i quajtur sindromi cauda equine, është shumë serioze. Ky lloj ndodh kur ka presion në nervat në pjesën e poshtme të shpinës.
Simptomat mund të përfshijnë edhe:
- Humbje të kontrollit të zorrëve ose fshikëzës urinare
- Probleme për të bërë seks
- Dhimbje, ligështi (molisje), ose humbje e ndjenjave në një ose të dyja këmbët.
Nëse keni ndonjëherë prej këtyre simptomave, ju menjëherë duhet ta kontaktoni mjekun.
Si diagnostikohet stenoza spinale?
Për ta diagnostikuar stenozën spinale, mjeku juaj do t’ju kërkojë t’i tregoni historinë mjekësore dhe do të bëjë një kontroll fizik. Mjeku juaj po ashtu mund t’ju këshillojë të bëni më shumë teste, si:
Kush e trajton stenozën spinale?
Pasi stenoza spinale ka shumë shkaktarë dhe simptoma, ju mund të kërkoni trajtim nga mjekë të cilët janë të specializuar në lëmi të ndryshëm që lidhen me këtë sëmundje. Bazuar në simptomat tuaja, mjeku mund t’ju udhëzojë të drejtoheni te:
Cilat janë disa prej trajtimeve jokirurgjike të stenozës spinale?
Ka disa trajtime jokirurgjikale për stenozën spinale. Mjeku mund t’ju përshkruajë:
Kur duhet të merret parasysh operacioni?
Mjeku juaj me gjasë do t’ju këshillojë trajtim jokirurgjik fillimisht. Ai mund t’ju këshillojë të shkoni menjëherë me ndërhyrje kirurgjike nëse ju keni:
Mjeku juaj do të marrë parasysh shumë faktorë për të vendosur nëse ndërhyrja kirurgjike është e duhura për ju. Këtu bëjnë pjesë:
Cilat janë trajtimet alternative për stenozën spinale?
Trajtimet alternative janë ato të cilat nuk janë pjesë e trajtimit standard. Te stenoza spinale, trajtimet e tilla përfshijnë trajtimin kiropraktik akupunkturën. Për vlerat e sakta të këtyre trajtimeve ende nuk ka rezultate të sakta kërkimore. Mjeku mund t’ju sugjerojë trajtimet alternative si shtesë për trajtimet standarde.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni