Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës tuaj nuk pompon aq gjak sa organizmi juaj ka nevojë. Kjo nuk do të thotë se zemra juaj ka ndaluar, por se zemra juaj nuk punon aq sa duhet.
Për shkak se zemra nuk pompon mirë, trupi juaj përpiqet ta rikuperojë këtë. Ai e bën këtë gjë në këtë mënyrë:
Trupi juaj ka një aftësi të mahnitshme për ta rikuperuar dështimin e zemrës. Ai mund të bëjë një punë aq të mirë sa ju të mos e dini se e keni sëmundjen. Por kur të arrijë një shkallë më të rëndë, zemra dhe organizmi juaj nuk do të jenë në gjendje më të vazhdojnë. Atëherë lëngjet do të fillojnë të mblidhen në organizmin tuaj, dhe ju do të keni shenja si ndjenjë pafuqie dhe nxënie të frymëmarrjes.
Kjo mbledhje e lëngjeve quhet kongjestion. Kjo është arsyeja se pse mjekët e quajnë këtë sëmundje pamjaftueshmëria KONGJESTIVE e zemrës.
Pamjaftueshmëria e zemrës zakonisht përkeqësohet me kalimin e kohës. Por trajtimi mund ta ngadalësojë sëmundjen dhe t’ju ndihmojë juve të ndjeheni më mirë dhe të jetoni më gjatë.
Çfarë e shkakton pamjaftueshmërinë?
Gjithçka që e dëmton zemrën tuaj ose e pengon punën e saj mund të çojë te pamjaftueshmëria e zemrës.
Shkaktarët më të shpeshtë të pamjaftueshmërisë janë:
Çrregullime të tjera të cilat mund të çojnë te pamjaftueshmëria janë:
Cilat janë simptomat?
Simptomat e pamjaftueshmërisë së zemrës ndodhin kur zemra juaj nuk mund të pompojë gjak të mjaftueshëm për organizmin tuaj. Në fazat e hershme të sëmundjes ju mund të:
Me përkeqësimin e pamjaftueshmërisë, lëngjet fillojnë të mblidhen në mushkëri dhe në pjesë tjera të organizmit. Kjo mund të bëjë të:
Nëse simptomat tuaja përkeqësohen përnjëherë, ju keni nevojë për kujdes emergjent.
Si diagnostikohet pamjaftueshmëria e zemrës?
Mjeku juaj mund ta diagnostikojë pamjaftueshmërinë në bazë të simptomave tuaja dhe në bazë të ekzaminimit fizik. Por ju do të duhet të bëni edhe analiza shtesë për të kuptuar shkakun dhe llojin e pamjaftueshmërisë së zemrës, ashtu që ju të mund t’i nënshtroheni trajtimit të duhur. Në testet mund të përfshihen:
Ekokardiogrami është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të kuptuar nëse ju keni pamjaftueshmëri të zemrës, cilin lloj e keni, dhe çfarë e ka shkaktuar atë. Mjeku juaj mund ta shfrytëzojë këtë metodë nëse sëmundja përkeqësohet. Ajo mund të gjejë se sa shumë gjak zemra shpërndan në organizmin tuaj. Kjo matje quhet fraksioni derdhjes. Nëse fraksioni i nxjerrjes së gjakut ulet dhe ju keni më shumë simptoma, kjo do të thotë se pamjaftueshmëria e zemrës tuaj po përkeqësohet.
Si mjekohet kjo sëmundje?
Shumica e njerëzve me pamjaftueshmëri të zemrës duhet të marrin më shumë medikamente. Mjeku mund t’ju përshkruajë barna:
Është shumë e rëndësishme që barnat të merren saktësisht si ju ka udhëzuara mjeku. Nëse nuk i merrni ashtu, pamjaftueshmëria e zemrës mund të përkeqësohet.
Në varësi prej shkaktarit të pamjaftueshmërisë, ju mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike për të ndihmuar zemrën të funksionojë më mirë. Për shembull:
Ndryshimet në mënyrën e të jetuarit janë pjesë e rëndësishme e trajtimit. Ato ndihmojnë të zvogëlohet pamjaftueshmëria e zemrës. Ato mund të ndihmojnë të kontrolloni edhe sëmundjet tjera të cilat e përkeqësojnë punën e zemrës, si presioni i lartë i gjakut, diabeti, dhe sëmundja e arteries koronare. Hapat më të mirë që mund t’i merrni janë:
Për të qenë sa më i shëndetshëm, punoni ngushtë me mjekun tuaj. Bëni të gjitha testet dhe shkoni në të gjitha kontrollet e caktuara. Po ashtu është e rëndësishme të:
“Marrë nga Mjeku” |
vuaj nga zemra e zmadhuar, por mjeket me thane se ka prezence te ujit brenda ne zemer,pata khumbje te njdjenjave nga rrahjet e shpeshta te zemres. pas konsultave me mjeke brenda dhe jashte vendit me sqaruan se funksionimi i saj ka zbritur deri ne 15%, Tani me kane dhene mjekim, isha i interesuar se a mund te shkoje ne 50% funksioni i saj me ane te mjekimit.
Komentoni