Çfarë është hipertiroidizmi?
Hipertiroidizmi është një gjendje kur gjëndra juaj tiroide prodhon sasi të mëdha të hormonit tiroid. Tiroidja është një gjëndër e vendosur përpara qafës tuaj (shihni foton). Kjo prodhon hormonin tiroid që kontrollon metabolizmin, e që nënkupton shndërrimin e ushqimit në energji. Kjo po ashtu ndikon në zemër, muskuj, eshtra dhe kolesterol.
Nëse keni shumë hormon tiroid, kjo mund të bëjë që gjërat në organizmin tuaj të funksionojnë më shpejt. Ju mund të humbi peshë shpejt, të keni rrahje të shpejta të zemrës, të djersiteni shumë, ose të ndjeheni nervoz ose në humor të keq. Ose ju mund të mos keni simptoma aspak. Derisa mjeku bën teste për ndonjë sëmundje tjetër, ai mund të zbulojë se ju keni hipertiroidizmin.
Hipertiroizimi mjekohet me lehtësi. Falë trajtimit, ju mund të bëni një jetë të shëndetshme. Pa trajtim, hipertiroidizmi mund të çojë në probleme serioze të zemrës, eshtrave dhe një sëmundje të rëndë të quajtur stuhia tiroide.
Çfarë e shkakton hipertiroidizmin?
Rastet më të shpeshta të hipertiroidizmit i shkakton sëmundja e Graves-it. Te sëmundja e Graves sistemi imun (sistemi natyral i mbrojtjes) e sulmon gjëndrën tiroide. Tiroidja lufton ndaj saj duke krijuar sasi më të mëdha të hormonit tiroid. Si shumë probleme të tiroides edhe hipertiroidizmi përcillet nëpër familje.
Ndonjëherë hipertiroidizmi mund të shkaktohet nga ënjtja e tiroides ose rritje të vogla në tiroide të quajtura nodulat tiroide (nyjëzat tiroide).
Në këtë artikull diskutohet hipertiroidizmi i shkaktuar nga sëmundja Graves.
Cila janë simptomat?
Ju mund të mos keni simptoma aspak. Ose ju:
Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, telefononi mjekun tuaj. Pa mjekim, hipertiroidizmi mund të sjellë probleme të zemrës, eshtrave dhe stuhinë tiroide.
Shkaktarët
Sëmundja e Graves-it është shkaktari më i shpeshtë i hipertiroidizmit. Kjo sëmundje nxit gjëndrën tiroide të prodhojë sasi të mëdha të hormonit tiroid. Si shumë probleme të tiroides, edhe sëmundja e Graves përcillet nëpër familje.
Nga shkaktarët tjerë të hipertiroidizmit janë:
Nodulat tiroide – Nodulat tiroide janë rritje anormale të gjëndrës tiroide, që si pasojë kanë edhe prodhimin e tepruar të hormonit tiroid.
Tiroiditis – Ky lloj i hipertiroidizmit paraqitet kur trupat prodhojnë antitrupa të cilat sulmojnë gjëndrën tiroide. Ju po ashtu mund të fitoni këtë sëmundje nga ndonjë infeksion viral ose bakterial. Së pari, tiroiditisi mund të bëjë që nivelet tiroides të rriten dhe hormoni të zbrazet nga gjëndra e dëmtuar. Më vonë, nivelet mund të jenë të ulëta (hipotiroidizmi) derisa gjëndra riparon veten.
Shkaktarë jo të shpeshtë të hipertiroidizmit përfshijnë tumoret ose ngrënia e ushqimit ose konsumimi i barnave të cilat përmbajnë sasi të mëdha të jodit.
Çfarë rrit rrezikun e hipertiroidizmit?
Ju jeni më me gjasa të prekeni nga kjo sëmundje nëse:
Ju mund të vuani nga hipertiroidizmi nëse:
Po ashtu disa femra kanë cikël menstrual jo të rregullt ose nuk pakë aspak periudha. Dhe disa meshkuj mund të kenë gjinj të rritur.
Simptomat e hipertiroidizmit nuk janë të njëjta për secilin. Simptomat tuaja varen nga sa shumë hormon prodhon gjëndra juaj, sa gjatë e keni këtë sëmundje dhe çfarë moshe jeni. Nëse jeni të moshuar, është shumë e mundshme që ju t’i keqkuptoni simptomat duke menduar se janë shenja të plakjes.
Simptomat specifike të sëmundjes së Graves
Njerëzit me sëmundjen Graves shpesh kanë simptoma tjera shtesë, përfshirë:
Komplikimet
Oftalmopatia e Graves është një prej komplikimeve që mund t’i shkaktojë hipertiroidizmi. Kjo mund të zhvillohet para, pas, ose në të njëjtën kohë me simptomat tjera të hipertiroidizmit. Njerëzit me oftalmopatinë Graves zhvillojnë disa probleme me sytë, përfshirë ënjtje, skuqje të tyre, ndjeshmëri në dritë dhe pamje të mjegullt ose të dyfishtë. Njerëzit të cilët pinë duhan kanë më shumë gjasa të preken nga oftalmopatia e Graves.
Nëse ju jeni të prekur nga oftalmopatia e Graves, kjo mund të përkeqësohet përkohësisht nëse ju përdorni trajtimin me jod radioaktiv. Në anën tjetër, kjo mund të përmirësohet nëse përdorni barna antitiroide.
Nëse nuk e mjekoni hipertiroidizmin ju mund:
Në raste të rralla hipertiroidizmi mund të shkaktojë një sëmundje kërcënuese për jetën të quajtur stuhia tiroide, që ndodh kur gjëndra tiroide lëshon sasi të mëdha të hormonit tiroid brenda një periudhe shumë të shkurtër.
Çfarë ndodh?
Nëse gjëndra juaj tiroide prodhon sasi të mëdha të hormonit tiroid, ju mund të keni simptomat e hipertiroidizmit. Shumica e raste të hipertiroidizimit, siç përmendëm edhe më herët, shkaktohen nga një problem i sistemit imun i quajtur sëmundja e Graves. Hipertiroidizmi së pari ju bën të ndjeheni të nxehtë, të keni dridhje të duarve, ose të humbni peshë. Me kalimin e kohës ju mund të vëreni se zemra juaj rreh më shpejtë, se ndjeheni në ankth, ose se keni shumë lëvizje të zorrëve. Ju po ashtu mund të ndjeni sikur nuk keni aq shumë energji si zakonisht.
Hipertiroidizmi në përgjithësi nuk largohet vetvetiu. Shumica e njerëzve kanë nevojë për trajtim për ta larguar atë. Pas trajtimit, shumë njerëz zhvillojnë hipotiroidizmin (e kundërta e hipertiroidizmit – në këtë rast hormoni tiroid prodhohet në sasi të vogël).
Në rastet të rralla hipertiroidizmi shkaktohet edhe nga sëmundja kërcënuese për jetën e quajtur stuhia tiroide, që ndodh kur gjëndra tiroide lëshon sasi të mëdha të hormonit tiroid për një prridhë të shkurtër kohore.
Si diagnostikohet tiroidizmi?
Mjeku juaj do t’ju pyesë juve për simptomat dhe mund të bëjë edhe ekzaminim fizik. Më pas ai/ajo do t’ju kërkojë të bëni analizat e gjakut për të parë se në çfarë niveli trupi juaj e prodhon hormonin tiroid.
Ndonjëherë hipertiroidizmi gjendet derisa ju bëni analiza për arsye të tjera. Ju mund të jeni të befasuar kr kuptoni se e keni këtë problem.
Kur duhet të kontaktoni mjekun?
Problemi më serioz që lidhet me hipertiroidizmin është sëmundja që kërcënon jetën e quajtur stuhia tiroide. Thirrni emergjencën nëse keni shenja serioze të stuhisë tiroide si goditje ose përçartje (delirium)
Kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse jeni të diagnostikuar me hipertiroidizëm dhe keni këto shenja:
Po ashtu ju duhet të kontaktoni mjekun nëse:
Pritja vigjilente
Ju dhe mjeku juaj mund të caktoni një periudhë kohore kur vetëm i përcillni simptomat pa përdorë trajtim mjekësor. Nëse ju mendoni se keni simptoma të hipertiroidizmit, pritja vigjilente nuk është ide e mirë. Kontaktoni me mjekun tuaj nëse mendoni se ju mund të keni hipertiroidizmin, ashtu që të mund ta mjekoni atë më herët dhe të ulni shanset tuaja për t’u prekur nga probleme tjera më serioze
Cilin mjek ta vizioni?
Profesionistët mjekësor të cilët janë të kualifikuar për të diagnostikuar ose trajtuar hipertiroidzimin janë:
Për mjekime të mëtejme, mjeku juaj primar mund t’ju referojë të vizitoni njërin prej këtyre specialistëve:
Nëse simptomat tuaja ju shqetësojnë, mjeku mund t’ju japë disa tableta të quajtura beta-bllokues. Këto mund t’ju ndihmojnë juve të ndjeheni më mirë, derisa ju dhe mjeku juaj të vendosni se cili duhet të jetë trajtimi më i mirë për ju. Hipertiroidizmi mund të çojë edhe te probleme më serioze. Andaj edhe pse simptomat tuaja mund të mos ju shqetësojnë, ju ende keni nevojë për trajtim.
Jodi radioaktiv dhe medikamente të ndryshme antitiroide janë trajtimi që mjekët më së shpeshti e preferojnë. Trajtimi më i mirë për ju varet nga disa faktorë, përfshirë edhe moshën tuaj. Disa njerëz kanë nevojë për më shumë se një lloj trajtimi.
Jodi radioaktiv është trajtimi më i shpeshtë. Shumica e njerëzve mjekohen pasi e marrin një dozë. Kjo shkatërron një pjesë të gjëndrës tuaj tiroide, por nuk e dëmton ndonjë pjesë tjetër të trupit tuaj.
Medikamentet antitiroide funksionojnë më së miri nëse ju keni simptoma të lehta. Këto barna nuk e dëmtojnë gjëndrën tiroide. Por ato nuk funksionojnë gjithmonë dhe ju duhet t’i merrni ato çdo ditë në të njëjtën kohë. Nëse ato nuk japin më efekt, atëherë duhet të provohet jodi radioaktiv.
Pas trajtimit, ju do të keni nevojë për analiza të rregullta të gjakut. Këto analiza bëhen për të parë nëse hipertiroidizmi është rikthyer. Ato po ashtu ku duhet vazhdimisht të kontrolloni nëse prodhoni sasi të mjaftueshme të hormonit tiroid. Ndonjëherë trajtimi shëron hipertiroidizmin, por shkakton problemin e kundërt – prodhimin e paktë të këtij hormoni. Nëse kjo ndodh, ju mund të keni nevojë për të marrë medikamente të hormonit tiroid për gjithë pjesën e mbetur të jetës tuaj.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni