Hepatit A (I njohur për më shumë vite si ‘hepatiti infektiv’) është një sëmundje beninje e vetëkufizuar me një periudhë inkubacioni prej 15 deri në 50 ditësh ( mesatarja 28 ditë). Është një sëmundje ‘e vjeter’, e cila ka qenë përshkruar si ikteri ngjitës në lashtësi (një kurë e rekomanduar ishte pirja e urinës së gomarit, sipas Talmudit Babilonik) dhe ishte një problem madhor për ushtrinë gjatë luftes së dytë botërore. HAV-ja nuk shkakton hepatit kronik ose nje gjendje mbartjeje dhe vetëm rrallë shkakton hepatit fulminant. Raste fatale nga HAV-ja ndodhin në një përqindje shumë të ulët, aferissht 0.1% dhe duket se kanë më shumë gjasa të ndodhin kur pacientet kanë sëmundjet parapritëse të mëlqisë nga shkaqe të tjera të tilla si HBV-ja ose toksiciteti nga alkooli. HAV-ja përhapet me anë të gëlltitjes së ujit dhe ushqimeve të infektuara dhe gjendet në feçe për 2 deri në 3 javë përpara dhe 1 javë pas fillimit të ikterit.
Parandalimi dhe menaxhimi i hepatitit A përfshinë (1) masa higjenike të përqendruara në largimin e mbetjeve njerëzore dhe në higjenen personale, (2) imunizim pasiv me globulinën immune serike për individët e ekspozuar ndaj virusit ose atyre që udhetojnë në zona me ekspozim të lartë, dhe (3) profilaksi paraekspozuese duke përdorur një vaksinë me virus të inaktivizuar.
Komentoni