Regjistrohu/Kyçu

Vështrim mbi dështimin e zemrës

Dështimi i zemrës i referohet reduktimit të aftësisë së pompimit të gjaku-t në mënyrë efikase përreth trupit.

Dështimi i zemrës prek afërsisht 4% të të rriturve të moshës mbi 45 vjeç.Angina dhe dështimi i zemrës mund të ndodhin bashkë, sepse ato janë të dyja të shkaktuara nga sëmundja koronare e zemrës.

Çfarë e shkakton dështimin e zemrës?

Shkaku më i zakonshëm i dështimit të zemrës është dëmtimi i muskujve të zemrës, shpesh si rezultat i sëmundjes koronare të zemrës ose presionit të lartë afatgjatë të gjakut. Shkaqe të tjera të dështimit të zemrës janë:

  • Infeksionet virale;
  • Dëmtimi nga alkooli;
  • Problemet e valvulës;
  • Anormalitete të zemrës që janë të pranishme në lindje (sëmundja kongjenitale e zemrës);
  • Anemia; dhe
  • Efeket anësore të ilaçeve.

Nëse zemra nuk mund të pompojë më efektivisht, ajo kompensohet duke rrahur më fort, duke shkaktuar zmadhim të saj për të përballuar mbingarkesën.

Cilat janë simptomat e dështimit të zemrës?

Një nga simptomat më të zakonshme është vështirësia e frymëmarrjes, që mund të shkaktohet nga tubimi i lëngjeve në mushkëri. Lëngjet gjithashtu mund të mblidhen në këmbë, duke shkaktuar ënjtje. Disa njerëz ndihen të dobët dhe të lodhur, dhe nuk kanë oreks. Një kollë e thatë mundet gjithashtu të tregojë lëngje në mushkëri. Gulçimi ose vështirësia në frymëmarrje mund të jetë më e qartë me aktivitetet fizike, të tilla si ngjitja e shkallëve.

Mundeni gjithashtu që të përjetoni depresion, zemërim, inat dhe mungesë konfidence për shkak të ndryshimeve të jetesës. Këto ndjenja janë shumë reale dhe është e rëndësishme për t’i diskutuar ato me familjarët, miqtë dhe mjekun, dhe nëse është e nevojshme edhe me një këshillues.

Çfarë trajtimi duhet të bëj?

Mjekimet më të përdorura dhe më të zakonshme janë diuretikët dhe beta bllokuesit, dhe pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për trajtim me dy ose më shumë lloje të ndryshme ilaçesh. Diuretikët reduktojnë sasinë e lëngjeve që zemra duhet që të shtyjë. Beta bllokuesit bëjnë pushimin e enëve të gjaku-t dhe/ose ngadalësojnë punën e zemrës dhe ndonjëherë janë përdorur për të shplodhur enët e gjakut.

Si të kujdesem për veten?

Monitoroni simptomat tuaja

  • Peshojeni çdo ditë veten tuaj. Nëse pesha juaj rritet me më shumë se 1.5 kg në 24 orë, veçanërisht nëse është e lidhur me simptoma të tjera, kontaktoni mjekun. Një rritje e madhe në peshë mund të rrisë sasinë e marrjes së tabletave të diuretikëve.
  • Shkoni tek mjeku juaj rregullisht për një rishikim të simptomave dhe mjekimeve.

Nëse papritur keni vështirësi në frymëmarrje ose keni simptoma të tjera akute, merrni menjëherë ambulancën.

Gjeni një balancë ndërmjet pushimit dhe aktivitetit

Edhe pushimi mund të jetë një element kyç për trajtimin. Të qëndruarit aktiv është shumë e rëndësishme. Ju, mund të jeni gjykuesi më i mirë sesa shumë aktivitet fizik mund të bëni. Nuk ekzistojnë rregulla strikte në lidhje me aktivitetin fizik, e ecura e rregullt brenda limiteve të rehatit dhe simptomave është e rekomandueshme. Mundojuni që të bëni ushtrime fizike në një afat kohor prej 30 minutash.

Kur ushtroheni është mirë që simptomat të jenë të buta. Pushimi në krevat është i domosdoshëm kur simptomat janë të rënda.

Kujdesuni për dietën tuaj

  • Reduktoni sasinë e marrjes së kripës;
  • Hani një shumëllojshmëri ushqimesh;
  • Hani ushqime me sasi të vogël yndyre në mënyrë që të mbani të ulët sasinë e kolesterolit në gjak;
  • Hani sa më shumë fruta të freskëta dhe zarzavate;

Ndaloni duhanin

Nëse jeni duhanpirës, lijeni atë. Duhani shkakton dëmtime të vazhdueshme të mushkërisë, zemrës dhe enëve të gjakut. Nuk është asnjëherë vonë për të lënë cigaren.

Pini në mënyrë të moderuar

Konsumimi i alkoolit është i pranueshëm në sasi të vogël. Limitoni marrjen e jo më shumë se 2 pijeve standarte në ditë.

Po në lidhje me rikthimin në aktivitetet normale?

Puna

Dështimi i zemrës duhet të trajtohet dhe kontrollohet, duke ju lejuar që të vazhdoni aktivitetet ditore. Mund të keni nevojë që të rregulloni oraret tuaja të punës në mënyrë që të mos mbingarkoheni.

Ngarja e makinës

E rëndësishme është që të konsultoheni me mjekun në rastet e ngarjes së makinës, sidomos kur simptomat janë të rënda. Neglizhimi sjell pasoja drastike, si aksidente ashtu edhe atak të zemrës.

Aktiviteti seksual

Ashtu sikundër aktivitetet e tjera, edhe aktiviteti seksual duhet të jetë brenda limiteve, në varësi të simptomave. Shpesh duhen shmangur pozicionet që mund të sjellin përkeqësime të gjendjes së personit të sëmurë.


Komentoni