Angina ndodh kur arteria koronare ngushtohet dhe pjesërisht bllokohet, dhe në mënyrë të konsiderueshme kufizon furnizimin me gjak të muskulit të zemrës. Arteriet koronare janë enët e gjaku-t të cilat furnizojnë zemrën me oksigjen në mënyrë që të qarkullojë gjak në trup.
Nëse një pjesë e muskulit të zemrës nuk merr mjaftueshëm gjak, atëherë ajo nuk merr mjaftueshëm oksigjen për të punuar siç duhet— kjo quhet ishemi. Ishemia mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe parehati (angina).
Nëse furnizuesi i gjakut është i bllokuar apo i kufizuar, personi mund të vdesë. Kjo shkakton atakun e zemrës. Doktorët ndonjëherë e quajnë infarkt miokardiak. Angina nuk e dëmton përgjithmonë muskulin e zemrës, nëse nuk avancon në atak zemre. Nëse keni anginë doktori do të dojë ta trajtojë për të:
Dhimbja e anginës zakonisht vjen nga ushtrimet, stresi, emocionet dhe i ftohti.
Angina e stabilizuar lehtësohet gjatë çlodhjes. Personi do ta dijë arsyen nga se shkatohet si p.sh. ngjitja e shkallëve apo maloreve. Dhimbja zakonisht largohet pas disa minutash—nuk zgjat më shumë se 10 min. Mjekimi duhet ta largojë këtë dhimbje. Angina e stabilizuar nuk e dëmton muskulin e zemrës.
Angina e pastabilizuar nuk është aq e parashikueshme. Ndodh kur një nga arteriet koronare është bllokuar më shumë se ç’ishte më përpara. Dhimbja e anginës mund të fillojë në situatat ku nuk ka ndodhur më parë, ose ku nuk ka tendosje të dukshme. P.sh. mund t’ju zgjojë në mes të natës kur jeni në gjumë. Nuk mund të jeni në gjendje për tu ushtruar aq shumë sa më parë. Angina e pastabilizuar mund të çojë në atak zemre. Një ndryshim në formën e anginës është shumë e rëndësishme dhe duhet të konsultoheni me doktorin sa më shpejt.
Është e rëndësishme të punoni me mjekun ose specialistin për të ndihmuar anginën. Bëjani të ditur mjekut nëse angina juaj ndodh shpesh. Ekspertët e anginës janë vazhdimisht duke kërkuar mënyrat më të mira për të trajtuar njerëzit me anginë. Nëse ilaçet nuk mjaftojnë, ju mund të jeni një kandidat i përshtatshëm për operacion bypass ose angioplasti.
Shumica e mjekimeve të dhëna me recetë nga doktori për anginën synojnë të:
Marrja e aspirinës mund të reduktojë rrezikun e atakut të zemrës dhe vdekjen e njerëzve me anginë, sidomos kur ajo merret saktësisht. Megjithatë, aspirina mund të shkaktojë çrregullime në stomak dhe zorrë kështu që, pyesni doktorin nëse aspirina është e përshtatshme për ju. Nëse nuk është, mund të merrni një ilaç më të ri të quajtur clopidogrel (Plavix dhe Iscover).
(shënim: mjekimet e parandalimit të krijimit të mpiksjeve mund të bëjnë që të rrjedhë gjak gjatë operacionit. Nëse keni bërë një operacion, konsultojuni me doktorin se kur duhet që të ndaloni marrjen e tyre.)
Nitratet janë përdorur për të shëruar anginën prej më shumë se 100 vjet dhe tani janë në dispozicion në spraje dhe tableta.
Një nga mekanizmat që ndihmon nitratet të lehtësojnë anginën është aftësia e tyre për t’u hapur në arteriet koronare dhe për të lehtësuar rrjedhën e gjakut që të shkojë në zemër. Ato e kryejnë punën shpejt dhe ndihmojnë zemrën që të pompojë më lehtë.
Nitratet përdoren në 2 mënyra:
Doktori mund t’ju japë në recetë një nitrat afatshkurtër për të ndaluar një rast të anginës pasi ndodh. Ndonjëhërë nitratet afatshkurtër merren si parandalim i anginës para kryerjes së një aktiviteti. Këto nitrate kanë formën e tabletave që vihen poshtë gjuhës ose brenda faqes, ose në formë spraji i cili sprucohet nën gjuhë.
Nëse nuk ka lehtësim brenda 5 minutash, doktori do t’ju këshillojë për të përdorur një lloj tjetër tablete ose spraji. Nëse kjo nuk ndalon dhimbjen, ju mund të jeni duke kaluar në një atak zemre dhe dikush duhet të telefonojë ambulancën.
Ndonjëherë mund të ndiheni të lodhur ose të keni dhimbje koke pas përdorimit të nitrateve për të ndaluar anginën. Kjo ndodh sepse enët e gjakut në tru janë gjithashtu duke u zgjeruar. Duhet të uleni ose shtriheni për pak minuta. Nitratet afatgjata përdoren si mjekim i vazhdueshëm i ndalimit të anginës. Këto kanë formën e tabletave.
Kur trupi të mësohet me efektet e nitrateve dhe të ndalojë përgjigjet ndaj tyre, doktori mund t’ju këshillojë marrjen e ilaçeve në kohë të caktuara të ditës, që të ketë një hapësirë midis kohës kur nuk keni nitrate në trup dhe që trupi të mos bëhet imun ndaj tyre.
Nitratet mund të rekomandohen nga doktori që të merren vetëm ose me ilaçe të tjera. Nitratet e disponueshme përfshijnë:
Tabletat Nitrate kanë një jetëgjatësi dhe doktori ose farmacisti do t’ju japë instruksione si t’i mbani ato. Ndiqni me kujdes rregullat.
Njerëzit që marrin nitrate nuk duhet të përdorin sildenafil (emri i ri- Viagra), tadalafil (emri i ri- Cialis) ose vardenafil (emri i ri- Levitra) sepse kjo mund të çojë në një rënie të madhe, të papritur dhe fatale të presionit të gjaku-t.
Beta-bllokuesit ngadalësojnë zemrën dhe ulin presionin e arterieve në mënyrë që zemrës të mos i duhet më shumë oksigjen sesa normalja për të pompuar.
Ato sigurisht duhet që të reduktojnë dukurinë e anginës dhe t’u japin njerëzve kapacitetet më të madh se më parë për stërvitje. Beta-blllokuesit gjithashtu reduktojnë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje zemre. Megjithëse, disa beta-bllokues janë më efektivë për anginën sesa disa të tjera.
Si pjesa më e madhe e ilaçeve edhe beta-bllokuesit mund të kenë efekte anësore. Këto mund të jenë: ëndrra të këqija, marrje mendsh, çrregullime të stomakut dhe depresion. Beta-bllokuesit mund të mos jenë të përshtatshme për njerëzit me astmë.
Këto mjekime reduktojnë ritmin e zemrës dhe lehtësisht zgjerojnë enët koronare të gjakut duke ulur ritmin me të cilin kalciumi hyn në muskulin e zemrës dhe në muret e enëve të gjakut. Ky është rezultati përfundimtar i përmirësimit të mpiksjeve të gjakut deri në muskulin e zemrës dhe zvogëlimin e ngarkesës së punës së zemrës.
Doktori mund t’jua japë me recetë. Midis efekteve anësore më të zakonshme të kalciumit janë dhimbjet e kokës dhe marramendja.
Nikorandili (emri i ri- Ikorel) është ilaçi më i ri për trajtimin e anginës së stabilizuar. Kryen punën duke zgjeruar arteriet koronare, duke relaksuar muskulin në enët e gjakut dhe duke reduktuar anginën. Nikorandil ka formën e tabletave. Efektet anësore më të zakonshme janë dhimbja e kokës dhe dhimbja e barkut.
Perhexiline maleate (emri i ri- Pexsig) përdoret për të trajtuar shkallë të moderuara të anginës të cilat nuk i përgjigjen trajtimeve të tjera ose kur ilaçet e tjera nuk janë të përshtatshme. Njerëzit që marrin perhexiline duhet rregullisht të bëjnë analiza gjaku për të parë nivelin e ilaçit në trup dhe të sigurohen që të qëndrojë në nivel të pranueshëm.
Doktori mund të rekomandojë tabletat perhexiline të shoqëruara me ilaçe të tjera për anginën. Efektet anësore më të zakonshme janë vjellja dhe marramendja.
Ilaçet për uljen e kolesterolit nuk kanë efekt direkt në simptomat e anginës, por duke reduktuar kolesterolin e ndërtuar në arteriet koronare, ato mund të ulin rrezikun e atakut të zemrës apo të infarktit.
Komentoni