Një studim britanik tregon se gratë obeze kanë më shumë mundësi të kenë shtatzëni të vonuar dhe kërkojnë lindje të detyruar më shumë se gratë me peshë normale, por rezultatet e lindjes janë të ngjashme. Kërkuesit britanikë studiuan të dhënat mjekësore të rreth 30.000 grave, nga të cilat rreth 3.000 kishin shtatzëni të zgjatur, për më shumë se 41 javë e 3 ditë. Ata gjetën se gratë obeze kishin 50% më shumë mundësi të kishin shtatzëni të zgjatur sesa gratë me peshë normale(Revista Britanike e mjekëve obstetërdhe gjinekologëve më2011; online 26 Janar). Midis grave që kishin fëmijën e tyre të parë, më shumë se një e treta e tyre që ishin obeze kishin lindje të detyruar që përfundonte me operacion cezarian, krahasuar me më pak se një të katërtën e grave me peshë normale. Megjithatë, gratë obeze nuk përjetuan më shumë komplikacione sesa gratë me peshë normale. Kohëzgjatja e lindjes dhe komplikimet si gjakrrjedhja pas lindjes, pak të qara, rezultate të ulëta Apgar (që tregon probleme të mundshme shëndeti për beben) dhe distoki(lindje e vështirë) ishin të tëra të...
Lexo më shumëJuristja Mizel Green e përshkruan veten si një “planifikuese e përpiktë me personalitet të tipit – A”, kështu që kur erdhi koha të lindte fëmijën e parë, avokatja nga Los Angelos nuk kishte durim që thjesht të priste që natyra të bënte veprimin e paparashikuar. Përkundrejt kësaj ajo vendosi të kryente një prerje – c për daljen e bebes së saj. “Mua më pëlqeu ideja që të dija se në ç’ditë dhe kohë do të vinte bebja ime, kështu që unë mund të përcaktoja në mënyrë që prindërit e mi të ishin atje, infermierja dhe gjërat që më duheshin”, tha Green. Ajo nuk është vetëm. Një numër në rritjei grave janë duke përcaktuar ditën e lindjes së bebes së tyre duke përcaktuar zgjedhjen cezariane, e njohur nga pacientet si prerja – c. Për disa gra, kjo është përgjigje për paqartësinë e tyre dhe frikën në lidhje me lindjen e fëmijës, rruga perfekte për të rifituar pak më shumë kontroll në lidhje me një ngjarje që do ndryshojë jetën e tyre në shumë mënyra të pakontrollueshme. Green ndryshoi mendjen dhe mendoi të bënte lindje vaginale, po...
Lexo më shumëKërkuesit sugjerojnë se rreziku potencial për nënën dhe beben për lindjen vaginale pas një lindje të mëparshme me prerje cezariane mund të ketë qenë nënvlerësuar. Një studim që përfshiu më shumë se 2000 gra në 14 maternitete tregoi se përsëritja e operacionit cezarian reduktoi rrezikun e lindjes së frutit të vdekur, problemet serioze të bebes dhe hemoragjinë e madhe mëmësore, krahasuar me planifikimin e lindjes vaginale pas pasjes së një lindjeje të mëparshme cezariane. Një lindje e fëmijës së vdekur mund të parandalohet për 66 operacione të përsëritura cezariane, kjo sipas rezultateve të një studimi të drejtuar nga Caroline Crowther, profesoreshë në Institutin Robinson të Universitetit Adelaide. “Deri tani ka pak të dhëna cilësore për të krahasuar përfitimet dhe dëmet e të dy mënyrave të planifikimit të lindjes pas një lindjeje të mëparshme cezariane”, tha profesoresha Crowther. I pari i studimeve të këtij lloji u bë me rekrutimin e 2345 grave me lindje të mëparshme cezariane. Vetëm pak prej tyre (22) pranuan randomizimin (të ishin shënjestruar për një anë të caktuar të studimit). Gratë e tj...
Lexo më shumëEpidurali është një procedurë shpinore që çon anestezinë ose ilaçet kundër dhimbjes në nervat që kanë dhimbje. Përdoret më shumë tek gratë që janë në procesin e lindjes për të lehtësuar dhimbjet e lindjes së fëmijës. Përdoret shpesh edhe për të përgjumur gratë ndërsa ato kanë prerje cezariane. Emri “epidural” vjen nga vendi ku merret ilaçi në trup, në shpinë. Korda shpinore rrethohet nga lëngje cerebrospionale që ndihmojnë mbrojtjen dhe lubrifikojnë kordën shpinore nga dëmtimet. Lëngu mbahet në një këllëf të fortë, prandaj quhet “dura”. Megjithatë, korda shpinore dhe dura nuk ecin tërë kohën përgjatë dhe poshtë kanalit shpinor, ato arrijnë në fund në vertebrën e parë lumbare (një nga kockat e kurrizit). Epidurali merret në zonën e kanalit shpinor që nuk mbrohet nga dura, që njihet si hapësira epidurale. Kjo hapësirë përmban nerva shpinore që kalojnë në kordën shpinore për në tru. Epiduraldo të thotë “mbi durë”, kështu që disa mjekë preferojnë ta quajnë atë “ekstradural”ose “peridural”, q&eum...
Lexo më shumëFëmijët dhe të rinjtë që përjetojnë trauma të lehta të trurit kanë një rrezik të rritur për zhvillimin e epilepsisë edhe për një periudhë rreth 10 vjet pas dëmtimit. Në një krahasim të bërë në spitalet e Danimarkës për të dhënat e njerëzve që kanë lindur midis viteve 1977–2002 është parë se ata që kanë patur dëmtime të lehta të trurit kanë patur edhe dyfishin e rrezikut për zhvillimin e mëvonshëm të epilepsisë, krahasuar me ata që nuk kanë qenë dëmtuar (Lancet2009, online më 23 Shkurt). Dëmtimet e lehta të trurit përcaktohen si shkaktarë të humbjes së koshiencës, amnezisë (pakësim ose humbje të memories), konfuzionit ose dizorientimit, ose deficitit neurologjik fokal(një problem në funksionin e nervave që ndikon në funksionet specifike ose të pjesëve specifike të trupit). Rreziku për epilepsitek ata që kanë patur dëmtime të lehta në tru qëndron 50 % më lartë në 10 vitet e ardhshme pasi ka ndodhur dëmtimi, krahasuar me ata që nuk kanë patur dëmtime në tru. Rreziku i epilepsisë ishte 7 herë më i lartë pas dëmtimeve të rënda në...
Lexo më shumë