Infarkti në zemër më së shpeshti lajmërohet si rezultat i sëmundjes koronare të zemrës, që ndryshe quhet edhe sëmundja e arteries koronare. Sëmundja koronare e zemrës është gjendja në të cilën formohet pllaka brenda arterieve koronare. Këto arterie e furnizojnë zemrën me gjak të pasur me oksigjen.
Formimi i pllakave në muret e brendshme të arterieve quhet aterosklerozë. Një pjesë e pllakës mund të ‘pëlcasë’ brenda arteries duke shkaktuar formimin e trombit në sipërfaqen e saj. Nëse trombi bëhet mjaft i madh, ai mund ta bllokojë në një masë të madhe ose tërësisht qarkullimin e gjakut nëpër arterien koronare. Nëse bllokimi nuk trajtohet shpejtë, pjesa e muskulit të zemrës që ushqehet nga arteria përkatëse fillon të vdesë.
Një formë më e rrallë e sulmit në zemër është spazma (ngushtimi) e fuqishme e arteries koronare, e cila ndërpret qarkullimin e gjakut nëpër të. Spazma mund të paraqitet në arteriet që nuk janë të prekura nga ateroskleroza.
Duhet përmendur që infarkti i zemrës mund të shoqërohet ose mund të shkaktojë probleme tjera shëndetësore, si pamjaftueshmëria e zemrës dhe aritmitë kërcënuese për jetën.
Veprimi i shpejtë menjëherë pas kuptimit të simptomave të para të një sulmi në zemër mund t’ua shpëtojë jetën dhe të kufizojë dëmtimin e zemrës. Trajtimet kanë efekt më të mirë kur jepen menjëherë pasi shfaqen simptomat.
Nëse mendoni se ju ose dikush mund të pësojë sulm në zemër, reagoni duke thirrur ndihmën e shpejtë. Trajtimi i shpejtë, shpëton jetën.
Shkaktarët e infarktit të miokardit
Kush rrezikohet nga sulmi në zemër?
Faktorë të ndryshëm të rrezikut shtojnë prirjen që të zhvilloni sëmundje koronare të zemrës dhe për pasojë të keni sulm në zemër. Ju mund t’i kontrolloni disa nga këta faktorë të rrezikut, por jo të gjithë.
Faktorët e rrezikut që mund t’i kontrolloni
Faktorët e rrezikut të cilët nuk mund t’i kontrolloni
Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër
Jo të gjithë infarktet fillojnë papritur me dhimbje gjoksi, ashtu si tregohen nëpër filma. Studimet kanë treguar se 1/3 e pacientëve që kanë përjetuar infarkt nuk kanë pasur dhimbje në gjoks. Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër dallojnë nga personat e ndryshëm, diku janë më të lehtë, diku më të rëndë. Ka njerëz që nuk kanë aspak simptoma – ky quhet infarkti i heshtur.
Dhimbja në gjoks ose sikleti – është simptoma më e shpeshtë. Në shumicën e rasteve lajmërohet në qendër ose në anën e majtë të gjoksit, zgjat pak minuta ose largohet dhe lajmërohet përsëri. Sikleti mund të jetë si presion, ngushtim, plotësi ose dhimbje. Ndërsa ndjeshmëria mund të jetë e lehtë dhe e rëndë. Nganjëherë mund të jetë si dispepsi ose djegie stomaku. (Simptomat e anginës mund të jenë të ngjashme me ato të një sulmi në zemër).
Shenjat dhe simptomat tjera të shpeshta
Problemet me gjumë, lodhja dhe mungesa e energjisë, janë simptoma të tjera që mund të shfaqen.
Diagnostikimi i infarktit
Mjeku do ta zbulojë sulmin në zemër duke u bazuar në shenjat dhe simptomat që shfaqni, në bazë të historisë tuaj mjekësore dhe historisë familjare, si edhe në bazë të rezultateve nga ekzaminimet dhe testet.
Në testet diagnostike hyjnë:
Si trajtohet sulmi në zemër?
Trajtimi i hershëm i infarktit mund ta parandalojë ose kufizojë dëmtimin e muskulit të zemrës. Reagimi i shpejtë, pas simptomave të para, mund t’ua shpëtojë jetën.
Personeli mjekësor mund ta fillojë diagnostikimin dhe trajtimin edhe para se të arrini në spital. Trajtime të caktuara zakonisht fillojnë menjëherë nëse dyshohet në infarkt, madje edhe para se të konfirmohet diagnoza. Këtu hyjnë:
Pas konfirmimit të diagnozës, mjekët përpiqen ta rikthejnë qarkullimin e gjakut në zemër. Dy trajtimet bazë janë medikamentet trombolitike (për të shpërbërë trombët që mbyllin arteriet koronare) dhe angioplastia (procedurë jokirurgjike, e cila shfrytëzohet për hapjen e arterieve të bllokuara ose të ngushtuara).
1Trajtimet tjera për sulmin në zemër
Medikamentet
Po ashtu mund të jepen barna për lehtësimin e dhimbjes dhe ankthit, për trajtimin e aritmive dhe uljen e kolesterolit.
Procedurat mjekësore
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni