Regjistrohu/Kyçu

Përshkrimi i anginës

Angina është një simptomë e zakonshme e sëmundjes së zemrës. Përshkruhet shpesh si një dhimbje e pakëndshme apo parehati, si shtrëngim ose rëndesë në kraharor. Ndonjëherë zgjat vetëm për disa minuta dhe mund qetësohet nga ilaçet ose çlodhja.

Angina ka efekte të ndryshme tek njerëzit dhe simptomat mund të ndryshojnë në kohë të ndryshme. Ndonjëherë dhimbja ndihet rreth qendrës së kraharorit, por mund të ndihet dhe në njërën ose të dy shpatullat, qafë ose nofull, poshtë njërit ose të dy krahëve dhe në duar. Disa njerëz e ndjejnë dhimbjen vetëm në njërën nga këto pjesë dhe jo në kraharor. Të tjerët, në veçanti njërëzit me diabet mund të ndjejnë shumë pak dhimbje dhe mund të ankohen thjesht për marrje fryme.

Angina shfaqet nga tendosjet, mbas një vakti të rëndë ose moti të ftohtë. Mund të ndodhë edhe gjatë çlodhjes ose gjatë natës. Disa njerëz e përjetojnë më shpesh në orë të ndryshme të ditës, më e zakonshmja në mëngjes ose vonë mbasdite.

Çfarë e shkakton anginën?

Në shumicën e rasteve shkaktohet nga sëmundja e arteries koronare. Kjo ndodh kur depozitat e yndyrave ndërtohen nën muret e brendshme të arteries koronare, të cila furnizojnë muskulin e zemrës.

Si rezultat, këto arterie ngushtohen dhe gjaku që rrjedh në zemër pakësohet. Angina ndodh kur gjaku që rrjedh në zemër është i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat shtesë të saj. Nuk ka dëmtim të përhershëm të zemrës nga një rast i anginës.

Angina zakonisht shkaktohet vetëm nga spazma e arterieve koronare, pa bllokim.

 Mjekimet e anginës

Shumë tipe të ndryshme ilaçesh mund të përdoren për të kuruar anginën. Spraji ose tabletat e nitrateve që vendosen nën gjuhë përdoren në fillimet e simptomave të anginës.  Një numër tjetër ilaçesh, përfshirë tipe të tjera nitratesh përdoren për të ndaluar ataket e tjera nga angina dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut për të pasur një atak zemre.

 Trajtimet e përdorura për simptomat e anginës

Nitratet janë mënyra më e zakonshme për të trajtuar anginën kur shfaqen simptomat. Ato veprojnë shpejt duke qetësuar enët e gjakut, duke i zgjeruar që gjaku të rrjedhë më lehtë. Një doktor duhet të japë recetë për nitrate. Ai mund t’ju japë recetë për sprajin nitrat ose tabletat që t’i merrni kur filloni të ndjeni dhimbje në kraharor.

Spraji nitrat

Doktori juaj mund t’ju japë një spraj nitrat i quajtur gliceriltrinitat, një emër i ri. Spraji shpërndan një dozë të matshme të nitrateve në gojë sa herë që e spruconi. Pikat e sprajit kanë një efekt të shpejtë. Duke ndjekur instruksionet duhet të merrni masën e duhur të nitrateve.

Mënyrat e përdorimit të sprajit gliceriltrenitrat:

  • Mos e tundni shishen;
  • Përpara herës së parë të përdorimit duhet ta spruconi në ajër— referuar instruksioneve;
  • Mbajeni drejt shishen;
  • Sprucojeni dozën nën gjuhë dhe mos e gëlltitni menjëherë ilaçin;
  • Mbajeni mbyllur gojën;
  •  Për dozën e dytë, përsëritni hapat e mësipërm;
  • Nëse angina nuk lehtësohet pas dy dozash (në një interval prej 5 minutash mes çdo sprucimi) telefononi menjëherë ambulancën.

Tabletat nitrate

Tabletat nitrate që doktori mund t’ju rekomandojë për të trajtuar simptomat e anginës janë tabletat gliceriltrinitrate (emri i ri-Anginine) ose tabletat isosorbidedinitrate ( emri i ri- tableta Isordil Subingual).  Këto tableta hyjnë në sistemin e gjakut përmes lëkurës së gojës. Kur merrni tabletat, duhet t’i vendosni poshtë gjuhës ose brenda faqes. Mos i gëlltitni, përtypni ose copëtoni tabletat. Receta e kimistit do t’ju tregojnë dozën e duhur, por konsultohuni me doktorin nëse ka dicka që nuk kuptoni. Tabletat gliceriltrinitate fillojnë të humbasin efektin 3 muaj pasi shishja të hapet, kështu që zëvendësojini ato gjatë kësaj kohe.

Mënyrat e përdorimit të tabletave gliceriltrinitrate ose tabletave isosorbidedinitrate:

  • Tabletat vendosen nën gjuhë ose nën faqe nga ku shpërbëhen;
  • Shmangni ushqimin, pirjen, apo duhanin derisa tableta të shpërbëhet plotësisht;
  • Nëse dhimbja nuk lehtësohet nga maksimumi 2 tableta dhe një pushimi prej 10 minutash, telefononi menjëherë ambulancën

Ruajtja e sprajit ose tabletave nitrat

  • Kontrolloni datën e skadencës. Gjithmonë mbani një sasi të mjaftueshme ilaçi me vete dhe mbajeni kudo sprajin ose tabletat;
  • Kujdesuni nga nxehtësia dhe lagështia të cilat mund të ndikojnë negativisht tek disa ilaçe. Ruajeni sprajin nitrat dhe tabletat në një vend të freskët, të thatë nën 25°C. Mos i lini në makinë ose në vende të nxehta;
  • Tabletat gliceriltrinitrate duhet të zëvendësohen çdo 3 muaj sepse e humbasin efektin nëse janë shumë të vjetra;
  • Mbani tabletat nitrate në një shishe qelqi ku mund të shpërndahen. Mos i ekspozoni në dritë, nxehtësi ose ajër. Mos vendosni materiale të tjera, as pambuk në shishen e tabletave gliceriltrinitrate: përdorni vetëm paketimin e tyre të veçantë.

Efektet anësore të nitrateve

  • Efektet më të zakonshme anësore të përdorimit afatshkurtër të nitrateve janë : dhimbje koke, presion i ulët i gjakut  (lodhje dhe turbullim); skuqje në fytyrë; rrahje të shpejta zemre. Nxjerrja jashtë e tabletave nitrate pasi simptomat janë lehtësuar mund të zbusin efektet anësore. Nëse vazhdoni të keni efekte anësore, vizitohuni tek doktori;
  • Tabletat nitrate dhe spraji, përkohësisht ulin presionin e gjakut. Për këtë arsye mund të ndjeni lodhje nëse i përdorni për herë të parë, nëse përdorni shumë ose nëse jeni i ngrohtë (si pas një dushi). Më e mira është të uleni kur i konsumoni këto ilaçe;
  • Kini kujdes kur pini alkool ndërkohë që keni marrë ilaçet e nitrateve sepse mund të rrisin mundësinë e lodhjes, turbullimit;
  • Nëse po konsumoni nitrate, mos merrni sildenafil (emri i ri -Viagra), tadalafil (emri i ri- Cialis) ose vardenafil (emri i ri- Levitra) sepse mund t’ju shfaqen efekte serioze anësore;
  • Nëse jeni i shqetësuar për efektet anësore të ilaçeve, konsultohuni me mjekun.

Mjekimet e përdorura për të parandaluar atake të tjera të anginës

Ka një numër të ndryshëm ilaçesh që përdoren për të parandaluar ataket e tjera të anginës dhe për të ndihmuar në uljen e rrezikut të atakut të zemrës.

Nitratet

Nitratet që vendosen në lëkurë dhe përdoren shpesh për të ndaluar anginën kronike. Gliceriltrinitratet që vendosen në lëkurë (emri i ri: Nitro-Dur dhe Transiderm-Nitro) janë forma afatgjata të nitrateve që kryejnë funksionin nga lëkura. Duhet të vendosni copën në kraharor (në pjesën pa qime) ose në pjesën e sipërme të krahut dhe të ndërroni copën sipas recetës së doktorit. Sepse nitratet mund të veprojnë shpejt (trupi mësohet me ilaçin dhe nuk sjell më efektivitet), prandaj shpesh rekomandohet që njerëzit që përdorin këto mjekime t’i heqin pas 8 orësh, zakonisht natën. Doktori do e diskutojë këtë me ju.

Tabletat Nitrate që konsumohen për të parandaluar ataket e tjera të anginës kanë një efekt më afatgjatë se spraji nitrat ose tabletat që lehtësojnë simptomat.

Beta-bllokuesit

Beta-bllokuesit gjithashtu përdoren për të kuruar anginën si dhe gjendje të tjera si presioni i lartë i gjakut, dobësimi i zemrës dhe rrahjet e parregullata të zemrës. Ato reduktojnë ataket e anginës dhe lejojnë bërjen e më shumë aktiviteteve fizike duke e ngadalësuar ritmin e zemrës dhe duke e qarkulluar gjakun më me efikasitet. Disa nga beta-bllokuesit që përdoren për anginën janë atenolol (emrat e rinj-Noten, Tenormin dhe Tensig) dhe metorolol (emrat e rinj-Betaloc, Lopresor, Metrol dhe Minax).

Kalciumi antagonist

Disa mjekime përdoren gjithashtu për të parandaluar simptomat e anginës. Një mënyrë që kalciumi antagonist mund të ndihmojë është duke relaksuar arteriet dhe duke lejuar gjakun që të rrjedhë më me thjeshtësi, duke reduktuar presionin e gjakut dhe punën e tepërt të zemrës. Disa nga kalciumet antagoniste  që përdoren për anginën janë  amolidpine (emrat e rinj-Norvasc dhe Perivasc), diltiazem (emrat e rinj- Cardizem CD, Coras dhe Vasocardol), verapamil (emrat e rinj-  Isoptin dhe Veracaps) dhe nifedipine (emrat e rinj- AdalatOros, Addos XR dhe Adefin XL).

Nëse keni anginë të moderuar e cila nuk është ndaluar nga ilaçet e tjera, atëherë mund t’ju jepet në recetë një kalcium antagonist i quajtur perhexiline (emri i ri-Pexsig). Nëse konsumoni këtë ilaç ju duhet të bëni rregullisht analiza gjaku për të kontrolluar nivelin e ilaçit në gjak.

Nicorandil

Nicorandil (emri i ri- Ikorel) është një tabletë për anginën. Redukton anginën duke hapun arterien koronare dhe relaksuar muskulin në enën e gjakut.

Mjekimet Antiplatelet

Mjekimet Antiplatelet punojnë duke reduktuar afësinë e formimit të mpiksjeve të gjakut që ai (gjaku) të rrjedhë më shpejt mes arterieve të ngushtuara. Këto përfshijnë aspirinën dhe klopidogrel (emrat e rinj- Iscover dhe Plavix).

Mjekimet për të ulur kolesterolin

Edhe pse nuk ka efekte direke për anginën, disa ilaçe reduktojnë kolesterolin e formuar në arterien koronare dhe raduktojnë rrezikun e atakeve të zemrës apo të infarkteve.

Çfarë mund të bëhet tjetër për anginën?

Angina serioze që nuk përgjigjet ndaj terapive mjekësore mund të trajtohet duke rihapur fizikisht arterien koronare.  Rehabilitimi kardiak, një lloj terapie ushtrimesh i dizenjuar për të përmirësuar rrjedhën kardiake të gjakut, gjithashtu mund të ndihmojë për anginën.

Të jetosh me anginën: Një plan veprimi

Simptomat e zakonshme të anginës

  • Ndaloni çfarë po bëni, uluni, pushoni dhe prisni derisa ndjenja të kalojë. Nëse ju kanë rekomanduar tableta ose spraj nitrat, përdorini sipas instruksioneve;
  • Nëse po përdorni sprajin dhe angina po vazhdon 5 minuta pas dozës së parë, mund të merrni një dozë të dytë në masën e caktuar, gjithsesi MOS konsumoni më shumë se 2 doza gjatë një ataku angine. Kthehuni në aktivitetet ngadalë pasi simptomat të kenë kaluar;
  • Nëse 2 doza nuk e lehtësojnë atakun, telefononi ambulancën ose spitalin më të afërt;
  • Nëse po konsumoni tabletat nitrat, mund të përdorni deri në 2 tableta për të lehtësuar dhimbjet e anginës. Gjithmonë ndiqni instruksionet e doktorit;
  • Nëse 2 tableta dhe çlodhja nuk e qetësojnë anginën, telefononi ambulancën ose spitalin më të afërt;
  • Nëse angina shoqërohet me marrje fryme, rrahje të shpejta zemre ose ndjenjë sikur do t’ju bjerë të fikët telefononi ambulancën ose spitalin më të afërt.

Simptomat e rregullta të anginës: plani i veprimit

Disa njerëz e marrin anginën në momente të paparashikueshme. Si p.sh:

  • Kur është ftohtë;
  • Kur janë duke u ngjitur në një malore ose shkallë;
  • Kur janë duke punuar ose bërë punët e shtëpisë;
  • Gjatë dushit; ose
  • Gjatë aktivitetit seksual.

Përdor sprajin nitrat ose tabletat disa minuta para kryerjes së aktiviteteve që shkaktojnë anginën. Nëse keni simptoma të anginës çdo ditë, konsultohuni me doktorin brenda 24 orëve që të planifikoni trajtimin e mëtejshëm.

Ndryshimet në simptomat e anginës: Plan veprimi

Forma e anginës tuaj mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme. Ajo mund:

  • Të ndodhë më shpesh;
  • Të jetë më e rëndë;
  • Të ndodhë gjatë çlodhjes ose natës; ose
  • Të mos lehtësohet edhe pas përdorimit të ilaçeve.

Kjo quhet angina e pastabilizuar. Mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një ataku të afërt të zemrës. Konsultohuni me mjekun brenda 24 orëve ose më parë nëse ndjeni lodhje apo marrje fryme. Gjatë kësaj kohe, vazhdoni të përdorni sprajin nitrat ose tabletat. Nëse ataku i anginës nuk lehtësohet brenda 24 minutave, telefononi ambulancën.

Të kujdesesh për veten

Duhet të mendoni për faktorët e rrezikut të sëmundjes koronare të zemrës dhe sesi ajo ndikon tek ju. Këtu përfshihen rritja e presionit të gjakut, duhanpirja, rritja e kolesterolit në gjak, diabeti, pesha e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës që ndihmojnë në shëndetin e zemrës janë:

  • Reduktimi i përdorimit të yndyrave të ngopura (të kafshëve), yndyrave dhe kripërave, dhe rritja e përdorimit  të frutave, perimeve dhe bukës së zezë;
  • Mos konsumimi i duhanit;
  • Kontrolli i rregullt i presionit të gjakut;
  • Kryerja e rregullt e aktiviteteve fizike të përshtatshme për ju, gjithsesi nëse keni anginë konsultohuni me doktorin përpara se të ndiqni një program ushtrimesh;
  • Mbajtja e një peshe të shëndetshme trupi;
  • Zhvillimi i mënyrave për të përballuar stresin.

Cili është ndryshimi midis anginës dhe një ataku zemre?

Simptomat e anginës shoqërohen me reduktim të rrjedhës së gjakut në një pjesë të muskulit të zemrës duke mos lënë dëmtime në muskul. Çlodhja dhe mjekimet, përfshirë tabletat dhe sprajin, mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së anginës.

Një atak zemre rezulton nga një bllokim në arterien koronare i cili shkakton dëmtim të përhershëm të muskulit të zemrës. Dhimbja shoqërohet me atake zemre të cilat zakonisht zgjasin më shumë se 15 minuta dhe nuk lehtësohen nga tabletat nitrat ose spraji. Megjithatë, disa atake zemre, në përgjithësi tek njerëzit me diabet, mund të jenë pa dhimbje. Nëse keni faktorë të dukshëm rreziku për sëmundjen e arteries koronare është një ide e mirë që të bëni rregullisht teste për të zbuluar këto shenja të fshehura.

Nëse forma juaj e anginës ndryshon ose përkeqësohet, diskutojeni menjëherë me doktorin.


Komentoni