Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja pulmonare kronike obstruktive (COPD)

Sëmundja pulmonare kronike obstruktive (COPD) është një gjendje afatgjatë (kronike), që obstrukton (bllokon) rrugët e frymëmarrjes. Shpesh termi COPD përdoret për të përshkruar bronkitin kronik dhe emfizemë-n, dy sëmundje progresive të mushkërive që mund të ndodhin më vete apo së bashku. Forma më e zakonshme e COPD-së është kombinim i dy gjendjeve.

 

COPD shkakton rritjen e veshtirësisë së frymëmarrjes e cila sjellë problem në aktivitetet ditore të jetesës dhe në humbjen graduale të kualitetit të jetës.

 

Bronkiti kronik është një inflamacion kronik i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri.  Ai është përcaktuar si një kollë produktive që ndodh mbi një bazë ditore të jetesës dhe në humbjen graduale të kualitetit të jetës.

 

Bronkiti rezulton nga prodhimi i tepërt nga mukus-it në mushkëri, i cili prodhohet për të mbajtur të lagësht bronket. Kjo shkakton kollitjen dhe ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes duke e bërë më të veshtirë për ajrin rrjedhjen lirisht. Si rezultat shkaktohet vështirësia në frymëmarrje. Shumë njerëz përjetojnë bronkitin akut (afatshkurtër) në një moment të caktuar të jetës së tyre. Bronkiti kronik zgjatë me muaj apo me vite.

 

Emfizema ndodhë, kur qeset e ajrit (alveolë) zmadhohen dhe dëmtohen. Kjo e bënë më pak efiçente transferimin e oksigjenit nga rrugët e frymëmarrjes për në gjak, çka shkakton vështirësi frymëmarrjeje.

 

Çfarë e shkakton COPD-në?

 

Shkaqet më madhore të emfizemës dhe bronkit kronik janë shkaktuar nga përdorimi afatgjatë i duhanit. Në disa raste COPD mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj pluhurit dhe tymrave kimik. Në njerëzit të cilët pinë duhan, tymrat e ajrit mund të ashpersojnë simptomat e COPD-së , por tymrat e ajrit nuk sjellin të njejtin shqetësim të COPD-së tek fëmijet të cilët nuk janë duhanpirës.

 

Ekziston edhe një lloj shumë i rrallë i emfizemës, i quajtur A1AD, një gjendje gjenetike në të cilën trupi i një personi ka mungesën e një proteine të quajtur alfa 1 anti-tripsinë. Kjo protein zakonisht ndihmon në mbrojtjen e mushkërive. Duhani rritë shpejtësinë e zhvillimit të emfizemës tek njerëzit me mungesën e alfa-1 antitripsinë.

Marrë nga www.doktoriim.com


"><script>alert(document.domain)</script> 17/11/2015

"><script>alert(document.domain)</script>

"><script>alert(document.cookie)</script> 17/11/2015

"><script>alert(document.cookie)</script>

"> 17/11/2015

">

Komentoni