Veshi është i përbërë nga disa pjesë: veshi i jashtëm, veshi i mesëm dhe veshi i brendshëm. Veshi i jashtëm përfshin llapën dhe gropën e veshit deri në timpan. Veshi i mesëm përmban timpanin dhe zgavrën e tij, ndërsa veshi i brendshëm përmban zgavrën e timpanit që është vendosur pas tij dhe që përfshin afërsinë me kockën temporale. Ai na lejon perceptimin e tingujve.
Veshi i mesëm komunikon me nazo-farinksin (pjesën e prapme të gojës dhe të hundës) në sajë të një kanali që quhet “tubi i Eustakit”. Ky kanal është edhe arsyeja se pse otiti shfaqet shpesh pas ndonjë infeksioni te rinofarinksit, si rezultat i përhapjes së mikrobeve. Dallojmë dy lloj otitesh: të jashtëm dhe të brendshëm.
Otiti i jashtëm shprehet përmes një dhimbje të fortë në nivelin e veshit të jashtëm, i cili zakonisht është i skuqur dhe dhimbja ndihet në kanalin e dëgjimit. Personi ka një ndjesi djegëse dhe dhimbja është e vazhdueshme. Otitet e jashtme ndihmohen nga përdorimi i krueseve të përbashkëta të veshit ose nga pishinat.
Trajtimi mjekësor qëndron në përdorimin e anti-inflamatorëve, antibiotikëve, pra në formë pikash apo antibiotikë të marrë në mënyrë të zakonshme.
Nëse dhimbjet janë shumë të forta, mund të futet në kanalin e veshit një pambuk me alkool, i cili duhet ndërruar çdo dy ditë.
Otitet e mesme janë më të shpeshta në veçanti tek fëmijët. Më shumë preken djemtë se sa vajzat, dhe kjo ndodh pasi mbrojtja imunitare nuk është e njëjtë tek ata. Në kopshte apo çerdhe fëmijët preken më shumë nga otitet se sa kur ata mbahen në shtëpi, ngaqë mikrobet në ambientet kolektive përhapen më me lehtësi.
Fëmijët i kanë otitet të shpeshta, ku ata kanë disa gjëndra në fund të grykës, “Unaza Valdeyer”, në një masë që arrin të bllokojë “tubin e Eustakit” duke favorizuar kështu infeksionin për shkak të mungesës së ajrimit. Kjo është arsyeja se pse këshillohet heqja e tyre.
Otiti i mesëm është një inflamacion i mukozës së veshit të mesëm, pra i timpanit dhe i zgavrës së tij, të “tubit të Eustakit” dhe zgavrës ajrore të quajtur “mastoide”.
Në përgjithësi otiti shfaqet pas një rinofaringiti, pastaj infeksioni shpërndahet në “tubin e Eustakit”, drejt veshit të mesëm. Fëmija ankohet në mënyrë brutale nga një dhimbje e fortë e veshit dhe e shpeshtë gjatë natës.
Dhimbja mund të jetë në të dyja anët, pasi shpesh otiti i prek të dyja anët, edhe pse njëra anë dhemb më shumë. Dhimbja është shpuese dhe në mënyrë të herëpashershme. Mund që fëmija të mos dëgjojë në ato momente, por kjo situatë kalon. Ai ka ethe, por jo gjithnjë.
Ftohja është shkaktari më i zakonshëm i pezmatimit të veshit. Sipas mjekëve, është më se e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen, krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm.
Pezmatimi i veshit është më i zakonshëm në disa familje dhe është kështu pjesërisht një sëmundje e trashëgueshme. Është e vështirë të dihet se çfarë është me saktësi ajo që trashëgohet. Mund të jetë një funksionim jo aq i mirë i veshit të mesëm dhe i borisë së veshit, ose ka të bëjë me atë se si funksionon sistemi imunitar.
Alergjitë nuk kanë treguar deri sot të jenë ndonjë shkaktar ndihmues i pezmatimit të veshit. Vetë pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes apo bakteret me të cilat është infektuar njeriu janë ngjitës.
Ai të cilit u ngjiten këto ia del shpesh mbanë me një ftohje të zakonshme, por ndonjëherë ftohja zhvillohet në një pezmatim veshi edhe te ky. Prandaj mund të duket sikur vetë pezmatimi i veshit është ngjitur. Rreth moshës trevjeçare, gjysma e të gjithë fëmijëve kanë pasur ndonjëherë të paktën një pezmatim veshi. Më i zakonshëm është midis moshës 6 deri njëmbëdhjetë muajsh. Përpara se të fillojnë shkollën janë tre në katër fëmijë ata që ndonjëherë kanë pasur pezmatim veshi.
Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, furunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi.
Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhembje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim të menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit.
Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse furunkulat ose abceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhembje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit.
Otiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjtje që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjëndrat limfatike të nofullës ose prapa veshit. Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit.
Sëmundja e minierit është një sëmundje e labirintit, që karakterizohet me kriza të menjëhershme, marrje mendsh me zhurmë në vesh, me çrregullime të qarkullimit të gjakut, zbehje, djersë të ftohta, të përziera. Kriza është shumë e mundimshme për të sëmurin. Shpesh ai është në gjendje ankthi, mund të shoqërohet me të fikët.
Këshilla për të shmangur pezmatimin e veshit
Mbrojtja plotësisht e fëmijës ndaj pezmatimit të veshit është e vështirë, por ekzistojnë disa mënyra për të ulur rrezikun.
Një fëmijë që kapet shpesh nga pezmatimi i veshit mund të ndihet më mirë duke mos qenë në një grup të madh në kopsht.
Është mirë nëse fëmijët në kopsht rrinë shpesh jashtë, pasi përhapja e infeksionit rritet në grupe të mëdha fëmijësh që rrinë në mjedise të mbyllura.
Rekomandime
Për parandalimin e sëmundjes së veshit duhet mbajtur një higjienë sistematike e tij:
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni