Astma bronkiale është një mënyrë tjetër për të identifikuar astmën e zakonshme . Termi “bronkial” përdoret për të dalluar atë që mjekët e quajnë astma “kardiake”, e cila nuk është astmë e vërtetë, por vështirësi e frymëmarrjes e shkaktuar nga dështimi i zemrës. Edhe pse të dy situatat kanë simptoma të ngjashme, duke përfshirë frymëmarrje të shkurtër dhe gulçim (një tingull si fishkëllimë në gjoks), ato kanë shkaqe krejt të ndryshme.
Në astmën kardiake, efikasitetit i pompimit të reduktuar në anën e majtë të zemrës çon në krijimin e lëngjeve në mushkëri (edemë pulmonare). Ky lëng i krijuar mund të shkaktojë marrje fryme dhe gulçim. Astma kardiake ka simptoma shumë të ngjashme me astmën bronkiale. Simptomat kryesore dhe shenjat e astmës kardiake janë:
Forma që merr shkurtimi i frymëmarrjes ndihmon mjekët të përcaktojnë llojin e astmës që keni – njerëzit me astmë bronkiale kanë tendencë të përjetojnë marrje fryme herët në mëngjes, ndërsa njerëzit me dështim të zemrës dhe astmë kardiake shpesh zgjohen pa frymë disa orë pasi kanë rënë për të fjetur, dhe duhet të ulen drejt për të rregulluar frymëmarrjen. Kjo ndodh për shkak se njerëzit me dështim zemre të cilët qëndrojnë shtrirë për periudha të gjata, akumulojnë lëngje në mushkëri që çojnë në marrje fryme.
Si astma bronkiale dhe ajo kardiake mund të shkaktojnë frymëmarrje të shkurtuar kur shfaqen. Në astmën bronkiale, simptomat shkaktohen zakonisht në një nga ushtrimet e fuqishme dhe kanë tendencë të përkeqësohen më shumë pas ushtrimeve, sesa gjatë tyre. Nga ana tjetër, astma kardiake tenton të ndodhë gjatë ushtrimeve më pak energjike – dikush me dështim zemre mund të pësojë frymë të shkurtër duke ngjitur shkallët, ose në raste të rënda, duke u veshur.
Njerëzit me dështim (infarkt) në zemër gjithashtu shpesh kanë probleme me fryrje këmbësh që përkeqësohen gjatë ditës. Ata gjithashtu mund të ndihen shumë të lodhur, të shtojnë në peshë dhe të urinojnë shpesh.
Astma kardiake mund të krijojë një gjendje të rrezikshme për jetën, dhe ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në qoftë se mendoni se keni simptomat e astmës kardiake.
Shumicës së njerëzve me astmë bronkiale u ndodh që të kenë sulme periodike të gulçimit të alternuar me periudha të frymëmarrjes normale.
Megjithatë, disa njerëz me astmë bronkiale alternojnë ndërmjet shkurtësisë kronike (afatgjatë) të frymëmarrjes dhe episodeve në të cilët ata ndihen pa frymë më shumë se zakonisht.
Rreziqet për zhvillimin e astmës bronkiale përfshijnë të qenit një individ gjenetikisht i ndjeshëm ndaj astmës dhe ekspozimin në fillim të jetës tek alergjenët e shtëpisë, të tillë si pluhuri i merimangave dhe buburrecat, si dhe të pasurit e një historie familjare të astmës ose alergjisë. Ekspozimi ndaj efekteve të tymit të duhanit para lindjes ose gjatë fëmijërisë së hershme rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të astmës bronkiale.
Sulmet e astmës bronkiale mund të shkaktohen (precipitohen apo acarohen) nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë:
• Infeksionet e traktit të frymëmarrjes;
• Motin e ftohtë;
• Ushtrimet fizike;
• Alergjenët (substanca që shkaktojnë një reaksion alergjik), të tilla si poleni dhe pluhuri i merimangave në shtëpi;
• Tymin e cigareve dhe ndotësve të tjerë të ajrit; dhe
• Stresin.
Disa njerëz mund të zhvillojnë astmë për shkak të një intolerance që trupi i tyre zhvillon ndaj aspirinës apo ilaçeve të tjera josteroidale anti – inflamatore (JSAI) (në secilin rast ekspozimi ndaj JSAI apo aspirinës mund të shkaktojnë një sulm të astmës). Ilaçe të tjera, të tilla si bllokuesit beta, mund të përkeqësojnë astmën bronkiale. Njerëz të tjerë zhvillojnë astmë për shkak të një alergjie që ata zhvillojnë ndaj kimikateve të caktuara në vendin e punës (kjo është quajtur astma profesionale, në rastin e të cilës ekspozimi ndaj kimikateve shkakton një sulm të astmës).
Simptomat e astmës bronkiale shkaktojnë:
• Një ndjenjë ngushtësie në gjoks;
• Vështirësi në frymëmarrje apo frymëmarrje të shkurtuar;
• Gulçim, dhe
• Kollitje (sidomos natën).
Edhe pse aktualisht nuk ka asnjë shërim për astmën bronkiale, ajo mund të kontrollohet. Arsyet janë të limituara që ju të mos mund të vazhdoni të bëni shumë prej aktiviteteve që juve ju japin kënaqësi. Punoni me mjekun tuaj për të zhvilluar një plan veprimi të astmës dhe të mësoni të kontrolloni astmën tuaj – mos e lër atë t’ju kontrollojë juve!
Komentoni