Termi neurozë përfshinë një larmi çrregullimesh shumë të zakonshme të shendetit mendor. Neuroza në të vertët është një diagnozë e prapambetur që nuk përdoret më në mjekësi. Çrregullimet që dikur klasifikoheshin si një neurozë , tani kategorizohen më me saktësi si çrregullime neuortike.
Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë çrregullimin e stresit pas traumave, çrregullimet somatike, ankthi, fobia, paniku, çrregullimi i shkëputjes, çrregullimi obsesiv detyrues dhe çrregullimi i përshtatjes.
Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë një larmi të gjërë simptomash ose manifestimesh emocionale fizike. Ankthi dhe frika janë simptoma të zakonshme për shumë çrregullime që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike. Personat me çrregullime që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike nuk kanë iluzione apo halucinacione që janë simptoma të çrregullimeve psikotike. Megjithatë çrregullimet që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike mund të ndikojnë negativisht aftësinë e një përsoni të funksionoj me efektshmëri në aktivitetet e jetës së përditshme, si vajtja në punë apo në shkollë, kujdesi për familjen apo kujdesi për nevojat bazë.
Diagnostifikimi i çrregullimeve që konsidrohen neuroza apo çrregullime neurotike fillon me marrjen e plotë të historisë mjekësore duke përfshirë simptomat dhe përfundimi i një ekzaminimi të plotë fizik dhe i shëndetit mendor. Gjithashtu mund të bëhën testime për t’u siguruar që simptomat nuk janë të lidhura me sëmundje tjera, si hipertiroidizëm ose prolaps i valvulës mitrale, të cilat të dyja kanë simptoma që mund të japin rezultat ankthin. Vlerëzimi nga ana e një psikiatri shpesh është i domosdoshëm për të ndihmuar diagnostifikimin dhe trajtimin e çrregullimeve që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike.
Marrë nga www.doktoriim.com
Komentoni