Broshura Regjistrohu/Kyçu

Përshkrimi i anginës

Angina është një simptomëe zakonshme e sëmundjes së zemrës. Përshkruhet shpesh si një dhimbje e pakëndshme apo parehati, si shtrëngim ose rëndesë në kraharor. Ndonjëherë zgjat vetëm për disa minuta dhe mund qetësohet nga ilaçet ose çlodhja. Angina ka efekte të ndryshme tek njerëzit dhe simptomat mund të ndryshojnë në kohë të ndryshme. Ndonjëherë dhimbja ndihet rreth qendrës së kraharorit, por mund të ndihet dhe në njërën ose të dy shpatullat, qafë ose nofull, poshtë njërit ose të dy krahëve dhe në duar. Disa njerëz e ndjejnë dhimbjen vetëm në njërën nga këto pjesë dhe jo në kraharor. Të tjerët, në veçanti njërëzit me diabetmund të ndjejnë shumë pak dhimbje dhe mund të ankohen thjesht për marrje fryme. Angina shfaqet nga tendosjet, mbas një vakti të rëndë ose moti të ftohtë. Mund të ndodhë edhe gjatë çlodhjes ose gjatë natës. Disa njerëz e përjetojnë më shpesh në orë të ndryshme të ditës, më e zakonshmja në mëngjes ose vonë mbasdite. Çfarë e shkakton anginën? Në shumicën e rasteve shkaktohet nga sëmund...

Lexo më shumë      

Trajtimet e anginës

Angina ndodh kur arteria koronare ngushtohet dhe pjesërisht bllokohet, dhe në mënyrë të konsiderueshme kufizon furnizimin me gjak të muskulit të zemrës. Arteriet koronare janë enët e gjaku-t të cilat furnizojnë zemrën me oksigjen në mënyrë që të qarkullojë gjak në trup. Nëse një pjesë e muskulit të zemrës nuk merr mjaftueshëm gjak, atëherë ajo nuk merr mjaftueshëm oksigjen për të punuar siç duhet— kjo quhet ishemi. Ishemia mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe parehati (angina). Pse duhet të trajtohet angina? Nëse furnizuesi i gjakut është i bllokuar apo i kufizuar, personi mund të vdesë. Kjo shkakton atakun e zemrës. Doktorët ndonjëherë e quajnëinfarktmiokardiak. Anginanuk e dëmton përgjithmonë muskulin e zemrës, nëse nuk avancon në atak zemre. Nëse keni anginë doktori do të dojë ta trajtojë për të: Siguruar lehtësim të simptomave si dhimbja e kraharorit; Ndaluar të tjera atake zemre që të ndodhin; dhe Shmangur rrezikun e të pasurit të një ataku të mundshëm zemre. Angina e stabilizuar dhe e pa stabilizuar Dhimbja e anginës zakonisht vjen nga ushtrimet, stresi, emocionet dhe i ftohti. Anginae stabilizuar leht...

Lexo më shumë      

Fibrilacioni atrial

Fibrilacioni Atrial (FA) është një çregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës (aritmia). Normalisht, kur jeni duke pushuar, zemra rreh nga 60 deri ne 100 herë në minutë, dhe të gjitha dhomat e zemrës rrahin njëkohësisht. Nëse vuani nga Fibrilacioni Atrial, sinjalet elektrike të cilat kontrollojnë rrahjet e zemrës janë anormale. Këto sinjale shkaktojnë rrahje të shpejta dhe kaotike të dhomave të sipërme të zemrës (atria). Në fakt, atria rreh aq shpejt saqë dhomat e poshtme të zemrës (barkushet) nuk arrijnë të mbajnë të njëjtin ritëm, dhe zemra nuk rreh në mënyrë të koordinuar si zakonisht. Kjo sjell rrahje të shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, të cilat variojnë nga 100 në 180 rrahje në minutë. Personat që vuajnë nga FA kanë rrezik më të lartë për të pësuar infarkttë miokardit—rreziku luhatet nga më pak se 1% në rreth 20% në vit, në varësi te moshës dhe gjendjes shëndetësore të personit. Personat me FA janë gjithashtu në rrezik për të vuajtur nga insufiçenca kardiake. Fibrilacioni Atrialmund të jetë paroksizmal që do të thotë që ndodh në mënyrë kronik...

Lexo më shumë      

Rreziku i fibracionit (dridhjeve) atriale zhvillohet në familje

Njerëzit me ndonjë të afërm të shkallës së parë (p.sh. prind ose vëlla apo motër) me fibracion atrial kanë një rrezik të lartë dhe të konsiderueshëm ndaj zhvillimit të kësaj gjendjeje, që është e pavarur nga faktorët tradicionalë të rrezikut, thonë ekspertët. Fibracioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës (aritmisë) ku sinjalet elektrike që kontrollojnë rrahjet e zemrës janë të parregullta. Këto sinjale shkaktojnë që dhomat e sipërme të zemrës të rrahin në mënyrë kaotike dhe shumë shpejt, duke rezultuar në një normë të parregullt dhe të shpejtë të zemrës. Rezultatet nga një studim i 4421 njerëzve tregoi se ato që nuk kishin simptoma të fibracionit atrial, por që kishin një të afërm me këtësëmundjekishin një rritjerreziku prej 40% ndaj zhvillimit të fibracionit atrial, raportuan kërkuesit. Rritja e rrezikut nuk ndikohej nga faktorë të tillë si mosha, gjinia dhe masa trupore (BMI), presioni i gjaku-t, trajtimet për presionin e lartë të gjakut dhe atakut të zemrës ose të paturit e një prej 4 gjeneve të zakonshme të lidhur me fibracionin at...

Lexo më shumë      

Suplementet e kalciumit rrisin rrezikun e atakut të zemrës

Suplementet e kalciumit mund të rrisin rrezikun e atakut të zemrës, në bazë të një studimi. Kërkuesit evropianë zbuluan një rritjerreziku për atakun e zemrës prej 86% ndërmjet përdoruesve të suplementeve të kalciumit, krahasur me jopërdoruesit. Rreziku rritej ndërmjet atyre që merrnin vetëm suplemente kalciumi (që nuk kishte vitamina të tjera ose suplemente minerale). Zbulimet, nga një studim i fundit, nxorën si përfundim se suplementet e kalciumit duhet të merren me kujdes....

Lexo më shumë