Regjistrohu/Kyçu

Rrahjet e zemrës

Zemra jonë fillon të rrahë në momentin që ne ngjizemi dhe pushon në momentin që ne vdesim.

Zemra jonë është një organ me 4 dhoma. Muret e këtyre dhomave janë të përbëra nga muskuj. Është kontraktimi i këtyre muskujve ajo që përbën rrahjen e zemrës. Kontraktimet e muskujve të zemrës janë të kontrolluar nga një sistem kompleks i impulseve nervore të cilat vijnë si nga truri ashtu dhe nga rrugët e nervave të përfshira në muskujt e zemrës.

Shkalla në të cilën rreh zemra është e njohur si norma e impulsit dhe mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme. Zemra e fëmijëve rreh më shpejtë se sa e të rriturve.

Aq e rëndësishme sa edhe rrahjet e zemrës është ritmi. Zakonisht ritmi është i rregullt, si një orë, me të njëjtën kohë ndërmjet rrahjeve. Por, ndonjëherë ky ritëm nga shqetësimet bëhet i çrregullt dhe jep ndjesinë e drithërimave.

Në shumicën e rasteve, drithërimat nuk janë serioze dhe kjo do të thotë se nuk ka asgjë serioze me zemrën. Ne të gjithë e kemi ndjesinë që zemrat tona papritmas do të rrahin më shpejt.

Ndonjëherë, për asnjë arsye të dukshme, zemra jep një “ekstra” rrahje e cila mund të vihet re. Kjo është quajtur një rrahje ektopike dhe, nëse nuk ndodh shpesh, është e padëmshme. Ajo ndonjëherë vjen për shkak të përdorimit të shumtë të kafeinës apo alkoolit.

Kushdo që ka periudha të shkurtra të përsëritura të rrahjeve të parregullta të zemrës, si rrahje të shpeshta, ndjesi të një norme të shpejtë të zemrës pa asnjë arsye, duhet të kontrollojë zemrën. Ndonjëherë kjo mund të jetë një shenjë e problemeve me zemrën. Një shumëllojshmëri gjërash mund të fajësohen për këtë gjendje, shumë prej të cilave janë të padëmshme apo trajtohen lehtësisht.

Është mirë që të shënohet diku norma dhe modeli i pulsit dhe gjithashtu çdo rast i matjes së pulsit. Pjesa më e madhe e parregullsive ndjekin një model të përsëritur. P.sh. ju mund të keni 4 rrahje të rregullta, më pas një pauzë të gjatë të ndjekur më pas nga 4 rrahje të tjera.

Shumë njerëz të moshuar kanë parregullsi të njohur si dridhje atriale (AF). Në këtë gjendje rrahja e zemrës është e parregullt. Njerëzit me AF zakonisht ndihen mjaft mirë, por ata janë në rrezik të mpiksjes së gjaku-t që formohet brenda dhomës së zemrës.


Komentoni