Niveli i ulët i hormonit tiroid ndikon në të gjithë organizmin. Ju bën të ndjeheni të lodhur dhe të dobët. Nëse hipotiroidizmi nuk trajtohet, mund të rriten nivelet e kolesterolit duke rrezikuar që pacienti të pësojë sulm në zemër ose goditje në tru. Gjatë shtatzënisë, hipotiroidizmi i patrajtuar mund t’i bëjë dëm foshnjës së palindur. Fatmirësisht, hipotiroidizmi trajtohet me lehtësi.
Njerëzit nga të gjitha moshat mund të kenë hipotiroidizëm, por të moshuarit janë më të prirë. Femrat mbi 60 vjeçe kanë rrezikun më të madh. Po ashtu, jeni më të prirë që ta fitoni sëmundjen, në rast se e ka dikush në familjen tuaj.
Shkaktarët
Mungesa e jodit është njëri nga shkaktarët më të shpeshtë të hipotiroidizmit anembanë botës. Në SHBA, shkaktari më i shpeshtë është tiroiditi i Hashimotos, i cili bën që sistemi imun të sulmojë indin tiroid. Si rezultat, gjëndra nuk mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormonit tiroid.
Shkaktarët tjerë që mund të çojnë deri te niveli i ulët i hormonit tiroid janë edhe ndërhyrja kirurgjike për largimin e gjëndrës tiroide dhe terapia me rrezatim kundër kancerit. Nga shkaktarët më të rrallë janë infeksionet virusale dhe disa droga, si litiumi.
Simptomat
Hipotiroidizmi mund të japë simptoma të ndryshme, si:
Simptomat shfaqen ngadalë me kalimin e kohës. Fillimisht, nuk i vëreni ose i keqkuptoni si procese normale të plakjes. Prandaj, nëse i keni simptomat e lartpërmendura, vizitojeni mjekun.
Diagnostikimi
Pasi të bëjë pyetje rreth simptomave tuaja, mjeku do të bëjë edhe ekzaminimin fizik. Nëse mjeku dyshon se keni hipotiroidizëm, një test i thjeshtë i gjakut mund të tregojë se niveli i hormonit tiroid është shumë i ulët.
A duhet të testoheni për hipotiroidizëm?
Është me rëndësi që t’i keni parasysh shenjat e sëmundjes në mënyrë që të trajtohet në kohë. Këto shenja shumë lehtë mund të mos i kuptoni, prandaj testimi është ide e mirë për:
Trajtimi
Mjekët zakonisht shkruajnë barna të hormonit tiroid (terapi zëvendësuese) për të trajtuar hipotiroidizmin. Shumica e njerëzve fillojnë të ndjehen më mirë, pas një ose dy javësh. Pas disa muajsh simptomat largohen në tërësi. Megjithatë, këtë terapi do të duhet ta merrni gjatë gjithë jetës.
Është e rëndësishme që barin ta merrni ashtu siç ju ka këshilluar mjeku. Po ashtu, duhet ta vizitoni mjekun për t’u siguruar se merrni dozën e duhur. Marrja e tepërt ose e pakët e hormonit tiroid mund të shkaktojë probleme.
Nëse keni hipotiroidizëm të lehtë, atëherë trajtimi nuk është i domosdoshëm. Mirëpo duhet ta përcillni gjendjen që të mos përkeqësohet.
Nëse jeni diagnostikuar me hipotiroidizëm të rëndë, atëherë duhet të trajtoheni menjëherë në spital. Hipotiroidizmi i rëndë mund të çojë deri të një sëmundje e rrallë, por mjaft e rrezikshme që quhet miksedema koma.
“Marrë nga Mjeku” |
Komentoni