Regjistrohu/Kyçu

Shëndeti i zemrës dhe zemërimi

Njerëzit të cilët zemërohen më lehtë kanë më shumë mundësi që të pësojnë atakun e zemrës ose sëmundje të tjera të zemrës, bazuar kjo në analizat e fundit të më shumë se 40 studimeve.

Gjithashtu, akoma nuk dihet se përse zemërimi e ka këtë efekt mbi shëndetin e zemrës. Është sugjeruar që zemërimi mund të nxisë sjellje të tilla si dietë e dobët, më pak aktivitet fizik ose pirje duhani, që janë të lidhura me rrezikun e sëmundjes së zemrës. Mendohet gjithashtu që prodhimi i hormoneve të stresit mund të bllokojë arteriet koronare, duke sjellë atak të zemrës.

Kush është në rrezik?

Efektet e dëmshme të zemërimit në sëmundjen e zemrës shfaqen që të jenë më madhore tek meshkujt sesa tek femrat. Nëse zemëroheni shpesh dhe shumë lehtësisht, kjo sjell pasoja më të rënda sesa në rastet kur njerëzit mërziten shumë rrallë. Shumë njerëz mund të ndihmohen për të kaluar zemërimin e tyre.


Komentoni