Fibrilacioni Atrial (FA) është një çregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës (aritmia). Normalisht, kur jeni duke pushuar, zemra rreh nga 60 deri ne 100 herë në minutë, dhe të gjitha dhomat e zemrës rrahin njëkohësisht. Nëse vuani nga Fibrilacioni Atrial, sinjalet elektrike të cilat kontrollojnë rrahjet e zemrës janë anormale. Këto sinjale shkaktojnë rrahje të shpejta dhe kaotike të dhomave të sipërme të zemrës (atria). Në fakt, atria rreh aq shpejt saqë dhomat e poshtme të zemrës (barkushet) nuk arrijnë të mbajnë të njëjtin ritëm, dhe zemra nuk rreh në mënyrë të koordinuar si zakonisht. Kjo sjell rrahje të shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, të cilat variojnë nga 100 në 180 rrahje në minutë.
Personat që vuajnë nga FA kanë rrezik më të lartë për të pësuar infarkt të miokardit—rreziku luhatet nga më pak se 1% në rreth 20% në vit, në varësi te moshës dhe gjendjes shëndetësore të personit. Personat me FA janë gjithashtu në rrezik për të vuajtur nga insufiçenca kardiake.
Fibrilacioni Atrial mund të jetë paroksizmal që do të thotë që ndodh në mënyrë kronike (të vazhdueshme), ndodh shpesh në periudha kohore zakonisht më të shkurtra se 48 orë. Është gjithashtu e mundur vuajtja nga një episod akut FA, i cili mund të vijë si pasojë e një problemi të mëparshëm, p.sh. intoksikimi nga alkooli.
Duke qenë se atriat kontraktohen shpejt dhe në mënyrë të çrregullt, ato nuk pompojnë gjak në mënyrën e duhur. Gjaku më pas mblidhet në zemër dhe mund të formohen mpiksje gjaku. Nëse mpiksja largohet nga zemra, mund të shkojë drejt organeve të tjera duke udhëtuar nëpërmjet enëve të gjakut. Nëse mpiksja ngec në një enë gjaku që furnizon trurin dhe ndalon qarkullimin e gjakut, atëherë shkaktohet një infarkt miokardik.
Rreziku që të prekeni nga FA rritet me moshën. Me Fibrilacionin Atrial janë 5 % e personave mbi 65 vjeç dhe rreth 10 % e personave mbi 75 vjeç. Personat të cilët vuajnë nga probleme të zemrës ose valvulat e zemrës kanë më shumë mundësi që të preken krahasuar me personat që nuk vuajnë nga këto probleme. Presioni i lartë i gjakut, sëmundjet kronike të mushkërive ose gjëndrat e tiroides mund të rrisin rrezikun e FA-së. Është e mundur për personat e shëndetshëm të kenë FA. Në të vërtetë, një e treta e personave me FA nuk kanë një shkak themelor të dukshëm.
Mund të përjetoni dridhje (ndërgjegjësim që zemra rreh dhe godet kraharorin) nëse keni fibrilacion artial. Simptoma të tjera të fibrilacionit atrial përfshijnë dhimbje kraharori, marrje mendsh, probleme në frymëmarrje dhe lodhje. Disa persona nuk kanë simptoma dhe FA zbulohet pasi doktori (ose një punonjës shëndetësor) vë re plus jo të rregullt.
Doktori mund të diagnostikojë Fibrilacionin Atrial duke përdorur një test të thjeshtë dhe pa dhimbje, i cili quhet elektrokardiogramë (EKG). Kur bëni EKG, mbi kraharorin tuaj vendosen pllaka të lidhura me fije (elektroda) në mënyrë që të matin impulset elektrike të cilat lëshohen nga zemra. Këto impulse elektrike regjistrohen në një copë letër që quhet rripi i EKG. Modeli abnormal i impulseve elektrike i vënë re tek personat me FA zbulohet me lehtësi nga EKG.
Megjithatë, nëse keni FA paroksizmal, rrahjet e zemrës mund të jenë normale gjatë kohës që EKG regjistrohet. Në mënyrë që të zbulohet FA paroksimal, duhet të kryeni një test me monitor Holter. Një monitor Holter (një pajisje portative e cila mund të mbahet nën rroba) regjistron vazhdimisht impulset e zemrës për një periudhë prej të paktën 24 orësh.
Trajtimi për Fibrilacionin Atrial ndryshon nga personi në person në bazë të disa faktorëve, duke përfshirë ashpërsinë e simptomave, shkakun, kohëzgjatjen e Fibrilacionit Atrial dhe praninë e problemeve të tjera shëndetësore. Megjithatë, qëllimet parësore të trajtimit janë që:
Doktori mund t’ju japë ilaçe në mënyrë që të kthejë dhe ruaj ritmin normal e të rregullt të zemrës. Tek ilaçet që përdoren për të kontrolluar ritmin e zemrës në Fibrilacionin Atrial përfshihen antiaritmikët si flecainide (p.sh. Flecatab, Tambocor), sotalol (p.sh. Solavert, Sotacor) dhe amiodarone (p.sh. Cordarone X, Rithmik).
Ilaçet të cilat janë të thjeshta, ulin ritmin e zemrës dhe janë gjithashtu efektive. Ilaçet të cilat mund të përdoren për të kontrolluar ritmin e zemrës janë digoksinë (p.sh. Lanoxin, Sigmaxin), bllokues-beta dhe bllokuseit e kanaleve të kalciumit.
Mund të përdoren ilaçe për parandalimin e mpiksjes së gjaku-t (p.sh.aspirinë ose uarfarine), në mënyrë që të ulet rreziku për infarkt.
Ndonjëherë, për të trajtuar Fibrilacionin Atrial rekomandohet përdorimi i stimulimit elektrik për të rikthyer zemrën në ritëm normal. Kjo procedurë quhet kardioversion elektrik dhe kryhet ndërkohë që jeni nën një anestezi të përgjithshme.
Personat që vuajnë nga Fibrilacioni Atrial dhe që nuk janë trajtuar në mënyrë efektive me medikamente ose kardioversion elektrik mund të kenë të nevojshme një trajtim më pushtues. P.sh. mund të futet një stimulues kardiak (një pajisje e cila ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës). Stimuluesit kardiakë vendosen nën lëkurë tek pjesa e klavikulës dhe lidhen me zemrën me anë të një teli.
Ndonjëherë, përdoret radiofrekuenca. Gjatë kësaj procedure, një katetër (një tub i gjatë e i hollë) futet në venën femorale në ije dhe shkon deri në zemër, ku energjia e frekuencave të radios dëmton indet përgjegjëse për parregullsitë e sinjaleve elektrike.
Në raste të rralla, është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Operacioni më i zakonshëm që kryhet është i njohur si procedura labirint, ku kryhen disa prerje të vogla në atriat (dhomat e sipërme) të zemrës për të krijuar një ind mbresë. Indi mbresë (i cili nuk përcjell rryma elektrike) parandalon përcjelljen e sinjaleve elektrike anormale të cilat dërgojnë Fibrilacionin Atrial në zemër dhe shkaktojnë rrahje jo normale të zemrës.
Komentoni