Ataku i zemrës i referohet dëmtimit të zemrës që shkaktohet kur furnizimi igjaku-t në pjesët e muskujve të zemrës është i bllokuar. Ataku i zemrës ndodh kur mungon furnizimi me gjak. Kjo është zakonisht rezultat i 2 proceseve: zhvillimit të shumë pllakëzave yndyrore në muret e arterieve dhe formimit të mpiksjeve mbi njërën nga pllakat. Trajtimi i dhënë në fillim, gjatë një ataku në zemër mund të ndihmojë për të shpërndarë mpiksjen, duke zvogëluar dëmtimin e muskulit të zemrës. Faktorët e rrezikut që mund të ndikojnë Rritja e kolesterolit në gjak; Obeziteti; Diabeti; Mungesa e aktivitetit fizik; Rritja e presionit të gjakut (hipertensioni); Pirja e duhanit; dhe Stresi. Faktorët e rrezikut që nuk mund të ndryshojnë Mosha; Gjinia; Histori të mëparshme me sëmundjen e zemrës; dhe Histori familjare të sëmundjes së zemrës. Mbajtja e kolesterolit në gjak dhe triglicerideve në nivel të ulët Kolesteroli në gjak dhe triglceridet maten si pjesë e një vlerësimi të përgjithshëm të rrezikut të sëmundjes së zemrës. Ata mund të maten me një testtë thjeshtë gjaku, e cila mund të organizohet ng...
Lexo më shumëRritja e shkallës së pushimit të zemrës është përcaktuar si një faktor rreziku për zhvillimin e atakut të zemrës, madje edhe tek njerëzit e shëndetshëm. Një studim i madh evropian i më shumë se 21,000 njerëzve pa një histori të sëmundjes koronare të zemrës, anginës, ose atakut të zemrës gjeti njërritjetë 15 rrahjeve për minutë në pushimin e normës së zemrës, gjë e cila shkakton sëmundjetë zemrës pas 12 viteve në 24% tek meshkujt dhe 32% tek gratë. Normat e pushimit të zemrës në më shumë se 90 rrahje për minutë, kanë treguar që të jenë të lidhura me të paktën dyfishimin e rrezikut – një efektingjashëm edhe me duhanin, thanë autorët....
Lexo më shumëDështimi i zemrës i referohet reduktimit të aftësisë së pompimit të gjaku-t në mënyrë efikase përreth trupit. Dështimi i zemrës prek afërsisht 4% të të rriturve të moshës mbi 45 vjeç.Anginadhe dështimi i zemrës mund të ndodhin bashkë, sepse ato janë të dyja të shkaktuara nga sëmundja koronare e zemrës. Çfarë e shkakton dështimin e zemrës? Shkaku më i zakonshëm i dështimit të zemrës është dëmtimi i muskujve të zemrës, shpesh si rezultat i sëmundjes koronare të zemrës ose presionit të lartë afatgjatë të gjakut. Shkaqe të tjera të dështimit të zemrës janë: Infeksionet virale; Dëmtimi nga alkooli; Problemet e valvulës; Anormalitete të zemrës që janë të pranishme në lindje (sëmundja kongjenitale e zemrës); Anemia; dhe Efeket anësore të ilaçeve. Nëse zemra nuk mund të pompojë më efektivisht, ajo kompensohet duke rrahur më fort, duke shkaktuar zmadhim të saj për të përballuar mbingarkesën. Cilat janë simptomat e dështimit të zemrës? Një nga simptomat më të zakonshme është vështirësia e frymëmarrjes, që mund të ...
Lexo më shumëNjerëzit të cilët zemërohen më lehtë kanë më shumë mundësi që të pësojnë atakun e zemrës ose sëmundjetë tjera të zemrës, bazuar kjo në analizat e fundit të më shumë se 40 studimeve. Gjithashtu, akoma nuk dihet se përse zemërimi e ka këtë efektmbi shëndetin e zemrës. Është sugjeruar që zemërimi mund të nxisë sjellje të tilla si dietëe dobët, më pak aktivitet fizik ose pirje duhani, që janë të lidhura me rrezikun e sëmundjes së zemrës. Mendohet gjithashtu që prodhimi i hormoneve të stresit mund të bllokojë arteriet koronare, duke sjellë atak të zemrës. Kush është në rrezik? Efektet e dëmshme të zemërimit në sëmundjen e zemrës shfaqen që të jenë më madhore tek meshkujt sesa tek femrat. Nëse zemëroheni shpesh dhe shumë lehtësisht, kjo sjell pasoja më të rënda sesa në rastet kur njerëzit mërziten shumë rrallë. Shumë njerëz mund të ndihmohen për të kaluar zemërimin e tyre....
Lexo më shumëZemra jonë fillon të rrahë në momentin që ne ngjizemi dhe pushon në momentin që ne vdesim. Zemra jonë është një organme 4 dhoma. Muret e këtyre dhomave janë të përbëra nga muskuj. Është kontraktimi i këtyre muskujve ajo që përbën rrahjen e zemrës. Kontraktimet e muskujve të zemrës janë të kontrolluar nga një sistem kompleks i impulseve nervore të cilat vijnë si nga truri ashtu dhe nga rrugët e nervave të përfshira në muskujt e zemrës. Shkalla në të cilën rreh zemra është e njohur si norma e impulsit dhe mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme. Zemra e fëmijëve rreh më shpejtë se sa e të rriturve. Aq e rëndësishme sa edhe rrahjet e zemrës është ritmi. Zakonisht ritmi është i rregullt, si një orë, me të njëjtën kohë ndërmjet rrahjeve.Por, ndonjëherë ky ritëm nga shqetësimet bëhet i çrregullt dhe jep ndjesinë e drithërimave. Në shumicën e rasteve, drithërimat nuk janë serioze dhe kjo do të thotë se nuk ka asgjë serioze me zemrën. Ne të gjithë e kemi ndjesinë që zemrat tona papritmas do të rrahin më shpejt. Ndonjëherë, për as...
Lexo më shumë