Broshura Regjistrohu/Kyçu

Rreziku i zemrës është më i lartë në personalitetin pesimist të llojit D

Njerëzit me personalitet të llojit D kanënjë rrezik më të lartë vdekjeje në të ardhmen nga zemra dhe nga sëmundja e qelizave të gjaku-t, pohuan kërkuesit gjermanë. Personaliteti i llojit D – i karakterizuar nga ankthi, irritimi, pesimizmi, u gjet se ishte i lidhur me pothuajse një trefishim të rrezikut së sëmundjeve kardiovaskulare, siç është ataku i zemrës dhe për pasojë vdekjes. Pas analizimit të 49 studimeve, duke përfshirë mbi 6000 njerëz, kërkuesit sugjeruan se ky lloj personaliteti ishte i rrezikuar. Pacientët me llojin D kishin tendencë që të përjetonin nivele të larta të ankthit, irritimit dhe gjendjeve depresuese, në situata dhe kohëra të ndryshme, ndërkohë që nuk i ndanin emocionet me njerëzit e tjerë për shkak të frikës dhe mospranimit. Ato gjithashtu kishin më shumë mundësi që të çlironin hormonin kortizolsi përgjigje ndaj stresit dhe të kishin një jetë të pashëndetshme, shtuan kërkuesit....

Lexo më shumë      

Astma bronkiale dhe kardiake

Astma bronkiale është një mënyrë tjetër për të identifikuar astmën e zakonshme . Termi “bronkial” përdoret për të dalluar atë që mjekët e quajnë astma “kardiake”, e cila nuk është astmë e vërtetë, por vështirësi e frymëmarrjes e shkaktuar nga dështimi i zemrës. Edhe pse të dy situatat kanë simptoma të ngjashme, duke përfshirë frymëmarrje të shkurtër dhe gulçim (një tingull si fishkëllimë në gjoks), ato kanë shkaqe krejt të ndryshme. Astma kardiake Në astmën kardiake, efikasitetit i pompimit të reduktuar në anën e majtë të zemrës çon në krijimin e lëngjeve në mushkëri (edemëpulmonare). Ky lëng i krijuar mund të shkaktojë marrje fryme dhe gulçim. Astma kardiakeka simptoma shumë të ngjashme me astmën bronkiale. Simptomat kryesore dhe shenjat e astmës kardiake janë: Marrje fryme me ose pa gulçim; Kollë; Frymëmarrje të shpejtë dhe të cekët; Një rritjetë presionit të gjaku-t dhe ritmit të zemrës; dhe Një ndjenjë frike. Forma që merr shkurtimi i frymëmarrjes ndihmon mjekët të përcaktojnë llojin e astmës që keni –...

Lexo më shumë      

Cohosh i zi është i lidhur me problemet e normave të zemrës

Përbërësi bimor cohosh i zi (Cimicifuga racemosa) duhet të konsiderohet si një shkak i mundshëm për shkaktimin e problemeve të normës së zemrës, thanë kardiologët. Kardiologët në Kuinslend përshkruan një rast ku një grua u shtrua nëspitalpër shkak të episodeve të plota të bllokimit të zemrës (bllokimin e sinjalit elektrik të zemrës, e cila shkakton ngadalësimin e normës së zemrës). Gruaja nuk kishte histori të sëmundjeve të tjera të zemrës por kishte marrë një përgatitje që mbante cohosh të zi për 2 javë për të trajtuar shkaqet e menopauzë-s, raportuan mjekët. Bradikardia (norma e ulët e zemrës) është një efektanësor i cohoshit të zi i listuar gjerësisht në literaturën joakademike, thanë autorët. Ndërkohë që cohosh i zi ishte i dobishëm për trajtimin e simptomave menopauzale, ata paralajmëruan se nuk kishte qenë subjekt i mbikqyrjes së marketingut për marrjen e ilaçeve konvencionale, por që shkaktonte probleme të zemrës....

Lexo më shumë      

Aneurizmi

Aneurizmi është një fjalë e përdorur për të përshkruar një ënjtje që ndodh në një arterieose venë me mure të dobëta.Aneurizmi mund të formohet në enët e gjaku-t në pothuajse çdo pjesë të trupit dhe mund të ketë pasoja serioze. Pjesët më të pritshme për t’u prekur janë truri dhe arteria kryesore (aorta). Ka arsye të ndryshme pse njerëzit e zhvillojnë aneurizmin. Ajo mund të jetë prezente në lindje por mund të mos shfaqë probleme për shumë vjet. Të tjera çështje përfshijnë presionin e lartë të gjakut dhe arteriet e ngushtuara. Komplikimet dhe mjekimet Rreziku më i madh nga një aneurizëmështë se mund të këputet (shpërthejë). Kjo mund të ndodhë pas shumë vitesh presioni të lartë dhe hollimi të mureve të enëve të prekura të gjakut, si një tullumbace që është mbifryrë. Kur kjo ndodh do të ketë gjakrrjedhje e cila mund të shkaktojë një infarktnëse ndodh në tru, ose një shembje dramatike dhe vdekje të papritur nëse një aneurizëmi aortës këputet. Disa herë aneurizmi do të pikojë sasi të vogla gjaku, në vend që të kë...

Lexo më shumë      

Angina

Në botën perëndimore, sulmet në zemër mbeten një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes së papritur dhe të parakohshme. Edhe pse disa atake të zemrës shfaqen papritur dhe janë shenjat e para që tregojnë se ekziston një problem në zemër, shumë nga të prekurit do të kenë patur ndonjë shenjë paralajmëruese të njohur si angina. Çfarë është angina? Angina është një dhimbje ose ndjenjë shqetësimi në gjoks e shkaktuar nga muskuli i zemrës si rezultat i mos marrjes mjaftueshëm të oksigjenit. Dhimbja e anginës ndjehet zakonisht në qendër të gjoksit, por mund të përhapet në qafë apo krahë (sidomos krahun e majtë). Ajo ndonjëherë ndihet dhe në supe. Zakonisht vjen gjatë një tendosjeje fizike ose shqetësimeve emocionale dhe ndalon kur pushon së ushtruari ose së ndjeri ankth. Është përshkruar shpesh si një ndjenjë e “ngurtë” ose “presion” dhe mund të ashpërsohet nga një dhimbje e butë në një dhimbje shumë të fortë. Tek gratë, mund të jetë pak më ndryshe: ndonjëherë kanë dhimbje që mund të ndjehen si thika, pulsuese ose të mprehta, të përziera,...

Lexo më shumë