Juristja Mizel Green e përshkruan veten si një “planifikuese e përpiktë me personalitet të tipit – A”, kështu që kur erdhi koha të lindte fëmijën e parë, avokatja nga Los Angelos nuk kishte durim që thjesht të priste që natyra të bënte veprimin e paparashikuar. Përkundrejt kësaj ajo vendosi të kryente një prerje – c për daljen e bebes së saj.
“Mua më pëlqeu ideja që të dija se në ç’ditë dhe kohë do të vinte bebja ime, kështu që unë mund të përcaktoja në mënyrë që prindërit e mi të ishin atje, infermierja dhe gjërat që më duheshin”, tha Green.
Ajo nuk është vetëm. Një numër në rritje i grave janë duke përcaktuar ditën e lindjes së bebes së tyre duke përcaktuar zgjedhjen cezariane, e njohur nga pacientet si prerja – c. Për disa gra, kjo është përgjigje për paqartësinë e tyre dhe frikën në lidhje me lindjen e fëmijës, rruga perfekte për të rifituar pak më shumë kontroll në lidhje me një ngjarje që do ndryshojë jetën e tyre në shumë mënyra të pakontrollueshme.
Green ndryshoi mendjen dhe mendoi të bënte lindje vaginale, por ajo besonte se gratë duhet të kenë zgjedhje. “Lindja vaginale funksionoi për mua, por unë ende e kuptoj se përse gratë duhet të planifikojnë një prerje – c. Si çdo pjesë e procesit të lindjes së fëmijës dhe të rritjes së tij, është një vendim personal që gratë duhet të lejohen t’a bëjnë pa asnjë gjykim nga njerëzit e tjerë”, tha ajo.
Po sa e mundur është një zgjedhje për të kryer prerje – c që nuk është mjekësisht e domosdoshme? E planifikon apo jo, gjithsesi është një operacion. Kush ofron avantazhe, bërja e një prerjeje – c apo lindja vaginale? Dhe a janë rreziqet e ulëta që avantazhet të jenë më të mëdha? Çfarë përfitojnë apo humbasin gratë nëse zgjedhin që të kenë një lindje cezariane?
Një numër i madh grash po e peshojnë këtë çështje. Sipas një studimi të vitit 2005 të British Medical Journal, numri i nënave amerikane që lindin për herë të parë, që kanë zgjedhur të lindin me prerje cezariane — pa asnjë arsye mjekësore për t’a bërë këtë — është rritur me 67%.
Sipas Health Grades, një organizatë që punon për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, edhe pse numri është në rritje të dukshme, prerja – c është ende një përqindje e vogël në numrin e lindjeve totale — 2.55 % në 2003.
Ende, praktika e zgjedhjes cezariane është kontraversale midis ofruesve të shërbimit shëndetësor. Debati erdhi në sytë e publikut në vitin 2003 kur Kolegji Amerikan i Obstretëve dhe Gjinekologëve publikoi një deklaratë në lidhje me aprovimin e zgjedhjes së prerjes – c. Në një hark të autonomisë së pacientit, Kolegji mori pozicionin që mjekët mund të performojnë në mënyrë etike një zgjedhje çezariane që është e panevojshme nga ana mjekësore, për aq sa ata besojnë dhe ndjejnë se kjo është “në interesin më të mirë të pacientit”.
Ky pozicion përhapi mendimin e kundërt nga një numër i madh i organizatave të kujdesit shëndetësor të grave, përfshirë këtu edhe Lamaze International, Kolegjin Amerikan të Infermiereve dhe Grave të Moshës së Mesme dhe Grupin Ndërkombëtër Cezarian. Këto grupe argumentuan se lindja është një proces psikologjik natyral që duhet të lejohet të kryhet natyrisht përderisa nuk ka arsye të forta mjekësore për ndërhyrje kirurgjikale.
Disa krititkë bëjnë pyetjen se sa pacientë e kanë zgjedhur vetë prerjen – c dhe sa prej tyre janë “operacione të përshtatshme” të shtyra nga mjekët profesionistë që nuk duan që pushimet dhe fundjavat e tyre të ndërpriten nga lindjet spontane.
Ndërkohë edhe lindjet jo cezariane janë në rritje. Në 2004, shkalla e lindjeve cezariane në SHBA (përfshirë ndërhyrjet kirurgjikale dhe zgjedhjet) ishin më shumë se 29% e tërë lindjeve — me një rritje 20 % krahasuar me vitin 1996.
A janë duke vendosur gratë që edhe pse duan të lindin në mënyrë natyrale, të bëjnë një planifikim të ditës për të lindur me operacion cezarian?
Studimet kanë treguar se gratë obeze ose mbipeshë kanë dy ose tre herë më shumë prirje të bëjnë prerje emergjente cezariane për shkak të faktorëve të tillë si bebe e madhe ose dështim. A është opsion më i mirë përcaktimi më parë i datës së operacionit çezarian? Por përsëri, mund të jetë një operacion i vështirë për një grua mbi peshë dhe mund të jetë një shans më i madh që vendi i prerjes të mos jetë i përshtatshëm. Dhe shumë gra obeze lindin në mënyrë natyrale pa probleme.
Kolegji Amerikan i Obstretëve dhe Gjinekologëve (ACOG) ka thënë se të dhënat që mbështesin përfitimet e mundshme për zgjedhjen e prerjes – c janë ende jo të plota dhe nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të krahasuar lindjet e grave të shëndetshme me lindjet me prerje – c. Disa ekspertë besojnë se ende nuk janë të pajisur me të dhëna që të marrin një vendim, sepse ata nuk kanë njohuri mjekësore për operacione të mëdha të kësaj natyre.
Komentoni